< <
1 / total: 23

HYRJE

Historia e njerëzimit do të mund të konsiderohej si histori e profetëve. Zoti iu ka kumtuar Shpalljet e Tij Hyjnore njerëzve përmes të dërguarve të Tij gjatë historisë. Këta të dërguar ju treguan njerëzve për Zotin dhe ua komunikuan atyre fjalët e Zotit tonë.

Lufta me të cilën një numër prej të dërguarve u përballën në përhapjen e porosisë është përshkruar hollësisht në Kur’an. Vështirësitë që ndeshën, zgjidhjet që bënë dhe sjellja shembullore janë të përshkruara të gjitha në mënyrë të qartë. Zoti na njofton me çfarë sfida u desht të përballen ata si një shembull për njerëz, sepse lufta e tyre dhe karakteri i mirë i tyre janë gjithashtu të zbatueshme për njerëzit sot.

Në Kur’an, tregimet dhe përvojat e profetëve të ndryshëm, përveç Profetit Muhamed (saas), sikur ato për Profetin Isa (Jezus), Sulejman (Solomon), Jusuf (Jozef), Nuh (Nou), Ibrahim (Abraham), dhe shumë të tjerë (paqja qoftë mbi të gjithë ata), janë të përcjellura si shembuj. Për shembull, ka mësime të shumta për ne në sjelljen e drejtë të Profetit Jusuf, si edhe në njohjen e thellë të psikologjisë njerëzore dhe shoqërore në marrëdhenien e Jusufit me vëllezërit e tij, hudhja e tij në pus nga ata, shitja e tij si rob, rrënia e tij në burg gjersa ishte rob në pallatin mbretëror për shkak të akuzave të rrejshme dhe emërimi i tij si autoritet i arkës shtetërore.

Ekziston me të vërtetë një shembull i rëndësishëm për ne tek Profeti Ibrahim, i cili përmendet nga Zoti në Kur’an si “…një shembull i shkëlqyeshëm për ju…,” për shkak të ndërgjegjshmërisë dhe butësisë së tij, për mbështjetjen e tij në Zotin dhe për kthimin e tij kah Zoti kur po e hudhnin në zjarr.

Profeti i cili më së shpeshti përmendet në Kur’an si shembull është Profeti Musa (Mojsiu) (as). Emri i Musait përmendet në 34 sure (kapituj) të ndryshme. Mund të gjejmë informacion të gjerë për jetën e Musait në tri prej sureve më të mëdha (al-A’raf, Ta Ha dhe al-Qasas). Gjithë këto sure dhe vargje ofrojnë shpjegime të hollësishme për vështirësitë e tij me Faraonin, duke filluar nga fëmijëria e tij, sjellja e ligë e njerëzve të tij dhe lufta e tij për t’ua përcjellur atyre porosinë. Guximi i tij i palëkundur në rrethanat më të vështira paraqitet me qëllim që të jetë shembull për njerëzit.

Në këtë libër do ta hulumtojmë jetën e Profetit Musa siç është përshkruar në Kur’an. Do t’i hulumtojmë ndodhitë që ai ka përjetuar ashtu siç janë përshkruar. Në thelb, ndodhitë në jetën e Profetit Musa nuk duhet të merren thjeshtë si ndodhi të së kaluarës së lashtë, por më shumë si ndodhi dhe shembuj për të ndriçuar vet jetërat tona sot.

Prophet Moses

 

1 / total 23
Ju mund të lexoni librin e Profeti Musa (mojsiu) (as) Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top