| HYRJE
 Frankmasoneria
është temë që ka ngjallur diskutime të shumta
gjatë shekujve. Disa kanë akuzuar Masonerinë për krime
dhe keqbërje përrallore. Në vend që të përpiqen
që t’a kuptojnë “vëllazërinë”
dhe t’a kritikojnë atë në mënyrë objektive,
kritikën ndaj organizatës e kanë ashpërsuar deri në
armiqësi. Nga ana e tyre, masonët kanë thelluar edhe më
shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke
preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub
i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtetë
ata nuk janë.
Kjo libër përmban shpjegim korrekt të Masonerisë si
një shkollë filozofike ku ndikimi më i rëndësishëm
për bashkim ndër masonët është filozofia e tyre-
që më së miri mund të përkufizohet me termet,
si “materializëm” dhe “humanizëm laik”.
Por, në të vërtetë kjo është një filozofi
e çoroditur e bazuar në supozimet falso dhe është
një teori me defekte. Kjo është pika themelore fillestare
nga e cila duhet të kritikohet masonizmi. Është me rëndësi
të ceket që në fillim se kriticizmi i tillë është
i rëndësishëm, jo vetëm që të informohen
jo-masonët mbi këtë çështje, por gjithashtu
edhe t’i ftojë vetë masonët që të shohin
të vërtetën. Natyrisht, masonët, si çdokush
tjetër janë të lirë të zgjedhin, dhe mund të
marrin cilëndo pikëpamje globale që dëshirojnë
dhe të jetojnë sipas asaj pikëpamjeje. Kjo është
e drejtë e tyre natyrale. Por edhe të tjerët gjithashtu
kanë të drejtë që t’i tregojnë gabimet
e tyre dhe t’i kritikojnë, çka është edhe
synimi i këtij libri.
Ne bëjmë gjithashtu çasjen e njejtë në kriticizmin
tonë edhe ndaj bashkësive tjera,. Sikurse ndaj çifutëve,
p.sh. Kjo libër, pjesërisht, merret me historinë e çifutëve
dhe ofron kriticizëm mjaft i rëndësishëm. Duhet të
ceket se kjo fare nuk ka të bëjë me anti-semitizëm
apo teori e fshehtë të “judeo-masonizmit”. Në
të vërtetë, antisemitizmi është një gjë
e huaj për muslimanin e vërtetë: Çifutët janë
ata që për një kohë kanë qenë popull i zgjedhur
i Zotit dhe u janë dërguar shumë profetë. Gjatë
historisë ata vuajtën shumë mizori, bile kanë qenë
të ekspozuar edhe gjenocidit, por ata kurrë nuk e mohuan identitetin
e tyre. Në Kur’an, Zoti i quan ata, së bashku me të
krishterët, njerëzit e Librit, dhe urdhëron muslimanët
që të sillen mirë dhe drejt me ta. Por, një pjesë
e domosdoshme e kësaj drejtësie është që të
kritikohen besimet dhe veprimet e çoroditura të disave prej
tyre, ashtuqë t’u tregohet atyre rruga e vërtetë.
Por natyrisht, e drejta për të jetuar sipas besimit të
caktuar është jashtë çdo diskutimi.
Libri Frankmasoneria Globale shpalos nga kjo hyrje, dhe hulumton
rrënjët e Masonerisë, si dhe qëllimet dhe aktivitetet
e saj. Në këtë libër, lexuesi do të gjej edhe
përmbledhjen e historisë së luftës së masonëve
kundër feve. Masonët kanë luajtur rol të rëndësishëm
në distancimin e Europës nga feja, dhe në vend të
saj, formuan rend të ri të bazuar në filozofitë e
materializmit dhe humanizimit laik. Gjithashtu do të shohim se Masonizmi
ka ndikuar në imponimin e këtyre dogmave edhe në qytetërimet
joperëndimore.
Më në fund, do të debatojmë për metodat e Masonerisë
që janë përdorur për të ndihmuar themelimin dhe
përjetësimin e një rregulli shoqëror të bazuar
në këto dogma. Filozofia dhe metodat e tyre që i përdorin
për të themeluar këtë filozofi do të nxirren
në shesh dhe do të kritikohen.
Shpresohet se faktet e rëndësishme në lidhje me këtë
libër do të jenë mjete me të cilat shumë njerëz,
duke përfshirë edhe masonët, që do të mundësohet
të shohin botën me një sy më të mirë.
Pas leximit të këtij libri, lexuesi do të jetë në
gjendje që t’a vras mendjen për shumë çështje,
që nga shkollat filozofike deri tek titujt kryesorë të
gazetave, nga rok këngët deri tek ideologjitë politike,
me një kuptim më të thellë, njohje më të
mirë të kuptimeve dhe qëllimeve pas ngjarjeve dhe faktorëve.
|