|
HYRJE
Ekziston një arsye e rëndësishme pse ky libër është
titulluar “Allahu njihet përmes arsyes”. Shumica e njerëzve
thonë se ata e njohin Allahun dhe besojnë në Të. Mirëpo,
në të vërtetë ata nuk e njohin dhe nuk e vlerësojnë
Allahun me masën e Tij të vërtetë. Për këtë,
njeriut i nevojitet/i duhet të ketë “arsye dhe urtësi.”
Ajo që duhet të përkujtohet këtu është se
kur thuhet se njeriut i nevojitet “urtësia” për
të kuptuar Allahun dhe për ta njohur Atë sipas masës
së vërtetë të Tij, kjo nuk nënkupton “zgjuarsi”.
Urtësia/mençuria dhe zgjuarsia janë dy nocione krejtësisht
të ndryshme. Zgjuarsia është kapaciteti i trurit që
njeriu posedon biologjikisht. Zgjuarsia as nuk rritet e as nuk zvogëlohet.
Mirëpo, urtësia është një tipar i veçantë
vetëm për besimtarët. Ajo u dhurohet si mirësi e madhe
prej Allahut besimtarëve që kanë takva (frikën e Allahut).
Urtësia është një kriter për të gjykuar
në mes të së drejtës dhe të gabueshmës,
të cilën Allahu ua dhuron robërve të Tij të vërtetë/të
sinqertë. Aftësia e njeriut për të gjykuar, domethënë,
urtësia e tij, rritet në përmasë të njëjtë
me takvanë e tij.
Karakteristikat më të dallueshme të një personi të
urtë janë frika e tij ndaj Allahut, të dëgjuarit e
ndërgjegjes së tij, të vlerësuarit e çdo ngjarjeje
që përjeton në pajtim me Kur’anin dhe të kërkuarit
e kënaqësisë së Allahut gjatë gjithë kohës.
Madje edhe nëse dikush është personi më i zgjuar,
më i mençur dhe më i dijshëm në botë,
ai do të jetë prapseprap “i padijshëm” poqese
i mungojnë këto veçori dhe poqese i mungon aftësia
e të kuptuarit, s’do të jetë në gjendje të
kuptojë shumë fakte.
Dallimin në mes të inteligjencës dhe urtësisë/mençurisë
mund ta qartësojmë me një shembull: Një shkencëtar
mund të ketë bërë hulumtim të gjatë dhe
të hollësishëm mbi sistemin nervor të organizmit.
Ai mund të jetë personi më i dijshëm/më i mirinformuar
në botë për transmetimet e jashtëzakonshme nervore
që ndodhin në organizëm. Megjithatë, poqese i mungon
mençuria/urtësia, s’do të shkojë më larg
se të qenit dikush që posedon informacion të bollshëm
për proceset që ndodhin në mes të qelizave nervore.
Me fjalë të tjera, ai nuk do të jetë në gjendje
të kuptojë të vërtetën e rëndësishme
që qëndron pas këtij informacioni. Mirëpo, dikush
që posedon urtësi, duke parë ndodhitë e mrekullueshme
që ndodhin në sistemin nervor dhe mekanizmat e përkryer
hollësisht, kupton se një strukturë e tillë e përsosur
duhet të ketë një Krijues, një projektues me urtësi
supreme. Ai thot: “Fuqia e cila e ka krijuar sistemin nervor në
një mënyrë kaq të përsosur padyshim se duhet
të jetë krijuesi i të gjitha gjallesave tjera. Dhe Ai ka
fuqi të krijojë banesën e jetës së përtejme
(ahiretit) pas vdekjes.”Shtytja kryesore e këtij libri është
t’ia mundësojë lexuesit të jetë dëshmitar
i ekzistencës së Allahut me urtësinë e tij. Disa njerëz
nuk besojnë në ekzistencën e Allahut dhe të tjerët
thonë se besojnë në ekzistencën e Tij, por jo me urtësinë
dhe vetëdijen e tyre, por sepse janë mësuar të bëjnë
kështu. Mirëpo pasiqë nuk mendojnë dhe nuk e përdorin
urtësinë e tyre, nuk i përmbushin kërkesat që
të besuarit në Allahun padyshim kërkon. Mirëpo, besimtarët
e pajisur me urtësi, shohin detajet e ekzistencës së Allahut
dhe të krijimit me mendjen dhe arsyen e tyre dhe i frikësohen
Allahut, I Cili ka fuqi të amshueshme.
Pasiqë iu referohet argumenteve të krijimit në Kur’an,
Allahu shpall se këto argumente vlejnë vetëm për ata
që janë të urtë:
Dhe prej argumenteve të Tij, Ai ua dëfton vetëtimën
edhe si frikë e dhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi
e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë
ka argumente për një popull që di të mendojë.
(Sure Rum: 24)
|