GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT

Shumë njerëz që kanë dëgjuar të flitet për Teorinë e Evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën e tyre, por një mendim i tillë është krejt i gabuar, sepse shumë më tepër se një koncept biologjik, Teoria e Evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar në realitet, që ka pushtuar mendjet e një numri shumë të madh njerëzish. Kjo filozofi është "materializmi", e cila përmban një numër pikëpamjesh ireale për arsyen dhe mënyrën se si njeriu erdhi në ekzistencë. Materializmi predikon se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies dhe se kjo materie është esenca e çdo gjëje, qoftë kjo organike apo inorganike. Materializmi kërkon të anullojë vlerat bazë mbi të cilat qëndrojnë shteti dhe shoqëria dhe të krijojë një shoqëri pa shpirt, të pandjeshme, në të cilën mbizotërojnë pikëpamjet antinjerëzore. Shumica e njerëzve pranojnë çdo gjë që dëgjojnë nga shkencë-tarët si diçka më se të vërtetë. Ata as nuk e çojnë ndërmend se shkencëtarët mund të kenë paragjykime të ndryshme filozofike dhe ideologjike.
 
Fakti është se shkencëtarët evolucionistë imponojnë në publik paragjykimet dhe pikëpamjet e tyre filozofike nën maskën e shkencës. P.sh. megjithëse ata e dinë se ngjarjet e rastësishme nuk shkaktojnë gjë tjetër veç çrregullimit dhe konfuzionit, ata vazhdojnë të deklarojnë se rregulli e organizimi mahnitës që vërehet në univers dhe në organizmat e gjallë është 'rezultat i rastësisë'. Është e lehtë t'i imponohesh njeriut të thjeshtë me anë të kësaj të ashtuquajture shkencë që në të vërtetë është mashtrim. Vizato një pikturë, si të ta hajë mendja, që paraqet kalimin nga toka në ujë, shpik fjalë latine për kafshën në ujë dhe "pasardhësin" e tij në tokë, sajo formën kalimtare, përpuno një gënjeshtër si psh: "Eustenopteroni" u transformua në fillim në "Ripitistian Krosoptergian", pastaj u shndërrua në "Ictiostegan" gjatë një procesi të gjatë evolutiv; dhe ja ku u sajua një argument evolutiv. Pastaj vendosi këto fjalë në gojën e një shkencëtari me syze me xhama të trashë dhe bluze të bardhë dhe do të bindësh lehtësisht shumë njerëz. Ndërsa media, e cila është dhënë me mish e me shpirt pas përkrahjes së evolucionit, do t'ia shpërndajë lajmin "e mirë" mbarë botës me shumë entuziazëm.
 
Teoria e Çarls Darvinit nuk mbështetet në asnjë zbulim shkencor objektiv. Ashtu siç tregohet edhe në kapitullin me titull "Vështirësitë e Teorisë" në librin e tij "Origjina e Specieve", teoria linte hapësira të mëdha përballë një sërë pyetjeve shumë të rëndësishme.
 
Darvini shpresonte që vështirësitë që i dilnin teorisë do të kapërceheshin me zhvillimin e shkencës dhe zbulimet e reja shkencore do ta forconin atë edhe më tepër, gjë të cilën e deklaron shpesh në libër. Por shkenca përparonte plotësisht në kah të kundërt me shpresat e Darvinit dhe në vend që ajo t'i përkrahte hipotezat themelore të teorisë, i shtoi akoma dhe më tepër pikëpyetjet rreth kësaj teorie.
 
