Allahu Njihet Përmes Arsyes

Shkarko Librin

Download (DOC)
Download (PDF)
Komentet

Kapitujt e librit

< <
1 / total: 13

Hyrje

Ekziston një arsye e rëndësishme pse ky libër është titulluar “Allahu njihet përmes arsyes”. Shumica e njerëzve thonë se ata e njohin Allahun dhe besojnë në Të. Mirëpo, në të vërtetë ata nuk e njohin dhe nuk e vlerësojnë Allahun me masën e Tij të vërtetë. Për këtë, njeriut i nevojitet/i duhet të ketë “arsye dhe urtësi.”

Ajo që duhet të përkujtohet këtu është se kur thuhet se njeriut i nevojitet "urtësia" për të kuptuar Allahun dhe për ta njohur Atë sipas masës së vërtetë të Tij, kjo nuk nënkupton "zgjuarsi". Urtësia/mençuria dhe zgjuarsia janë dy nocione krejtësisht të ndryshme. Zgjuarsia është kapaciteti i trurit që njeriu posedon biologjikisht. Zgjuarsia as nuk rritet e as nuk zvogëlohet. Mirëpo, urtësia është një tipar i veçantë vetëm për besimtarët. Ajo u dhurohet si mirësi e madhe prej Allahut besimtarëve që kanë takva (frikën e Allahut). Urtësia është një kriter për të gjykuar në mes të së drejtës dhe të gabueshmës, të cilën Allahu ua dhuron robërve të Tij të vërtetë/të sinqertë. Aftësia e njeriut për të gjykuar, domethënë, urtësia e tij, rritet në përmasë të njëjtë me takvanë e tij.

Karakteristikat më të dallueshme të një personi të urtë janë frika e tij ndaj Allahut, të dëgjuarit e ndërgjegjes së tij, të vlerësuarit e çdo ngjarjeje që përjeton në pajtim me Kur'anin dhe të kërkuarit e kënaqësisë së Allahut gjatë gjithë kohës.

Madje edhe nëse dikush është personi më i zgjuar, më i mençur dhe më i dijshëm në botë, ai do të jetë prapseprap "i padijshëm" poqese i mungojnë këto veçori dhe poqese i mungon aftësia e të kuptuarit, s'do të jetë në gjendje të kuptojë shumë fakte.

Dallimin në mes të inteligjencës dhe urtësisë/mençurisë mund ta qartësojmë me një shembull: Një shkencëtar mund të ketë bërë hulumtim të gjatë dhe të hollësishëm mbi sistemin nervor të organizmit. Ai mund të jetë personi më i dijshëm/më i mirinformuar në botë për transmetimet e jashtëzakonshme nervore që ndodhin në organizëm. Megjithatë, poqese i mungon mençuria/urtësia, s'do të shkojë më larg se të qenit dikush që posedon informacion të bollshëm për proceset që ndodhin në mes të qelizave nervore. Me fjalë të tjera, ai nuk do të jetë në gjendje të kuptojë të vërtetën e rëndësishme që qëndron pas këtij informacioni. Mirëpo, dikush që posedon urtësi, duke parë ndodhitë e mrekullueshme që ndodhin në sistemin nervor dhe mekanizmat e përkryer hollësisht, kupton se një strukturë e tillë e përsosur duhet të ketë një Krijues, një projektues me urtësi supreme. Ai thot: "Fuqia e cila e ka krijuar sistemin nervor në një mënyrë kaq të përsosur padyshim se duhet të jetë krijuesi i të gjitha gjallesave tjera. Dhe Ai ka fuqi të krijojë banesën e jetës së përtejme (ahiretit) pas vdekjes."Shtytja kryesore e këtij libri është t'ia mundësojë lexuesit të jetë dëshmitar i ekzistencës së Allahut me urtësinë e tij. Disa njerëz nuk besojnë në ekzistencën e Allahut dhe të tjerët thonë se besojnë në ekzistencën e Tij, por jo me urtësinë dhe vetëdijen e tyre, por sepse janë mësuar të bëjnë kështu. Mirëpo pasiqë nuk mendojnë dhe nuk e përdorin urtësinë e tyre, nuk i përmbushin kërkesat që të besuarit në Allahun padyshim kërkon. Mirëpo, besimtarët e pajisur me urtësi, shohin detajet e ekzistencës së Allahut dhe të krijimit me mendjen dhe arsyen e tyre dhe i frikësohen Allahut, I Cili ka fuqi të amshueshme.

Pasiqë iu referohet argumenteve të krijimit në Kur'an, Allahu shpall se këto argumente vlejnë vetëm për ata që janë të urtë:

Dhe prej argumenteve të Tij, Ai ua dëfton vetëtimën edhe si frikë e dhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë. (Sure Rum: 24)

 

1 / total 13
Ju mund të lexoni librin e Allahu Njihet Përmes Arsyes Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top