E Vërteta e Jetës së Kësaj Bote

Shkarko Librin

Download (DOC)
Download (PDF)
Komentet

Kapitujt e librit

< <
1 / total: 9

HYRJE

yaşlılık

Kjo grua është në të shtatëdhjetat. A keni menduar ndonjëherë se si dikush në moshën e saj do ta vlerësonte jetën e vet? Nëse do të përkujtonte diçka nga jetën e saj, sigurisht se do të ishte ”një jetë sa qel e mbyll sytë”.

Ajo sigurisht do të vërejë se jeta e saj nuk ka qenë edhe aq “e gjatë” siç ka ëndërruar deri sa ka qenë e re. Bile ndoshta kurrë nuk ia ka marrë mendja se një ditë ajo do të plaket aq shumë. Por tani, ajo është e habitur nga fakti se i ka 70 vjet prapa. Më përpara, ajo ndoshta as që ka menduar se rinia dhe dëshirat e saja do të kalojnë aq shpejt.

She would simply remark that her life has not been a "long" one as she dreamed in her teens it would be. It probably never crossed her mind that one Nëse do të pyetej që të tregojë për jetën e saj, rikujtimet e saj do të zgjasnin vetëm 5-6 orë tregim. Kjo është e tëra që ka mbetur nga siç thotë ajo ishte “jetë e gjatë 70 vjeçe”.

Mendja e njeriut, të rraskapitur nga mosha, është e kapluar me shumë pyetje. Këto në të vërtetë janë pyetje të rëndësishme e për t’i shqyrtuar dhe për t’iu dhënë përgjigjen e vërtetë është qenësore të kuptohen të gjitha aspektet e jetës: “cili është qëllimi i kësaj jete që kalon aq shpejt? Pse duhet të mbetem pozitiv me të gjitha problemet e lidhura me moshën? Çfarë do të sjell e ardhmja?

Përgjigjejet e mundshme të këtyre pyetjeve ndahen në dy kategorive të mëdha: në ato nga njerëzit që e besojnë Allahun dhe në ato nga jobesimtarët që nuk besojnë në Atë.

Dikush që nuk e beson Allahun do të mund të thoshte, “ E kam kaluar jetën time duke u marrë me kërkime të kota. I kam lënë 70 vjet prapa, por me ta thënë të drejtën, ende nuk e kam të qartë se për çfarë kam jetuar. Kur isha fëmijë, prindërit e mi kanë qenë qendra e jetës sime. Tërë lumturinë dhe kënaqësinë e kam gjetur në dashurinë e tyre. Më vonë, si e re, iu kam përkushtuar burrit dhe fëmijëve të mi. Gjatë asaj kohe, i kam vendosur para vetes shumë caqe për veten. Pas një kohe të caktuar ato caqe dhe qëllime i kisha arritur, dhe secila prej tyre ka qenë e përkohshme. Kur përjetoja suksesin, vazhdoja me arritjen e caqeve tjera dhe aq shumë më preokuponin saqë nuk kam menduar për kuptimin e vërtetë të jetës. Tani në të shtatëdhjetat, në qetësinë e pleqërisë, mundohem të gjej se çka ka qenë qëllimi i ditëve të mia të kaluara. A thua kam jetuar për njerëzit që i kam vetëm si mjegull në mendjen time? Për prindërit e mi? Për burrin tim që ka vdekur qëmoti? Apo për fëmijët të cilët i shoh shumë rrallë që tani i kanë familjet e veta? Jam e hutuar. E vetmja e vërtetë që tani e ndiej është afrimi i vdekjes. Së shpejti do të vdes dhe do mbetem një kujtim i zbehtë në kujtimet e njerëzve. Çfarë do të ndodhë pasandaj? Me të vërtetë nuk kam ide. Vetëm mendimi për të është i frikshëm!”

Me siguri ekziston arsyeja pse ajo ka rënë në gjendje aq të pashpresë. Kjo thjeshtë është për shkak se ajo nuk mund ta kuptojë se gjithësia, të gjitha qeniet e gjalla dhe qeniet njerëzore kanë qëllime të paracaktuara për t’i plotësuar në jetë. Këto qëllime ekzistojnë për faktin se çdo gjë është e krijuar. Personi inteligjent vëren se plani, dizajni dhe mençuria ekziston në çdo detaj të botës pafundësisht të larmishme. Kjo e tërheqë atë në njohjen e Krijuesit. Ai më tutje konkludon se, meqë të gjitha qeniet e gjalla nuk janë pasoja të ndonjë procesi të rastësishëm dhe të paparamenduar, të gjitha shërbejnë për qëllime të rëndësishme. Në Kur’an, në udhëzuesin e fundit të shpallur për të udhëzuar në rrugë e drejtë për humanizmin që ka mbijetuar si autentik, Allahu pandërprerë na përkujton qëllimin e jetës sonë, që ne tentojmë ta harrojmë, dhe e prandaj na thërret që të kemi mendjen dhe vetëdijen e pastër.

Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t'ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë... (Hud: 7)

Ky ajet na jep kuptimin e plotë për qëllimin e jetës së besimtarëve. Ata e dinë se jeta është vendi ku ata provohen dhe sprovohen nga Krijuesi i tyre. Prandaj, ata shpresojnë se do të jenë të suksesshëm në këtë testim dhe se do të fitojnë vendin në parajsë dhe njëkohësisht edhe kënaqësinë e Allahut.

Sidoqoftë, për hir të qartësisë, duhet pasur parasysh një pikë të rëndësishme: ata që besojnë në “ekzistencën” e Allahut medoemos nuk kanë besim të vërtetë; ata nuk e vendosin besimin e tyre në Allah. Sot, shumë njerëz pranojnë se gjithësia është krijuar nga Allahu; por, ata pak e kuptojnë efektin e këtij fakti në jetën e tyre. Prandaj, ata nuk e bëjnë jetën ashtu siç do të duhej. Ajo që këta njerëz në përgjithësi e vlerësojnë si të vërtetë është se Allahu fillimisht krijoi gjithësinë por, siç besojnë ata, Ai e la gjithësinë të ekzistojë në mënyrë të pavarur.

Allahu, në Kur’an, tregon për këtë keqkuptim në ajetet vijuese:

Nëse ti i pyet ata: Kush i krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë. (Lukman: 25)

Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën? (Az-Zuhruf:87)

Për shkak të këtij keqkuptimi, njerëzit nuk mund ta lidhin jetën e tyre me faktin se ata kanë Krijuesin. Kjo është arsyeja themelore pse çdo individ i zhvillon principet e tij/saj dhe vlerat morale të formuara brenda kulturës, bashkësisë dhe familjes së veçantë. Këto principe në të vërtetë shërbejnë si “udhërrëfyes jete” deri në vdekje. Njerëzit që mbështeten në vlerat e veta gjithmonë gjejnë ngushëllim në dëshirat e paramenduara se për çdo vepër të gabuar do të marrin dënim të përkohshëm në ferr. Përsiatjet e njëjta sugjerojnë se jeta e amshueshme në parajsë do të pasojë pas periodës së dënimit. Ky mentalitet padashur të largon nga frika e dënimit të rëndë në fund të jetës. Disa tjerë, nga ana tjetër, bile as që iu bien ndërmend kjo gjë. Ata thjeshtë janë të shkujdesur për botën e ardhshme dhe “mundohen ta shfrytëzojnë jetën e tyre sa më mirë”.

Mirëpo, thënia lartë është e pavërtetë dhe e vërteta është në kundërshtim me atë se çfarë ata mendojnë. Ata që shtihen se gjoja nuk janë të vetëdijshëm për ekzistencën e Allahut do të bien në dëshpërim të thellë. Në Kur’an, këta njerëz janë përshkruar me karakteristika si vijon:

Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të pa interesuar). (Rum: 7)

Sigurisht, këta njerëz pak nga kuptojnë qëllimin dhe fytyrën e vërtetë të kësaj bote, dhe asnjëherë nuk mendojnë se jeta në këtë botë nuk është e përhershme.

Janë disa fraza që zakonisht përdorin njerëzit sa i përket kohës së shkurtë të jetës: “Shfrytëzoje jetën derisa të zgjatë”, “jeta është e shkurtë”, “kurrkush nuk ka jetuar përgjithmonë” janë fraza që çdoherë referohen në definimin e natyrës së kësaj bote. Sidoqoftë, këto fraza përmbajnë kuptimin se njerëzit janë të lidhur ndaj të kësaj jete më shumë sesa ndaj asaj të ardhshme. Kjo reflekton qëndrimin e përgjithshëm të njerëzve për jetën dhe vdekjen. Të kesh aq dhembshuri për jetën, derisa bisedat për vdekjen gjithmonë ndërpriten me mahi apo duke ndërruar temën e bisedës duke u munduar që të lehtësohet serioziteti i temës. Këto ndërhyrje e kanë gjithmonë një qëllim dhe përpjekje ashtu që të zvogëlohet tema aq e rëndësishme në një temë të parëndësishme.

