TË MENDOSH THELLË

Shkarko Librin

Download (DOC)
Lexoni Online
Download (PDF)
Bleni Librat
Komentet

Kapitujt e librit

< <
6 / total: 7

Duke Menduar Për Ajetet E Kuranit

Réfléchir

Kurani është libri i fundit, që Allahu ka dërguar për të gjithë njerëzit. Çdo njeri, që jeton në tokë, ka përgjegjësi për të mësuar Kuranin dhe për të plotësuar udhëzimet e përcjella nga ai. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e lexojnë atë dhe nuk i përmbushin udhëzimet e Allahut, edhe pse ata e pranojnë atë si një libër hyjnor. Kjo është pasojë e të mosmenduarit rreth Kuranit dhe e njohjes së tij të përciptë, nga të dhënat e marra andej-këtej. Nga ana tjetër, për një njeri që mediton, rëndësia e Kuranit dhe vendi i tij në jetën e njeriut janë shumë të mëdha.

Para së gjithash, ai që “mediton”, dëshiron të njohë Krijuesin, që e krijoi, i dha jetë dhe i dhuroi atij mirësi të panumërta. Një njeri i tillë dëshiron të mësojë, se me ç’sjellje Allahu do të jetë i kënaqur me të.

Kurani, të cilin Allahu e dërgoi me anë të të Dërguarit të Tij, Muhamedit (paqja qoftë mbi të), është një udhëzues, që u përgjigjet çështjeve të mësipërme. Për këtë arsye, njeriu duhet të njohë librin, që Allahu u ka shpallur njerëzve si udhëzues dhe, në të cilin Ai dalloi të mirën nga e keqja. Njeriu duhet të mendojë për çdo ajet kuranor dhe të përmbushë atë që urdhëron Allahu në mënyrën e duhur.

Allahu thekson qëllimin, për të cilin iu shpall Kurani njerëzve:

“(Ky është një) Libër i begatshëm, të cilin Ne ta shpallëm ty, me qëllim që njerëzit me mendje të shëndoshë të mendojnë rreth argumenteve të tij dhe të marrin mësim prej tij.”(Sad 29)

“Jo! Kurani është këshillë e lartë. E kush do, merr mësim prej tij. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse dëshiron Allahu. Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!” (El-Mudethir 54-56)

Shumë njerëz e lexojnë Kuranin, por gjëja e rëndësishme është të ndalesh në çdo varg të tij, të nxjerrësh mësime dhe të përmirësosh sjelljen në përputhje me këto mësime. Ai që lexon ajetin: “Pa dyshim, pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (El-Inshirah 5-6), fillon të mendojë rreth këtij ajeti. Ai e kupton, se Allahu krijon lehtësim pas çdo vështirësie dhe, si rrjedhim, e vetmja gjë që ai duhet të bëjë kur has vështirësi, është të ketë besim te Allahu dhe të gjejë lehësimin që ndodhet në të. Duke e ditur premtimin e Allahut, ne vëmë re se humbja e shpresës apo paniku që ndiejmë në çaste vështirësie, është shenjë e dobësisë së besimit tonë. Pasi lexojmë këtë ajet dhe mendojmë për të, sjellja jonë do të përshtatet me ajetin gjatë gjithë jetës sonë. Në Kuran, Allahu tregon histori nga jeta e profetëve dhe të dërguarve të Tij në të kaluarën, në mënyrë që njerëzit të mësojnë, përmes shembujve konkretë, se si duhet të jetë sjellja, biseda dhe jeta e një njeriu, me të cilin Allahu është i kënaqur. Allahu shprehet në disa nga ajetet e Kuranit, se njerëzit duhet të mendojnë për këto histori e të nxjerrin mësime prej tyre:

“Në tregimet e tyre (Jusufit dhe vëllezërve të tij) kamësime e argumente për njerëzit me mendje të shëndoshë…” (Jusuf 111)

“… Ne i shpëtuam ata, ndërsa atë ngjarje e bëmë argument për tërë botën.”(El-Ankebut 15)

