KALORËS TË TEMPULLIT

Në mesjetë, ka ekzistuar një organizatë e fshehtë që ka orientuar historinë dhe ka qëndruar në prapaskenë të shumë ndodhive të asaj kohe. Në fillim kjo organizatë u paraqit me emrin “Kalorës të Tempullit”. Kalorësit e tempullit janë themeluar si një fraksion i Kryqëzatave dhe ishin përbetuar se do të luftojnë për hir të krishterimit. Por me kalimin e kohës iu nënshtruan një doktrine të mbrapshtë dhe të ligë dhe në tërësi u larguan prej mësimeve të krishterimit. Anëtarët e fraksionit u dhanë pas interesave të kësaj bote dhe pas pasioneve, dhe harruan Allahun dhe fenë e tyre. Duke përdorur forcën ushtarake dhe lidhjet politike fituan pasuri shumë të madhe. Në mesjetë, kishin më shumë forcë materiale dhe pasuri sesa kisha dhe shtetet tjera Evropiane. Falë kësaj fuqie të madhe kalorësit kishin nënshtruar njerëzit e pushtetit, madje edhe autoritetet kishtare. Përfituan shumë privilegje dhe paprekshmëri. Ishin organizatorë kryesorë të parregullsive dhe punëve të errëta. Përdornin rituale të mbrapshtë dhe të degjeneruar. Për arsye të gjithë këtyre punëve të liga që i përmendëm u burgosën, u gjykuan dhe u ndalua veprimtaria e tyre. Por megjithatë vazhduan të organizohen nëntokë. Dhe pas një kohe u paraqitën me një emër tjetër: Masonizëm. Në këtë film, studiohet baza e vërtetë e masonizmit e cila me shekuj të tërë e ka fshehur identitetin e saj të vërtetë, domethënë studiohen Kalorësit e Tempullit. Do të ndiqni me kujdes të madh.

2008-08-25 14:52:41

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top