Vdekja sigurisht që është temë e rëndë për t’u menduar. Mund të ndodhë që një person deri në këtë moment të jetës së tij të jetë pavetëdijshëm për domethënien e këtij realiteti. Por, tani që ka rastin ta kuptojë rëndësinë e saj, duhet që të rishikoj jetën dhe pritjet e tij. Kurrë nuk është vonë që të pendohesh tek Allahu, si dhe të orientoj veprat dhe mënyrën e jetës në nënshtrim ndaj vullnetit të Allahut. Jeta është e shkurtë; ndërsa shpirti i njeriut është i përhershëm. Gjatë kësaj periudhe të shkurtë, njeriu nuk duhet të lejoj që të jetë nën kontrollin e kënaqësive të përkohshme. Njeriu duhet që t’i rezistoj joshjes dhe të largohet nga të gjithat që e forcojnë lidhjen (dashurinë) për këtë botë. Natyrisht që është e pamend shpërfillja e botës së ardhshme vetëm për hir të kënaqësive të përkohshme të kësaj jete.

Megjithatë, jobesimtarët që nuk mund të kuptojnë këtë fakt kalojnë jetën e tyre së koti duke harruar Allahun. Gjithashtu, ata e dinë se është e pamundur që të realizohen këto dëshira. Njerëzit e tillë gjithmonë janë të pakënaqur dhe kërkojnë edhe më tepër se që tani kanë. Kërkesa dhe dëshira e tyre janë të pafund. Sidoqoftë, bota nuk është vend i përshtatshëm ku plotësohen këto dëshira.

Në këtë botë asgjë nuk është e përjetshme. Koha punon kundër asaj që është e mirë dhe asaj që është e re. Vetura e re nuk del nga moda më shpejt sesa modeli tjetër të dizajnohet, prodhohet dhe të shitet. Njësoj, dikush mund të lakmojë në vilat madhështore ose shtëpitë luksoze me më shumë dhoma sesa banor dhe me pajisje të arta shtëpiake, që i ka parë njëherë, e humb interesimin ndaj shtëpisë së vet dhe nuk mund të mos i ketë zili.

Një kërkim i pafund për më të reja e më të mira, duke mos i dhënë rëndësi asaj që e ka arritur, duke kundërshtuar të vjetrën dhe duke shpresuar vetëm në të renë: këta janë rrathët vicioz që njerëzit i kanë përjetuar kudo gjatë historisë. Por njeriu inteligjent do të duhej që të ndalej dhe të pyes veten për një moment: pse ai ndjek ambiciet e përkohshme dhe a ka arritur ndonjëherë ndonjë gjë nga këto kërkime? Përfundimisht, ai duhet të nxjerrë konkluzionin se “ekziston një problem radikal nga kjo pikëpamje.” Sidoqoftë, njerëzit, duke iu munguar ky lloj arsyetimi, vazhdojnë të ndjekin ëndrrat që vështirë se do t’i arrijë.

Askush, sidoqoftë, nuk e di madje se çfarë do të ndodhë në disa orët e ardhshme: në çdo moment mund të pësojë dikush aksident, mund të lëndohet rëndë apo të mbetet invalid. Përveç kësaj, koha fluturon duke u numëruar drejt vdekjes. Çdo ditë e afron ditën e paracaktuar më afër. Vdekja sigurisht zhduk të gjitha ambiciet, lakminë dhe dëshirat e kësaj bote. Nën dhe, nuk mbizotëron as pasuria e as statuti. Secila pasuri, me të cilën kemi qenë koprrac, përfshirë edhe trupin, do të zhduket dhe kalbet në tokë. Qoftë i varfër apo i pasur, i bukur apo i shëmtuar, një ditë do të mbështjellët në qefin të thjeshtë.

Ne besojmë se E vërteta e jetës së kësaj bote na ofron një shpjegim sa i përket natyrës reale të jetës së njeriut. Është një jetë e shkurtë dhe mashtruese në të cilën dëshirat e kësaj bote duken magjepsëse dhe premtuese, por e vërteta qëndron ndryshe. Ky libër do t’ju mundësojë që të perceptoni jetën e juaj dhe të gjitha realitetet e saj, dhe t’ju ndihmojë që t’i rishqyrtoni qëllimet tuaja jetësore, nëse doni.

Allahu i urdhëron besimtarët që të këshillojnë të tjerët për këto fakte, dhe i thërret ata që të jetojnë vetëm që të plotësojnë dëshirën e Tij, ashtu siç thotë Ai në këtë ajet:

Premtimi i All-llahut është e sigurt, pra të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote... (Lukman: 33)

1 / total 9
Ju mund të lexoni librin e E Vërteta e Jetës së Kësaj Bote Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top