< <
1 / total: 7

Parathënie

(Të mençur janë) ata të cilët përkujtojnë Allahun përderisa qëndrojnë në këmbë, ulur, dhe mbështetur anash, dhe mendojnë për krijimin e qiejve dhe tokës: "Zoti ynë, Ti nuk e krijove tërë këtë kot. Qofsh i madhëruar. Shpëtona prej ndëshkimit të Ferrit.
(Sure Al’ Imran, 191)

All-llahu (Zoti), Sundimtari i të gjitha botëve, këshillon robërit e Tij besnikë që të reflektojnë mbi gjërat që Ai krijoi. Një nga arsyet kryesore për këtë është se ka prova të ekzistencës së Allahut dhe të krijimit të Tij sublim në Tokë dhe në qiell dhe në çdo gjë që Ai ka krijuar, dhe të pamurit e kësaj dëshmie e sjellë besimtarin edhe më afër All-llahut. Ai që beson në Allahun e Plotfuqishëm do të shoh fuqinë dhe madhështinë e Tij në gonxhen e një lule, në një qelizë të vetme që ai studion nën mikroskop, në një pemë madhështore që shtrinë degët e saj drejtë qiellit, në frutin e paketuar brenda lëvorës së jashtme të tij, në kafshë ose në një farë të vetme. Prandaj, të reflektuarit mbi bukurinë që takon do të forcojë besimin e çdokujt që beson në ekzistencën e Tij. Sepse All-llahu, Zoti i botëve, ka krijuar të gjitha gjërat, dhe fuqia e Tij përshkon gjithë Tokën.

 

Megjithatë shumë njerëz nuk mendojnë për gjërat që shohin, hollësitë që ata ekzaminojnë ose informacionin që ata mësojnë – ose thënë më mirë, ata i shmangen kësaj. Arsyeja është përgjithësisht mosgatishmëria e tyre për të parë ekzistencën e All-llahut! Disa nga këta njerëz janë gjeneticist dhe shkencëtarë, disa zbuluan ADN-në dhe morën Çmimin Nobël si rezultat i kësaj, të tjerët zbuluan orbitat e planeteve dhe kryen llogaritje të panumërta dhe studime lidhur me to. Ndërsa të tjerët zbërthyen pjesët përbërëse të atomit dhe identifikuan grimcat nënatomike identifikuar të padukshme me sy të lirë. Të tjerët janë botanistë të cilët e dinë se një kokërr e vetme të polenit mund të udhëtojë shumë kilometra për të fekonduar bimë të tjera të llojit të njëjtë. Të tjerët janë të vetëdijshëm se çdonjëra prej qelizave në trurin e njeriut paraqet një mrekulli gjigante. Përsosmëria në trupat e tyre, në kafshë, në bimë dhe në të gjitha gjërat që i rrethojnë ata vazhdimisht paraqitet para syve të tyre.

Megjithatë, këta njerëz kurrë nuk marrin parasysh atë që shohin, që analizojnë dhe e dinë aq mirë. Po të reflektonin për sistemet komplekse dhe strukturat edhe më të habitshme në natyrë, ata do të mund të shihnin ekzistencën dhe madhështinë e Allahut. Duke vepruar kështu, ata do ta vlerësonin mjeshtërinë e Tij krijuese dhe veprat madhështore të krijimeve të Tij. Duke jetuar në ndjekje të qëllimeve shumë të thjeshta dhe të rëndomta, ata do të duhej të kuptonin nevojën për të jetuar për hir të Allahut. Ata do të shihnin ekzistencën e Tij absolute dhe sovranitetin në të gjitha vendet dhe, me dëshirë apo pa të, do ta pranonin se janë duke i jetuar fatet që Ai ka caktuar për ta. Kjo shpjegon arsyen pse njerëzit që me mendjemadhësi e konsiderojnë veten superiorë, të cilët pohojnë se gjallesat nuk u krijuan, të cilët i shmangen të jetuarit për hir të Allahut dhe të cilët kërkojnë të kënaqen me jetën e kësaj bote në vend se të besojnë në – dhe të jetojnë për – jetën e përtejme, preferojnë të mos reflektojnë. Për ta, e vetmja mënyrë për të shmangur realitetet që do t’i kuptonin po të mendonin, është të mos mendojnë fare!

Darvinistët, të cilët kanë bërë mashtrimin më të madh masiv në historinë e shkencës, janë shembujt kryesor të njerëzve të tillë.