Disfata e Teorisë së Evolucionit përballë shkencës mund të përmblidhet në 3 çështje kryesore:
 
1 - ORIGJINA E JETES NE TOKE
 
Darvini, në librin e tij, nuk ka folur fare mbi origjinën e jetës, sepse koncepti primitiv në periudhën kur jetoi ai, supozonte se qeliza zotëronte një konstrukt shumë të thjeshtë. Sipas teorisë së "lindjes së rastësishme" që besohej qysh në mesjetë, lëndët inorganike, duke u bashkuar, mund të formojnë një qelizë. Por kjo gjë është e pamundur. Në kohën e Darvinit ishte shumë i përhapur mendi-mi se buburrecat formoheshin nga tepricat e ushqimeve, ndërsa minjtë nga gruri. Për të provuar diçka të tillë janë bërë eksperimente nga më të çuditshmet: Një leckë e ndotur me pak grurë mbi të, në një anë, ndërsa në anën tjetër një shkencëtar, duke pritur që pas një farë kohe të formoheshin minj. Por vetëm 5 vjet pas botimit të librit të Darvinit, biologu i shquar francez, Lui Pastër e çrrënjosi plotësisht këtë besim, duke cituar:

"Pretendimet se lëndët inorganike mund të formojnë jetë, u varrosën plotësisht në histori."
 
2 - MEKANIZMAT E EVOLUCIONIT

Darvini ka dhënë shembuj të ngjashëm në librin e tij, ku pretendon se disa arinj për të gjetur ushqim në thellësi të detit janë shndërruar në balena. Por me zbulimet e Mendelit dhe me zhvillimin e njohjes së ligjeve të trashëgimisë, të cilat u saktësuan nga shkenca e gjenetikës në shekullin XX, u shemb plotësisht legjenda e përcjelljes së karakteristikave të fituara në brezat pasardhës, prej nje lloji tjetër. Kështu, u vërtetua përfundimisht se kjo hipotezë ishte një mekanizëm joefektiv, por evolucionistët, për të gjetur një zgjidhje, nxorën në dritë në fund të viteve 30' "Teorinë Sintetike Moderne", apo siç njihet ndryshe Neo-darvinizmin, i cili i konsideroi mutacionet, si "shkaqe të ndryshimeve të dobishme". Sipas kësaj teorie miliona gjallesa në botë u shfaqën si rezultat i mutacio-neve, apo gabimeve gjenetike, në organet e ndërlikuara të këtyre gjallesave të gjalla si veshët, sytë, mushkëritë apo krahët.
 
Me këtë ata shpjegonin zhvilli-min e mushkërive te peshqit ku më pas, sipas tyre, u shndërruan në zvarranikë, apo formimin e krahëve te zvarranikët, të cilët me vonë evoluan në zogj. Por kjo nuk mund të jetë e vërtetë dhe për vetë faktin se ADN-ja zotëron një sistem shumë të ndërlikuar. Çdo ndikim spontan mbi këtë molekulë, mund të shkaktojë vetëm dëme. Gjenetisti amerikan B. G. Ranganathan e shpjegon këtë fakt si më poshtë:
 
"Mutacionet janë të vogla, të rastësishme dhe të dëmshme. Shfaqen shumë rrallë dhe mundësia më e madhe është që ato të mos kenë efekt. Këto karakteristika tregojnë se mutacionet nuk mund të sjellin zhvillime evolutive. Një ndryshim i rastësishëm në një organizëm tepër të ndërlikuar është ose i paefektshëm ose i dëmshëm. Një ndryshim i rastësishëm që mund të ndodhë në një orë dore nuk do ta zhvillonte atë. Mundësia më e madhe është që ky ndryshim të jetë i dëmshëm e, në rastin më të mirë, i paefektshëm. Një tërmet nuk e zhvillon një qytet, por vetëm e shkatërron…".
3 - TE DHENAT FOSILE
 
Të dhënat fosile janë treguesi më i qartë se skenari që pretendohet nga Teoria e Evolucionit nuk është përjetuar kurrë. Sipas teorisë, të gjitha gjallesat kanë evoluar nga njëra-tjetra. Një specie, e cila ekzistonte më parë, me kalimin e kohës, kthehej në një urë kalimi për formimin e një specieje tjetër dhe në këtë mënyrë janë shfaqur të gjitha speciet e tjera. Sipas teorisë, ky transformim u krye gjatë një periudhe të gjatë prej qindra miliona vjetësh.
 
