|
Në këtë libër ne do të ju tregojmë për një krijesë që ju e njihni fare mirë, që ju e takoni çdo kund faktikisht pa i kushtuar shumë vëmendje, që është shumë eksperte, intelegjente dhe shumë shoqërore ajo është Milingona. Qëllimi ynë është të shqyrtojmë jetën me plot mrekulli të këtyre krijesave të imëta që kurrë nuk kanë rëndësi në jetërat tona të përditshme.
Teknologjia, puna kolektive, strategjia ushtarake, rrjet i përparuar i komunikimit, hirearkia e mprehtë dhe e arsyeshme, disiplina, planifikim i përkryer i qytetit
këto janë fushat në të cilat njerëzit nuk mund gjithmonë të jenë mjaft të suksesshme, por në të cilat milingonat gjithmonë janë. Kur i shikoni këto krijesa, të cilat janë plotësisht të armatosura që ti mposhtin rivalët e fortë dhe që ti rezistojnë kushteve të vështira të natyrës, ju mund të mendoni se ata të gjithë janë identik. Mirëpo faktikisht çdo specie (lloj) i gjinisë së milingonave e ato janë me mijra ka veçori të ndryshme. Ne besojmë se këto krijesa që kanë popullsinë më të madhe në botë, mund të hapin horizonte të reja për ne brenda strukturës së karakteristikave të përmendura më sipër. Ky libër do të nxjerr në shesh për ne botën e veçantë dhe të mrekullueshme të milingonave. Ne do ti shohim punët që këto bashkësi të milingonave i kryejnë me trupat e tyre të imët dhe do të shohim se plotsisht nuk ka ndryshime ndërmjet fosileve të tyre, më i vjetëri i të cilve është afërsisht 80 milion vjetë i vjetër, dhe të ngjashmit e tyre që jetojnë sot, që janë përafërsisht 8800 specie.
Përderisa ne shqyrtojmë botën e veçantë të milingonave, ky sistem i përsosur do të fitoj admirimin tonë dhe do të shtoj nevojën për të menduar dhe gjurmuar. Në të njëjten kohë, ne do ti shohim gabimet në teorinë e evolucionit dhe do të shohim krijimet e patëmeta të All-llahut, që është një punë shumë e rëndësishme. Në Kuran, lloji i njeriut i cili mendon për natyrën dhe kështu pranon plotfuqishmërinë e All-llahut është lavdruar si një model për ata që besojnë. Ajeti i mëposhtëm plotsisht e shpjegonë këtë çështje:
Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit. (Ali Imran:190-191)
Ne shpresojmë që ky libër ti bëj lexuesit e tij që të mendojnë më thellë dhe të ndjejë admirimin për fuqinë e mrekullueshme dhe artin e paarritshëm në krijimet e All-llahut, i Cili i ka krijuar të gjitha sendet.
|