< <
1 / total: 10

Parathënie

Bota Islamike mbulon një sipërfaqe të madhe gjeografike të populluar prej 1.2. miliard Muslimanëve. Një shqyrtim i historisë së saj tregon se një pushtet i fuqishëm qendror në pajtim me parimet morale dhe tolerancën Kur’anore, si edhe respektimi i të drejtave të gjithë njerëzve dhe sistemeve të besimit, ka bërë të mundur që ky rajon i madh të jetoj në paqe. Perandoria Otomane ishte shembulli më i fundit lidhur me këtë. Duke i marr parasysh rrethanat e tanishme, është çështje urgjente që të themelohet një Union i ri Islamik, i cili do t’i mundësonte botës Muslimane dhe botës në përgjithësi, të jetojnë në paqe.

Türk İslam BirliğiNjëra prej gjërave të para që bie në sy kur analizojmë gjendjen e botës Islamike janë përçarjet e shumta të brendshme të saj për arsye të mosbesimit dhe konflikteve të rrënjosura thellë. Historia e vonshme ka parë luftën Iran-Irak, pushtimin e Kuvajtit nga ana e Irakut dhe luftën e Pakistanit Lindor (Bangladeshit) për pavarësi nga Pakistani Perëndimor. Luftërat civile dhe konfliktet e brendshme në Afganistan, Jemen, Liban, Irak dhe Algjeri për arsye të dallimeve politike dhe etnike e bëjnë të qartë se diçka nuk është në rregull me botën Islamike. Veç kësaj, pikëpamje dhe modele të papajtueshme fetare janë duke u praktikuar në botën Islamike, sepse nuk ekziston një pushtet qendror për të përcaktuar se çka është dhe çka nuk është në pajtim me Islamin, për të vendosur konsensus dhe për të ofruar udhëzim për publikun në përgjithësi. Katolikët kanë Vatikanin dhe të Krishterët Ortodoks kanë Patriarkatin, mirëpo nuk ekziston një unitet fetar apo autoritet qendror për Muslimanët.

Megjithatë, solidariteti është karakteristikë qendrore e Islamit. Pas vdekjes së Profetit tonë Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), bota Islamike është udhëhequr për një kohë të gjatë nga institucioni i kalifatit, i cili iu ofroi udhëzim fetar Muslimanëve.

Në ditët tona, po ashtu, një autoritet qendror progresiv do të mund të formohej. Themelimi i një Unioni Islamik dhe i një autoriteti qendror Islamik, të bazuar në parimet demokratike dhe në sundimin e ligjit, do të ishte një hap i madh përpara sa i përket zgjidhjes së problemeve të tanishme të botës Islamike.

Derisa përparojmë në këtë libër, do t’i analizojmë disa aspekte të këtij Unioni Islamik, siç është aftësia e tij:

1- Për t’u shtrirë në tërë botën Islamike. Prandaj, ai duhet të ngrihet mbi parimet thelbësore të Islamit dhe jo të bëhet organ i një besimi apo sekti të veçantë.

2- Për të mbështetur të drejtat njerëzore, demokracinë dhe ndërmarrjen e lirë dhe të përpiqet të përmbush misionin e tij të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shkencor në botën Islamike.

3- Për të vendosur raporte miqësore dhe të harmonishme me vendet apo civilizimet tjera dhe për të bashkëpunuar me komunitetin botëror dhe KB-të për çështje të tilla, siç është kontrollimi i armatimit për shkatërrim masiv, terrorizmi, krimi ndërkombëtar dhe mjedisi.

4- Për t’u marr me të drejtat e minoriteteve të Krishtere dhe Çifute, si edhe të huajve të cilët migrojnë në vendet Islamike, të ketë sigurinë e tyre prioritet dhe të çmoj dialogun dhe bashkëpunimin ndërfetar.

5- Për të gjetur zgjidhje të drejta dhe paqësore përmes të cilave të dyja palët bëjnë kompromise për t’iu dhënë fund konflikteve në mes të jomuslimanëve dhe Muslimanëve në Palestinë, Kashmir, Filipinet jugore dhe rajonet tjera. Ai duhet t’i mbroj të drejtat e Muslimanëve, si edhe të parandaloj lëvizjet radikale Islamike që të mos e shpijnë situatën në një rrugë qorre.

