< <
1 / total: 17

Kurrë Mos Harroni!

Ata të cilët e morën fenë për lojë dhe argëtim dhe u mashtruan nga jeta e kësaj bote”. Ne sot do t’i harrojmë ata, ashtu siç e patën harruar ata takimin e kësaj Dite dhe siç mohuan shpalljet Tona.
(Sure A'raf: 51)

Vetëm mendoni sa herë në ditë duhet të sforconi veten për të kujtuar diçka. Posa të ngriheni nga shtrati, ka aq shumë çështje me të cilat duhet ta preokuponi mendjen tuaj. Ju mund të keni marr shënim apo ta keni vendosur një përkujtues diku në mënyrë që të mos harroni asnjërën prej tyre. Në disa raste, edhe vet mendimi se mund të harroni është shqetësues…

Çka nëse, prapëseprapë, vërtet keni harruar diçka shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër në jetën tuaj të përditshme?

Qëllimi ynë për të shkruar këtë libër është që t’ju përkujtojmë ato çështje në jetën tuaj që janë më të rëndësishmet. Kurrë mos harroni se, harresa e atyre gjërave të cilat do të ju kujtojmë në këtë libër do t’ju kushtojë shumë më tepër se harresa e asaj që përpiqeni ta kujtoni gjatë ditës, pa marr parasysh se sa me vlerë mund të duket ajo çështje.

Qëllimi i këtij libri është që të ju kujtoj arsyen e ekzistencës suaj në këtë botë. Ne ndiejmë nevojë që t’ju përkujtojmë për këtë, sepse njeriu është harrestar. I zhytur në rutinat e përditshmërisë, përveç nëse dëshiron ndryshe, ai mund të shpërqendrohet lehtë nga çështjet e vërteta të cilave në fakt duhet t’ju kushtoj vëmendje. Ai mund të harrojë lehtë se Allahu e përfshinë atë gjithandej, se Ai e sheh atë në çdo moment, se Ai e dëgjon atë, dhe se ai një ditë do të duhet t’i japë llogari Allahu për veprimet e tij. Ai mund të harrojë fare lehtë për sigurinë e vdekjes, të varrit, Xhenetit dhe Xhehenemit, se asgjë nuk ndodhë pos asaj që do Allahu, dhe se në fund të fundit ka një arsye për çdo gjë.

Njeriu është i prirur të harrojë. Në harresë, atij mund të mos i kujtohet qëllimi i jetës së tij, dhe kështu, të dështojë përkohësisht të sillet ashtu siç duhet dhe të gabojë. Për njerëzit e sinqertë, harresa e tillë nuk zgjatë më shumë se një sekondë, posa i kuptojnë dështimet e tyre, ata menjëherë pendohen, i drejtohen All-Allahut dhe vazhdojnë t’i respektojnë kufijtë e përcaktuar nga Ai. Besimtarët i luten All-Allahut në këtë mënyrë:

...Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!... (Sure Bekare: 286)

Ndonëse lloji i harresës që nënkuptohet këtu, në fakt nuk është harresa e rëndomtë që ne ka mundësi ta përjetojnë në jetën tonë të përditshme. Njeriu është, nga natyra, harrestar dhe i prirur të bëjë gabime. Megjithatë, lloji i harresës që trajtohet në këtë libër është ai që kontribuon në mpirje, pakujdesi dhe injorancë shpirtërore, edhe pse aftësitë mendore i lejojnë atij që të vazhdojë me rrjedhën e rregullt të ditës së tij.

Pra, ç’është ajo që një person e shpërfill dhe si pasojë e harron?

Pa dyshim, çështja më e rëndësishme që një person është i prirur ta harrojë është ekzistimi i Krijuesit të tij, dhe përgjegjësia e tij ndaj Tij... realiteti i një jete të përjetshme që do të jetohet ose në Xhenet ose në Xhehenem... ekzistenca e zjarrit të Xhehenemit dhe mirësitë e përjetshme të Xhenetit janë po aq të vërteta sa edhe fakti që ju i lexoni këto faqe të librit. Megjithatë, përkundër njohurisë për këto të vërteta, ata që i kanë lejuar vetes të bëhen harrestar janë bërë të pashqetësuar, dhe në mënyrë të gabuar pandehin se duke harruar qëllimisht këto çështje do t’iu ndihmojnë atyre që të shmangin të vërtetën.

