Mrekullitë e të Profetit tonë - 2

Në pjesën e parë të  filmit tonë, ne pamë  disa nga mrekullitë e Profetit tonë (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të), virtytet superiore të tij, besimi  i thellë, fjalët dhe veprat e bëjnë atë një model për të gjithë njerëzimin nga Allahu.

Ëndrrat gjatë natës Profetit i dalin të vërteta,

Dija e Tij e lartë pavarësisht se ishte analfabet,

Dijetarët e krishterë dhe hebrej menjëherë e njohën atë si një profet,

Mënyrën se si ai shkoi nga Meka në xhaminë el-Aksa dhe shkuarja  e tij në Miraxh gjatë rrjedhës së një nate të vetme,

Mënyra se si ai ndau  Hënën me një shenjë dhe mënyra se  si All-llahu i dëgjoi lutjet e tij janë vetëm disa nga këto mrekulli.

Në këtë pjesë të filmit tonë, ne do të shohim se si Profeti e vazhdoi luftën e tij në një mënyrë të mrekullueshme dhe pa pësuar asnjë dëm, pavarësisht se është  kundërshtuar nga mohuesit më fanatikë e të tërbuar dhe gjithë atyre kurtheve të ngritura për të.

Ne gjithashtu do të jemi dëshmitarë se si, me vullnetin e All-llahut, ai zotëronte njohuritë ndaj gjërace të fshehura e të panjohura për dikë tjetër dhe se si ai i  përshkroi hollësisht ngjarjet e mëdha që do të zhvilloheshin  1400 vjet më vonë, ashtu si kur  ai t’i kishte parë me sytë e tij .

MBROJTJA MREKULLUESHME E ALLAHUT NDAJ  PROFETIT (SAVS)

Nga  të gjitha shoqëritë jobesimtare që kanë kundërshtuar të dërguarit e All-llahut, ka qenë një numër i  madh i njerëzve në Mekë mirëqenia e te cilëeve i kishte bërë ato të  paturp.

Këta ishin krerët e fisit Kurejsh, të  cilët sundonin në Mekë.

Pikërisht si pasojë e kësaj  ata fituan shumë  nga vitaliteti ekonomik i qytetit.

Lidhjet  e vendosura përfaqësonin  një burim  si të besimit fetar,të pasurisë dhe të statusit.

Fuqia dhe pasuria që i jepte  statusi atyre, i bënë  ato të pacipë, të pavëmendshëm dhe mizorë.

Ishte pra ky populli që i  Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë më të ) i bëri thirrje për të besuar në All-llahun.

Ai u tha atyre se ka vetëm një zot: All-llahu, dhe se qeniet njerëzore kanë përgjegjësi për t'i shërbyer Atij.

Ai u tha atyre që të braktisnin të gjitha besimet paragjykuese, praktikat dhe rregullat që kishin qenë shpikur e vendosur në mënyrë injorante.

Ai bënte thirrje se të gjithë qeniet njerëzore janë të barabartë, se nuk është pasuria e një personi, ose raca apo statusi që ka rëndësi, por pozita e tij në praninë e All-llahut.

Ky mesazh i Profetit kundërshtonte drejtpërdrejti  interesat e  kësaj bote të  mohuesve kryesorë të Mekës.

Nërsa  numri i besimtarëve  rritej, mohuesit filluan të frikësoheshin se virtytet e fesë do të dëmtonin sistemin e tyre injorant.

Jo vetëm përfaqsuesit  e asaj kohe, por edhe një numër hebrenjsh të cilët gjithashtu e mohonin gw mbajtën  një qëndrim armiqësor ndaj Profetit.

Një numër krishterësh mbanin në shënjestër në mënyrë të ngjashme Profetin tonë.

Gjithashtu hipokritët ishin udhëheqësit e këtij grupi armiqësor.

Ata i  bënë kurthe Pejgamberit që ta  dëmtonin atë. Por për shkak të mbrojtjes së All-llahut, ata nuk mundën të bënin  asgjë.

Ai i  prishi kurthet dhe grackat  e tyre në çdo rast.

Ata nuk  ishin në gjendje që t’i  bënin Profetit tonë ndonjë të keqe në të gjitha.

Për shkak se është premtuar në Librin e Shenjtë, që All-llahu do ta mbrojë atë kundër të gjithë njerëzve:

"... Allahu do të ju mbrojë  ju nga njerëzit. All-llahu nuk udhëzon popullin që nuk beson "(Sure El-Maide, 67)

Ata që nuk besojnë nuk mund të vrasin Profetin tonë.

Por mbi gjithçka ajo që shqetësoi  elitën sunduese në Mekë ishte qëndrimi që Profeti filloi të marrë në komunitet si lider i një besimi të ri.

