A MENDONI FARE NE MIZORITE ANE E MBANE BOTES?



Kashmir
Në botë ekzistojnë shumë probleme si: uria, varfëria dhe degradimi moral. Musliman të vrare në Kashmir, Çeçeni, Turkestanin lindor, Bosne, Kosovë; njerëz të varrosur për së gjalli vetëm përshkak të besimit dhe racës së tyre; gra të dhunuara; pleq dhe fëmij të vrarë... Të gjitha këto fakte në të vertetë janë të njohura në mbarë botën dhe tema të hapura, të përcjella nga mediat. Mirpo shumica e njerëzve nuk e merr përgjegjësinë mbi vete për zgjidhjen e këtyre problemeve, madje as që iu "duhet" të mëndojnë për këto gjëra. Një pjesë tjetër e njerëzve, këto probleme, shpesh i sjellin në ngjarje të ditës. Ata madje mendojnë për ta dhe nuk ndihen të rehatshem për shkak të këtyre problemeve.
Arsyeja se përse problemet, me të cilat njerëzit ballafaqohen me mileniume, nuk mund të zgjidhën është sepse zgjidhja kërkohet në sisteme dhe besime të gabuara. Ndërkaq zgjidhja është në moralin e Kuranit të cilin Allahu e ka cakuar për njerëzit. Do të ishte një gabim gjigant që botën ta pranojmë si normale me të gjitha këto problme të pazgjidhshme dhe të tregohemi të pafuqishëm pa marrë masa. Dhe prap do të ishe shumë gabim, që atmosferen ku këto probleme mund të zgjidheshin, ta shohim si të huaj dhe të paarritshme. Se Allahu (svt), i cili ka krijuar të gjithë njerëzit, ka krijuar edhe sistemin në të cilën mund të jetojnë me ndjenjen e qetësisë, besimit dhe rehatisë. Allahu (svt) këtë fakt na ka treguar përmes Kur'anit. Ashtu sic Allahu (svt) thotë në këtë ajet: ".. Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët." (sure Nahl, 89), Kurani është një libër që në cdo temë iu tregon njerëzve rrugët dhe mjetet. Përmes moralit, të sqaruar nga Allahu (svt) në Kuran, problemet kudo në botë do të zgjidheshin, po qese njerëzit do të pastroheshin nga bestytninë dhe nëse ata do të udhëhiqeshin në jetë me këtë moral me dashuri dhe me zemër.

Çeçeni
Një pikë tjetër që s'bën të harrohet: një fshehtësi e të jetuarit me moralin e Kuranit është se Allahu (svt) si shpërblim ndaj këtij morali iu jepë një jetë të mirë edhe ne ketë botë. Si rrjedhim do të kishte zgjidhje për problemet dhe po ashtu Allahu (svt), që posedon Mëshirën e pafund, njerëzit që jetojnë me moralin e Kuranit do t'i shpërblejë me një jetë të bukur dhe të rehatshme. Për ketë arsye, atëherë do të bëhet e mundur që njerëzit të mund të jetojnë në një atmosferë të drejt, të besueshme dhe rehatshme nëse ata mësojnë moralin e Kuranit, e praktikojnë dhe ndihmojnë që edhe shoqeria ta praktikoj. Është një përgjegjësi e madhe, të cilet do ta merrnit mbi vete, që t'ua vëni në dukje muslimanëve, t'i ftoni njerëzit në Islam dhe ta përshkruani moralin e Kuranit, përmes së cilit i fusni mundësit në dorën tuaj.

2005-08-10 08:08:03

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top