Nga një udhëheqje e tillë e arsyeshme, e matur dhe e drejtë do të përfitojnë 1.2 miliardë Muslimanë, të cilët janë duke u përballur me aq shumë probleme, si edhe mbarë njerëzimi. Një Union Islamik i ngritur mbi parimet e Kur’anit do t’i mundësojë njerëzimit të gjej paqe dhe drejtësi dhe karakteri i mirë i përshkruar në Kur’an do të sjellë lumturi. Që nga epoka e Profetit Muhammed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), Muslimanët ishin prijës të shkencës, argumentimit, mendimit, artit, kulturës dhe qytetërimit dhe i dhuruan shumë të mira njerëzimit. 

Kur Evropa ishte në epokën e mesjetës, Muslimanët i mësuan botës shkencën, gjykimin, mjekësinë, artin, higjienën dhe gjëra tjera të panumërta. Për të rifilluar ngritjen e Islamit, të fuqizuar me dritën dhe urtësinë e Kur’anit, Muslimanët e sotëm duhet të udhëzohen duke u mbështetur në moralin e Kur’anit dhe në Sunnetin (shembullin apo mënyrën e tij të jetës) e Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).

september 11 terror

Those who desire a conflict between civilizations will cause more bloodshed and losses around the world. Establishing the Turkish Islamic Union will be the most important handicap before those who advocate conflicts.

Si mund të realizohet ky projekt? Këtë çështje do ta shqyrtojmë në vazhdim. Po ashtu, duhet të mbahet shënim se prej të gjitha kombeve Islamike, Turqia në veçanti ka një rol të rëndësishëm për të luajtur, pasi që është trashëgimtarja e Perandorisë Otomane, themeluese e një Unioni të tillë Islamik, i cili ka sunduar me sukses për më shumë se 5 shekuj. Turqia posedon infrastrukturën shoqërore dhe traditën shtetërore të nevojshme për të plotësuar kërkesat që bart me vete kjo përgjegjësi e madhe. Veç kësaj, prej të gjitha shteteve Muslimane, ajo i ka raportet më të zhvilluara me Perëndimin dhe prandaj është në pozitën më ideale për të ndërmjetësuar mospajtimet në mes të Perëndimit dhe botës Islamike. Turqia ka po ashtu një traditë të tolerancës dhe harmonisë dhe përfaqëson besimin e Ehli Sunnetit që është besim i shumicës së Muslimanëve, e jo i një sekti të caktuar. E gjithë kjo e bën Turqinë kandidatin më kompetent për të udhëhequr Unionin e paramenduar Islamik. 

Në fund, zgjidhjet e propozuara këtu duhet të zbatohen menjëherë, sepse rreziku i përplasjes së qytetërimeve në mes të botës Perëndimore dhe asaj Islamike është duke u rritur çdo ditë. Themelimi i Unionit Islamik do të bëj që ky rrezik të zhduket.

Historia vërteton se bashkekzistenca e qytetërimeve të ndryshme nuk është domosdo burim i tensionit dhe konfliktit. Një shtet me kultura të ndryshme nuk përjeton vështirësi për shkak të dallimeve ekzistuese të brendshme, por për shkak të paaftësisë së vet për t’i menaxhuar ato dallime. Kulturat e ndryshme që ekzistojnë krah për krah me njëra tjetrën zgjedhin ose konfliktin ose paqen dhe bashkëpunimin, varësisht nga shkalla ekzistuese e tolerancës dhe nëse munden apo jo të kontrollojnë këta faktorë që shpijnë drejtë jotolerancës. Aktualisht, disa Perëndimor dhe Muslimanë parapëlqejnë armiqësinë dhe konfliktin ndaj tolerancës dhe harmonisë. Pra, keqkuptimet dhe paragjykimet kundër Islamit dhe Muslimanëve vazhdojnë të paraqesin vështirësi të caktuara. Në anën tjetër, Perëndimorët ndjehen të kërcënuar pa nevojë për shkak të keqkuptimeve të ndryshme. Prandaj, një zgjidhje për këto probleme për t’iu shmangur konflikteve dhe mosmarrëveshjeve edhe më të rënda është urgjentisht e nevojshme. 

Siç do të nxjerr në shesh ky libër, Unioni Islamik do të luaj një rol të rëndësishëm në parandalimin e shkallëzimit të rrezikut të konfliktit, sepse të gjitha vendet Islamike do të lëvizin së bashku si një trup i vetëm.

landscape

Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zerin(me lutje).
(Kur'an: 16/53)

 

1 / total 10
Ju mund të lexoni librin e Thirrje Për Union Islamik Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top