Në Kuran janë përmendur disa nga cilësitë e popujve të hershëm, si dhe sjelljet apo fatkeqësitë, që u ndodhën atyre. Do të ishte një keqkuptim i madh, t’i lexojmë këto vargje thjesht si rrëfim ngjarjesh historike, që kanë lidhje me disa popuj të kohëve të shkuara, sepse Allahu i ka shpallur këto vargje me qëllim që ne të mendojmë rreth tyre dhe të përmirësojmë sjelljen tonë, duke nxjerrë mësime nga ngjarjet, që u ndodhën atyre:

“Ne i shkatërruam ata që ishin si ju. A ka ndonjë që merr mësim? (El-Kamer 51)

“Ne e bartëm Nuhun në anijen e ndërtuar me dërrasa e gozhdë, e cila lundronte nën mbikqyrjen Tonë. Ne i fundosëm jobesimtarët si ndëshkim për mohimin që i bënë Nuhut. Atë ngjarje Ne e lamë për kujtim, por a ka ndonjë që merr mësim? E si ishte atëherë ndëshkimi dhe kërcënimi Im..?! Ne e bëmë Kuranin të lehtë për t’u mësuar, por a ka ndonjë që merr mësim?” (El-Kamer 13-17)

Allahu e ka shpallur Kuranin si një udhëzim për të gjithë njerëzit. Prandaj, të menduarit për çdo varg të Kuranit, të jetuarit në përputhje me të dhe nxjerrja e mësimeve prej tij, përbëjnë të vetmen mënyrë për të fituar pëlqimin, mëshirën dhe shpërblimin e Allahut.

Për Çfarë U Bën Thirrje Allahu Jerëzve, Që Të Mendojnë Për Kuranin?

“... Ty ta zbritëm Kuranin, që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do të mendojnë.”(En-Nahl 44

Ashtu si në këtë varg të sures “En Nahl”, edhe në shumë vargje të tjera, Allahu u bën thirrje njerëzve të mendojnë. Të mendosh rreth gjërave që ka krijuar Allahu, do të thotë të adhurosh Allahun. Çdo çështje, mbi të cilën ne mendojmë, na ndihmon të kuptojmë dhe të vlerësojmë plotfuqishmërinë, mençurinë, diturinë, mjeshtrinë dhe cilësitë e tjera të Allahut.

la création de l'homme
 
 

Allahu İ Bën Thirrje Njeriut Të Mendojë Rreth Krijimit Të Vet

“E njeriu thotë: “Si ka mundësi që pas vdekjes do të ringjallem..?!” Po, a nuk mendon njeriu, se Ne e krijuam atë më parë, kur ai nuk ishte asgjë?”(Merjem 66-67)

Allahu İ Bën Thirrje Njeriut Të Mendojë Rreth Krijimit Të Universit

 

“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, në anijen që lundron në det e u sjell dobi njerëzve, në shiun që lëshon Allahu prej së larti, me të cilin ngjall tokën pas vdekjes dhe përhap në të prej të gjitha gjallesave, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto) ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (El-Bekare 164)

Allahu U Bën Thirrje Njerëzve, Të Mendojnë Për Natyrën E Përkohshme Të Jetës Së Kësaj Bote

“Shembulli i jetës së kësaj bote është si shembulli i shiut që kemi zbritur nga qielli, me anën e të cilit harlisen bimët e tokës. Njerëzit dhe kafshët hanë prej këtyre bimëve, deri sa toka të jetë stolisur e zbukuruar (me pemë e lule) dhe banorët e saj të mendojnë se janë në gjendje të vjelin frutat e saj, atëherë vjen dënimi ynë, natën ose ditën. Sikur të mos ekzistonte më parë. Kështu ua sqarojmë faktet njerëzve, që mendojnë.” (Junus 24)

Allahu U Bën Thirrje Njerëzve Të Mendojë Për Faktin, Se İ Gjithë Universi Është Krijuar Për Njeriun

“Ai nënshtroi për ju gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë thellë.”(El-Xhathije 13)

cascade
 

Njeriu duhet të reflektojë rreth çdo krijese, me jetë ose pa jetë, të krijuar nga Allahu.

moon
 

Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhërin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
(En Nahl 12)

la Terre et du Soleil
 

Të pretendosh se formimi i ditës dhe natës, lëvizja e vendosja e Tokës dhe Diellit janë rezultat i rastësisë, është një shkujdesje e madhe. Allahu ka krijuar natën dhe ditën vetëm për njeriun.

