< <
1 / total: 15

Parathënie

Shoqëritë që janë të larguara prej fesë e kuptojnë atë në mënyrë të shtrembëruar, dhe popujt e tyre, ndërsa formohen, mbledhin informacionin e tyre për të prej burimeve krejtësisht të dyshimta. Për këtë arsye, nën maskën e fesë njerëzit përvetësojnë rituale, rregulla, të drejta dhe padrejtësi të ndryshme që ata mendojnë se u përshtaten atyre. Mirëpo, burimi kryesor i diturisë së saktë për fenë e vërtetë është Kur'ani, sepse ai është Fjala sublime e Allahut, Zotit tonë i Cili krijoi gjithësinë nga asgjëja dhe Ai i Cili ka dijeni për gjithçka.

Stili i qartë i Kur'anit e bën atë të kuptueshëm për të gjithë njerëzit në mënyrë që ata të përfitojnë nga urtësia e tij unike. Mirëpo, përkundër kësaj, ata të cilët nuk janë të sinqertë apo që janë madje armiqësor ndaj Allahut dhe fesë së Tij i qasen Kur'anit me paragjykim dhe të ndikuar nga arsyeja e tyre e shtrembëruar, i keqinterpretojnë vargjet e tij. Disa njerëz, duke shpresuar që ta paraqesin fenë si një gjë të vështirë, fabrikojnë shumë besime të rrejshme, herezi dhe mite.

Besimtarët, të cilët e njohin mirë Kur'anin, e kuptojnë se trillime të tilla nuk janë asgjë më shumë se mite dhe kështu nuk i pranojnë ato. Mirëpo, ata të cilët nuk e njohin Allahun dhe Kur'anin mbeten nën ndikimin e këtyre miteve nga mosdija dhe kështu pandehin se kjo fe e rrejshme, e cila nuk bazohet në Kur'an, është feja e vërtetë. Veç kësaj, ata dështojnë të shohin bukuritë e paraqitura nga Islami, të cilat Allahu i ka zgjedhur dhe përsosur, për arsye se ata nuk e lexojnë Kur'anin.

Është interesant fakti se Kur'ani, të cilin Allahu e dërgoi për të udhëzuar njerëzimin në rrugën e drejtë, kurrë nuk tërheq vëmendjen e njerëzve të tillë. Kur ata pyetin diçka në lidhje me fenë, ata shikojnë gjithkund përveç në Kur'an, edhepse ai është burimi i vetëm i saktë i zbatueshëm për të gjitha kohërat. Kur'ani e shpreh këtë si: "E i Dërguari tha: 'O Zoti im, vërtet, populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) që duhet injoruar'" (Sure Furkan: 30).

Në të vërtetë, Kur'ani është burimi i vetëm i besueshëm i Islamit, sepse ai është fjala e pandryshuar e Allahut dhe Sunneti (që Profeti Muhammed (saas) vendosi me anë të thënieve, veprave dhe miratimit të heshtur). Allahu shpalli Kur'anin në mënyrë që njerëzimi ta lexonte dhe ta kuptonte atë; të fitonte dituri të saktë për Zotin e tij, I Cili krijoi gjithësinë nga asgjëja; të mësojë se si ta adhurojë Atë dhe se si të veprojë në përputhje me urdhërat e Tij për të fituar kënaqësinë e Tij. Allahu shpjegoi/sqaroi vargjet e Tij përmes shembujve dhe tregimeve. Siç e bën të qartë në: "Asgjë nuk kemi lënë pas dore në Libër" (Sure En'am: 38), Kur'ani përfshin çdo gjë. Hollësira të shumta që i përkasin kësaj bote dhe botës tjetër shpjegohen në mënyrën më të kuptueshme, sepse, siç na njofton Allahu: "Ne ty ta shpallëm Librin që sqaron çdo gjë dhe si udhëzim e mëshirë dhe myzhde për Muslimanët." (Sure Nahl: 89).

Qëllimi i këtij libri është të shpjegoj se Kur'ani është Fjala e Allahut, udhëzim për njerëzimin që i drejtohet çdonjërit dhe se urdhërat e tij janë të zbatueshme për të gjitha kohërat. Prandaj ai duhet të jetë referimi më i rëndësishëm.

Një kuptim i saktë i Islamit dhe kuptim i drejtë i vargjeve të tij janë thelbësore për ata të cilët duan të udhëzohen prej tij. Në këtë kuptim, njëra prej detyrave më të rëndësishme për çdo Musliman i cili posedon mençuri, ndërgjegje dhe mendje të shëndoshë është t'ua përcjellë porosinë e tij gjithë njerëzve.

 

1 / total 15
Ju mund të lexoni librin e Marrja e Kuranit si Udhërrëfyes Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top