< <
1 / total: 19

HYRJE

Para se të krijojë profetin Adem a.s., Allahu krijoi engjëjt (melekët) dhe xhinët. Ata lartësonin dhe adhuronin Allahun. Pastaj, Allahu krijoi Ademin a.s, njeriun e parë, dhe urdhëroi engjëjt (melekët) që atij  të i përkulen (bëjnë sexhde).

Me nënshtrim të plotë, engjëjt (melekët) iu bindën urdhrit të Allahut dhe u përkulën para Ademit a.s. Megjithatë, njëri prej xhinëve, Iblisi (shejtani) nuk iu bind këtij urdhri. Nuk iu bind, sepse besonte se është më superior se Ademi a.s. Nga kjo arrogancë, pyetjes së Allahut: "...O Iblis, çka të pengoi ty t'i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?" (Sad, 38:75), ai iu përgjigj:

Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!" (Sad, 38: 76)"

Iblisi, i cili mori aq mori guxim sa të mos t’i bindet urdhrit të Allahut, u dënua nga Allahu të jetë në xhehenem përjetë. 

Arsyeja pse Iblisi kundërshtoi Allahun, ishte për shkak të “arrogancës” së tij, ose me fjalë të tjera, “kreylartësisë” së tij. Ajo që shkaktoi ndjenjat e kryelartësisë tek Iblisi ishte vesi që e kishte lejuar të kultivohet në të: “uni (egoja)”…

Termi i përshtatshëm për fjalën “uni” në gjuhën arabe është (enanijet) që rrjedh nga fjala (ene). Kjo do të thotë atribuomi i një qenie të ndarë të njeriut brenda tij e cila e ndjen veten të ndarë dhe pavarur nga Allahu, prej së cilës rrjedhin veprat, qëndrimet dhe botëkuptimet.

Nga ana tjetër, arroganca është kryesisht njëra ndër manifestimet e “egos”. Posa dikush në vete krijon një “qëndrim egocentrik”, menjëherë fillon të mburret me cilësitë dhe vlerat që Allahu ia ka dhënë si begati dhe si të tilla, këto vlera bëhen arsye e mendjemadhësisë në pikëpamjet e tij që kanë të meta. Madje edhe i dërguari Muhammedi s.a.a.s ka thënë në hadithin e tij të njohur, “Arroganca do të thotë përqeshja dhe të refuzuarit e së Vërtetës si dhe të nënçmuarit e njerëzve.”(Muslim).

Si pasojë, arroganca dhe, e lidhur me të, edhe kryelartësia barazohen me të përshkruarit ortak Allahut si dhe me mosbesimin. Në fakt, ky ves i Iblisit shpjegohet në këtë mënyrë:

Pa marrë parasysh rrethanat, njeriu i tillë e konsideron veten më superior dhe më me vlerë. Në Kuran thuhet se njeriu i tillë adhuron veten. 

"...Iblisi që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve." (Sad, 38: 74)

Arroganca e Iblisit, e cila u bë e qartë atëherë kur iu urdhërua që të i përkulet Ademit a.s, rezultoi për të, me dënim të përhershëm. Kjo tregon se sa i madh është rreziku nga kjo e keqe nëse mbjellët në zemrën e tyre.

Arroganca është e meta kryesore në karakterin e shejtanit. Prandaj, “arroganca” dhe “kryelartësia”, që vijnë nga shejtani, janë burimi të gjitha të ligave dhe prapështive. Njëjtë sikur miliona njerëz të cilët kanë jetuar në të kaluarën, këto të meta për të cilat shejtani është fajtor, kanë kapluar gjithashtu edhe natyrën qenësore të shumë njerëzve që jetojnë sot, duke i bërë që të kenë sjellje të njëjta të këqija si Iblisi.

Njeriu kryelartë, dmth. ai i cili i jep vetes autoritet të pavarur, dhe në këtë mënyrë shfaq padrejtë arrogancë ndaj Allahut, si dhe ia kthen shpinën fjalëve të Tij, vazhdimisht mbetet i rrezikuar nga dinakëritë e shejtanit. Qëllimi i këtij libri është të paraqes të gjitha aspektet e arrogancës dhe të metat në karakterin e atij që është i kapluar nga kjo sëmundje, dhe të apelojë tek të gjithë ata, tek të cilët shejtani tenton të ndikojë, që të largohen nga ai dhe të pastrojnë veten nga kjo e keqe.

Duke pasur këto synime si qëllim, përgjatë librit, do të flasim për gjendjen shpirtërore njerëzve të shkujdesur, sa i përket “arrogancës”si defekt, që është e metë qenësore e tyre. 

Shpresojmë se ky libër do të shërbejë si paralajmërim i fuqishëm për gjithë lexuesit tanë, ashtu që t’i shmangen këtij vesi të lig të Iblisit.

1 / total 19
Ju mund të lexoni librin e Arroganca e Shejtanit Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top