“Nëpërmjet shiut Ai bën që të mbijnë për ju të lashtat, ullinjtë, hurmat, vreshtat dhe nga të gjitha llojet e frutave. Në gjithë këto mirësi ka argumente për njerëzit që mendojnë.

Ai nënshtroi për ju natën e ditën, diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet në këto ka argumente, për një popull që llogjikon.

Ai nënshtroi për ju ç’ka krijoi në tokë (prej bagëtive, bimëve, pemëve, mineraleve, etj), me të vërtetë që në këtë ka fakte për një popull që di të marrë mësim.

Allahu është Ai që nënshtroi detin, që të hani mish të freskët prej tij dhe të nxirrni stolitë që ju i mbani... ... që të shfrytëzoni begatitë e Tij dhe, kështu, të falenderoni (Allahun).

Ai vuri në tokë male të forta, me qëllim që ajo të mos lëkundet bashkë me ju. Ai krijoi lumenj e rrugë, që të mund të orientoheni.

Ai vuri edhe shenja të tjera (për t’u orientuar ditën) ndërsa (natën) njerëzit orientohen me anën e yjeve.

Atëherë pra, a është Ai që krijon i barabartë me atë që nuk krijon? A nuk po mendoni?”(En-Nahl 11-17)

Allahu U Bën Thirrje Njerëzve Të Mendojnë
Për Kuranin

“A nuk reflektojnë rreth Kuranit? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç Allahut, ata do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (En-Nisa 82)

“A nuk menduan thellë rreth Kuranit, apo mos u erdhi atyre diçka, që nuk u kishte ardhur të parëve të tyre.” (El-Mu’minun 68)

“(Ky është) Libër i begatshëm, të cilin Ne ta shpallëm ty, me qëllim që njerëzit me mendje të shëndoshë të mendojnë rreth argumenteve të tij dhe të marrin mësim prej tij.” (Sad 29)

“Ne ua bëmë të lehtë Kuranin në gjuhën tënde, kështu që ata të marrin mësim.” (Ed-Duhan 58)

univers
 

A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti. Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti). (Kaf 6-8)

Të dërguarit e Allahut u bëjnë thirrje njerëzve të reflektojnë

“Thuaj (o Muhamed): “Unë nuk u them juve se i kam në dorë depot e furnizmit të Allahut, as nuk pretendoj se e di Dijen e Fshehtë e as nuk ju them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: “A janë të barabartë i verbri dhe ai që sheh?” A nuk mendoni?” (El-En’am 50)

animaux
 

Ai që mendon, mund të shohë shumë veti të jashtëzakonshme te krijesat e gjalla që ka krijuar Allahu.

Allahut U Bën Thirrje Njerëzve, T’u Rezistojnë Provokimeve Të Shejtanit

“Kur të vijnë ngacmimet e Shejtanit, kërko mbrojtje nga Allahu, sepse, vërtet, Ai dëgjon e di gjithçka. Me të vërtetë, ata që janë të devotshëm dhe ruhen nga gjynahet, kur i prek ndonjë ngacmim djallit, përkujtojnë Allahun dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (El-A’raf 200-201)

Allahu E Nxit Njeriun, Të Cilit İ Është Komunikuar Kurani, Të Mendojë Thellë

Duke iu drejtuar Musait dhe Harunit, Allahu thotë Kuran:

“Shko me argumentet e Mia bashkë me vëllain tënd dhe mos reshtni duke përmendur e përkujtuar emrin Tim. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet i ka kaluar kufijtë. Thojini Atij fjalë të mira, ndoshta ai mendohet apo frikësohet.” (Ta Ha 42-44)

 

6 / total 7
Ju mund të lexoni librin e TË MENDOSH THELLË Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top