Brenda këtij intervali të gjatë transformimi, duhet të jenë formuar dhe të kenë jetuar miliarda "specie kalimtare". P.sh., në të kaluarën duhet të kenë ekzistuar qenie gjysmë-peshk gjysmë-zvarranik, apo gjysmë-zog gjysmë-zvarranik. Meqë ajo ishte një periudhë transformimi, gjallesat duhet të kenë qenë të gjymtuara dhe me një sërë defektesh. Evolucionistët, këto qenie imagjinare që besojnë të kenë jetuar në të kaluarën, i quajnë "forma kalimtare".
 
Nëse me të vërtetë do të kishin ekzistuar gjallesa të tilla në të kaluarën, atëherë larmia dhe numri i tyre do të ishte shumë herë më i madh se larmia dhe numri i specieve ekzistuese. Kështu që mbetjet e këtyre qenieve të çuditshme do të haseshin në të dhënat fosile. Darvini, në librin e tij, këtë fakt e shpjegon kështu:
 
"Nëse teoria ime është e vërtetë, atëherë forma kalimtare të panumërta që lidhin speciet e të njëjtit grup, duhet të kenë ekzistuar... Si rrjedhim, provat për ekzistencën e tyre në të shkuarën mund të gjenden vetëm në mbetjet fosile."
 
Nga mesi i shekullit XIX e deri më sot, edhe pse janë bërë shumë kërkime intensive mbi fosilet, kurrë nuk janë gjendur forma kalimtare, qoftë edhe një e vetme. Të gjitha zbulimet e bëra nga gërmimet dhe kërkimet e ndryshme, në kundërshtim me shpresat e evolucionistëve, tregojnë se gjallesat janë shfaqur njëkohësisht, të përsosura dhe pa mangësira. Paleontologu i njohur anglez Derek Ager, edhe pse ishte një evolucionist, u detyrua ta pohonte këtë realitet:
 
"Problemi ynë është ky: Tek analizojmë me hollësi të dhënat fosile në nivelin klasor apo të llojeve, hasim gjithmonë e më tepër jo evolucion gradual, por shpërthim të papritur të një lloji për llogari të një tjetri."
 
Fosilet tregojnë se qeniet e gjalla u shfaqën në Tokë të formuara plotësisht e përsosmërisht. Me fjalë të tjera "origjina e specieve", në kundërshtim me atë që mendonte Darvini, është KRIJIMI dhe jo evoluimi.
 
Nuk ekziston asnjë mbetje fosile që të mbështesë përrallën e evoluimit të njeriut nga majmuni. Përkundrazi, të dhënat fosile tregojnë se mes njerëzve dhe majmunëve ekziston një kufi i pakapërcyeshëm. Të përballur me këtë fakt, evolucionistët i lidhën shpresat pas disa vizatimeve dhe maketeve imagjinare. Mbetjeve fosileve, ata u mvishnin maskat që dëshironin dhe formonin fytyra imagjinare gjysmë-majmun e gjysmë-njeri.
 
Darvinizmi është një dogmë e mbajtur gjallë për hir të lidhjes me filozofinë materialiste. Sipas kësaj dogme asgjë nuk ekziston përveç materies. Ajo predikon se lënda pa jetë dhe e pavetëdijshme krijoi jetën. Ajo pranon që miliona specie të gjalla, si zogjtë, peshqit, xhirafat, tigrat, insektet, pemët, lulet, balenat apo qeniet njerëzore u shfaqën nga fenomene fizike që vepruan brenda lëndës natyrale, si shiu apo rrufetë. Ky besim është në kundërshtim të plotë si me logjikën ashtu edhe me shkencën. Por darvinistët vazhdojnë të mbrojnë këtë dogmë me qëllim që "mos të lejojnë daljen në skenë të një Qenieje Hyjnore."
 
"O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar)." {Kuran 2:21}
 
Kushdo që nuk e shikon prejardhjen e gjallesave me një paragjykim materialist, do ta kuptojë këtë të vërtetë të qartë; të gjitha krijesat janë rezultat i krijimit të një Krijuesi, i Cili zotëron fuqi, dije dhe inteligjencë superiore. Krijuesi është Zoti, i Cili krijoi të gjithë universin, e projektoi atë në mënyrën më të përkryer dhe krijoi dhe i dha formë të gjitha gjallesave.
2005-07-28 08:04:51

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top