Por, a mundet njeriu vërtetë t’iu shmanget përgjegjësive të tij duke i harruar ato? Sigurisht se jo. Njeriu është përgjegjës ndaj Allahut, Krijuesit të tij; ai do ta shijojë vdekjen herët apo vonë, dhe do të thirret të jap llogari në praninë e Tij, krejtësisht i vetëm. Si pasojë e kësaj llogarie, ai do ta kalojë përjetësinë në Xhenet ose në Xhehenem. Siç shkruan në Kur’an: (Sure Enbija’: 16); asnjë qenie, përfshirë njeriun, nuk është krijuar pa një qëllim. Njeriu nuk është lënë të jetojë ashtu si ia do qejfi, por është krijuar për ta “adhuruar Allahun. (Sure Dharijat: 56) Mirëpo, nëse ai hutohet për shkak të rutinave ditore dhe dështon ta përdor urtësinë e tij, atëherë ai fare lehtë mund ta harrojë këtë të vërtetë. Vetëm ata të cilët reflektojnë në mënyrë më të thellë mbi ngjarjet dhe qeniet që i rrethojnë ata mund të arrijnë në këtë përfundim të rëndësishëm.

Vet reflektimi mbi krijimin e vet do të bëjë që një person t’i kuptojë të mirat e All-Allahut ndaj tij. Kjo përfundimisht do ta bëjë atë të vetëdijshëm për nevojën për të bërë përpjekje serioze për të treguar përkushtimin ndaj Krijuesit të tij. Fillimisht, ai ishte asgjë, pastaj, e filloi jetën si një qelizë e vetme e padukshme për syrin e lirë. Kjo qelizë u nda me miliarda herë, dhe gradualisht u rrit në një burrë me të gjitha organet e tij të formuara. Më e rëndësishmja, kësaj qenie iu dhurua jetë, një shpirt, ndonëse ai kishte qenë asgjë. Një pikë ujë u zhvillua në një copëz, dhe pastaj në një qenie, e aftë të ketë aftësitë e të menduarit dhe të folurit. Ai është Zoti i tij i Cili e krijoi nga asgjëja. Megjithatë, disa njerëz e harrojnë krijimin e tyre, duke bërë justifikime të mjera, dhe kanë guximin për ta mohuar Atë.

Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?” Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë; (Sure Ja Sin: 78-79)

Nëse keni frikë gjithashtu mos jeni mosmirënjohës, atëherë duhet të ndaloni të shpërqendroheni nga mendimet e përditshme. Sepse, një person preokupohet me mendimin për Zotin e vet, vetëm nëse e bën këtë qëllimisht. Në mënyrë të ngjashme, ai bëhet i vetëdijshëm për përgjegjësinë e vet ndaj Tij, në qoftë se kujton se kjo botë është një vend i përkohshëm, dhe se ai do të duhet të japë llogari për çdo gjë që ka bërë në këtë botë.

Në thelb, asnjë nga çështjet e diskutuara në këtë libër nuk është e atillë për të cilën ju thjeshtë do të thoshit: "më mirë të mos harroj." Jo, nuk guxoni ta harroni as edhe njërën prej tyre. Vetëm duke i kujtuar ato ju mund ta adhuroni All-Allahun dhe të fitoni kënaqësinë e Tij. Më e rëndësishmja është të mos harroni se kjo është rruga e vetme drejt shpëtimit, si në këtë botë ashtu edhe në botën e përtejme.

Allahu ju tregon dy mënyra me të cilat Ai ju sprovon, ju jeni të lirë të bëni një zgjedhje, por mos harroni se një nga këto mënyra të shpie në ndëshkim të përjetshëm, ndërsa tjetra të shpie drejt lumturisë së përjetshme...

Dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët? Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë! E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë? Ajo është të lirosh një skllav ose të ushqesh në një ditë zie jetimin e afërm ose të varfrin e mjerë. Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë. Këta janë njerëzit e krahut të djathtë. Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë. Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur. (Sure Beled: 10-20)

 

1 / total 17
Ju mund të lexoni librin e Kurrë Mos Harroni Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top