Kur'ani Prin Rrugen Drejt Shkences

Shkarko Librin

Download (DOC)
Download (PDF)
Komentet

Kapitujt e librit

< <
1 / total: 8

Hyrje

Zoti i thërret njerëzit të hetojnë dhe reflektojnë rreth qiejve, tokës, maleve, yjeve, bimëve, farave, kafshëve, ndryshimeve të natës me ditën, krijimit të njeriut, shiun dhe shumë gjëra të tjera të krijuara. Duke i ekzaminuar këto, njeriu njeh aftësinë artistike të krijimtarisë së Zotit në botën rreth tij dhe së fundmi njeh Krijuesin tonë, i Cili krijoi të gjithë universin dhe çdogjë në të nga asgjëja.

"Shkenca" ofron një metodë me të cilën universi dhe të gjitha gjallesat aty, mund të ekzaminohen për të zbuluar aftësinë artistike të Zotit dhe t'ia komunikojë atë njerëzimit. Si rrjedhim, feja e nxit shkencën duke e përdorur atë si një mjet me të cilën të studiohen kompleksitetet e krijimeve të Zotit.

Feja, jo vetëm që nxit studimin shkencor por gjithashtu, e mbështetur nga të vërtetat e sjella nga Islami, lejon që kërkimet shkencore të jenë të shpejta dhe efektive. Kjo sepse feja jep përgjigje të sakta e të qarta rreth krijimit të universit dhe të jetës. Si të tillë, nëse mbështeten mbi bazën e duhur, kërkimet do japin të vërtetat rreth origjinës së universit dhe organizimit të jetës në një kohë mjaft të shkurtër dhe me minimumin e përpjekjeve dhe energjive. Siç citohet dhe nga Albert Ajnshtajn, i cili konsiderohet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të shek. të 20, "shkenca pa fenë është e çalë", që do të thotë se shkenca e paudhëhequr nga feja nuk mund të ecë korrektësisht, por përkundrazi, do shpenzojë shumë kohë në nxjerrjen e disa rezultateve e ç'është më e keqja, shpesh është dhe pa rezultate.

Studimet shkencore të ndjekura nga shkencëtarët materialistë të paaftë të shohin të vërtetën, sidomos në dyqind vjetët e fundit, kanë bërë që të shpenzohet mjaft kohë, të bëhen kërkime të kota dhe të derdhen miliona dollarë.

Ka një fakt që duhet të shihet qartë: shkenca mund të përftojë rezultate të besueshme vetëm nëse pranon si objektivin e saj kryesor hetimin e shenjave të krijimit në univers dhe përpiqet vetëm drejt këtij fundi. Shkenca mund ta arrijë qëllimin e saj në një kohë mjaft të shkurtër, vetëm nëse orientohet nga drejtimi i duhur, pra nëse udhëhiqet drejt.

waterfall

 

1 / total 8
Ju mund të lexoni librin e Kur'ani Prin Rrugen Drejt Shkences Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top