Qëllimi i këtij libri është të zbulojë ato çështje mbi të cilat darvinistët dështojnë të reflektojnë. Duke vepruar kështu, ata i kanë shpallur luftë faktit të krijimit. Ata ia atribuojnë fatit kompleksitetin dhe bukurinë që shfaqen me gjithë madhështinë e tyre në çdo pikë të gjithësisë, vetëm për të mohuar ekzistencën e Allahut. Ata nuk kanë asnjë dyshim kur pohojnë që mungesa e ndërgjegjes dhe ngjarjet e rastit krijuan vetëdijen, arsyen, rregullin, të kuptuarit dhe bukurinë. Ky libër zbulon ato çështje që ata i shpërfillin me pakujdesi, ose që ata pretendojnë se teoria e evolucionit i shpjegon plotësisht, por pa hyrë ndonjëherë në hollësi. Ky libër tregon se si teoria e tyre është në të vërtetë e pavërtetuar, dëshpëruese dhe në një pozitë të pashpresë në të gjitha sferat.

Mashtrimi i tyre buron nga darvinistët që mashtrojnë të tjerët të mos reflektojnë sikur ata vetë dhe duke i indoktrinuar ata që të besojnë se ekziston një shpjegim i thjeshtë për jetën në Tokë. Por me anë të librave, konferencave dhe video filmave që tregojnë prova të ekzistencës së Allahut, shumë njerëz janë bërë të vetëdijshëm për mashtrimin që paraqet Darvinizmi. Ata tani janë të vetëdijshëm se "rasti" nuk mund të jap shpjegim për asgjë. Ata kanë njohur baraspeshat e jashtëzakonshme në gjithësi dhe kanë filluar të hetojnë shkaqet e ekzistencës, përsosmërisë dhe kompleksitetit të tyre. Ata janë bërë të vetëdijshëm se jetët që ata jetojnë nuk janë aspak të "thjeshta", në kundërshtim me atë që pohojnë darvinistët. Tani, janë vetëm darvinistët ata që nuk reflektojnë për këto çështje.

Ai është Allahu, Zoti juaj.
Nuk ka zot tjetër pos Tij, Krijuesit
të çdo gjëje. Pra, adhuroni Atë.
Ai është përgjegjës për çdo gjë.
(Surat al-An‘am, 102)

Duke theksuar vetëm disa nga provat e panumërta të ekzistencës së All-llahut dhe duke treguar që darvinistët nuk mund të shpjegojnë as edhe një prej tyre, është e rëndësisë më të madhe në këtë kohë, kur darvinizmi është duke humbur ndikimin e tij. Me shqyrtimin e asaj se çfarë darvinistët dështojnë të marrin parasysh, ju do të shihni gjërat të cilat shkencëtarët darvinist dhe teoricienët e tjerë evolucionist, të cilët arritën të mashtrojnë gjithë botën gjatë shekullit të kaluar, kanë refuzuar të marrin parasysh. Kjo dëshmon se ata nuk kanë vepruar në dritën e provave shkencore, por të provave të rreme dhe mashtrimeve. Duke u tallur me aftësitë e logjikës së njerëzve për një shekull e gjysmë, ata mbeten të frymëzuar nga një besim i dalë mode, fanatik.

Çdo person që ka mendje të shëndosh do të has realitetin që All-llahu, Zoti i çdo gjëje, krijoi çdo gjë në qiell dhe në tokë në një moment, me një urdhër të vetëm. Darvinistët, megjithatë, nuk janë në gjendje të japin shpjegim as edhe për një qelizë të vetme ose një pendë të vetme zogu. Dhe për aq kohë sa ata të mbyllin sytë e tyre dhe të refuzojnë të reflektojnë, do të jetë e pamundur që të japin shpjegim për këto dhe fakte të tjera të panumërta, përveç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Veprat e Tij madhështore do të vazhdojnë të dëshmojnë faktin e krijimit në një mënyrë gjithnjë e më të fuqishme çdo ditë që kalon. Allahu, i Lartësuari dhe i Plotfuqishmi, është Zoti i të gjitha gjërave dhe Krijuesi i tyre i përsosur.

Ky është All-llahu, Zoti juaj. Nuk ka zot përveç Tij, Krijuesi i çdo gjëje. Pra, adhurojeni Atë. Ai është përgjegjës për çdo gjë. (Sure En'am, 102)

Allahut i takon çdo gjë në qiej dhe në tokë. Zoti është më i Pasuri, më i Falënderuari. Sikur të gjithë lisat në tokë të bëheshin lapsa, dhe oqeani të bëhej ngjyrë, duke shtuar edhe shtatë oqeane më shumë, fjalët e Allahut nuk do të kishin të sosur. Allahu është i Plotfuqishëm, i Gjithëdijshëm. (Sure Lukman, 26-27)

Për krijimin e lavdishëm të All-llahut, Bediuzzaman Said Nursi thotë kështu:

Me çfarë mund të shpjegoni këtë gjendje pafundësisht të mrekullueshme dhe të mahnitshme të gjërave? Kujt mund t’ia atribuoni këto mjeshtëri vërtetë të jashtëzakonshme? (Sözler, 33. Söz)

 

1 / total 7
Ju mund të lexoni librin e Çfarë Dështojnë të Marrin Parasysh Darvinistët Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top