Meqenëse  këta njerëz e konsideronin veten shumë më lart se çdo kush tjetër  në atë kohë, ata imagjinonin se çdo shpallje nga All-llahu duhet të ishte vetëm për ta.

Për këtë arsye, ata injoruan faktin  se "All-llahu zgjedh për mëshirën e Tij këdo që Ai dëshiron" dhe u rebeluan kundër të Dërguarit të All-llahut.

Zoti ynë, e përshkruan këtë sjellje nga udhëheqësit e kurejshëve me këto fjalë në Kuran:

Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk i besojmë!”
 "Pastaj thanë: “Përse të mos i ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?”
"Pastaj thanë: “Përse të mos i ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?”
 A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.  "
(Sure Ez-Zuhruf, 30-32)


Profeti ynë kërkoi që shoqëritë injorante të Mekës të braktisnin të gjitha besimet e tyre paragjykuese dhe ta ndiqnin atë.

Kjo përbënte një kërcënim për interesat e mohuesve kryesorë në atë komunitet.

Për këto arsye,udhëheqësit kryesorë bënë përpjekje për të penguar Profetin.

Ata së pari u përpoqën që  ta devijonin  nga rruga e e tij duke i bërë oferta të ndryshme.

Transmetohen  hadithe se  Utba bin Rabia, një nga idhujtarët e Mekës, iu afrua Profetit dhe i tha:

"... Pse po  thoni se paraardhësit tanë ishin heretikë? Nëse ju doni para, ne do të mbledhim  para mjaftueshëm e ju mund  të jeni njeriu  më i  pasur prej nesh. Nëse ju doni të jeni i pari i Kurejshve, ne do të ju pranojmë si udhëheqësin  tonë dhe kurrë nuk do të vendosim  për ndonjë  çështje pa aprovimin tuaj. Nëse doni një mbretëri, ne do t’ju kurorëzojmë  mbret mbi ne ... "(Imam Sujuti, Aspektet e jashtëzakonshme të Profeti ynë, Iz Botime, Stamboll, 2003, f. 287)

Pa dyshim i Dërguari i All-llahut i refuzoi të gjitha ofertat e tilla.

Ai ishte i zgjedhur  dhe i dërguari mbi të gjitha botrat nga All-llahu.

Ai ishte një nga njerëzit më të vendosur dhe të guximshëm në Tokë.

Elita mekase e kuptoi  vendosmërinë e Profetit Muhamed.

Përballë  këtij besimi që përhapej  me shpejtësi, ata përdorën të njëjtën taktikë klasike si shoqëritë  injorante që i kishin paraprirë ata.

Dhuna dhe persekutimi ...

Hadithet na tregonjnë  se si ata organizuan, të rinjtë më të  fortë nga të gjitha fiset për të vrarë Profetin tonë.

Profeti ynë, një individ shumë i guximshëm, personalisht mori pjesë në betejat më të ashpra  dhe u angazhua në luftime kundër armiqve të tij.

Edhe pse ai qëndronte në radhët e  para, ata nuk qenë në gjendje që ta vrisnin atë, dhe, si një mrekulli nga All-llahu, ai u kthye i padëmtuar.

Mohuesit në mënyrë të ngjashme nuk qenë në gjendje ta vrisnin  këtë njeri të bekuar në kohë paqeje, edhe pse ata kishin mundësi të tjera.

Është e raportuar në hadithe se Ebu Xhehli, i njohur si një nga armiqtë më të mëdhenj të Profetit, tentoi që të  vriste të Dërguarit e All-llahut: "Ibn Is'haku transmeton nga Abu Nuaym dhe Ibn Abasi:" ... Kur Profeti ynë u përkul për lutje në sexhde Ebu Xhehli mori një gur të madh dhe u drejtua ndaj tij. Ndërsa  ai i afrohej me qëllim për të hedhur gurin, ai u bë i bardhë nga frika dhe në dorën e tij ende  shtrëngonte gurin. Nga frika, ai e hodhi gurin në një drejtim tjetër. Kur Kurejshit e panë  këtë, dhe i thanë: "Ç’pate  ? Çfarë të ndodhi?  Na trego "u përgjigj ai:" Kur unë u afrova pranë tij, pashë një deve të  madhe. Unë kurrë nuk kishte parë më parë një deve të tillë me  kokë dhe  qafë të madhe. Po t’ia kisha hedhur gurin, devesë do të më  bënte  copë  me dhëmbët e saj. Për  këtë, Pejgamberi tha: "Ai që ai pa ishte Xhibrili. Nëse do të më ishte afruar pranë meje, Xhibrili do ta kishte përplasur  atë larg. "Imam Sujuti,
 Aspektet e jashtëzakonshme të Profeti tonë, Iz Botime, Stamboll, 2003, f. 317)

Mënyra se si Allahu gjithmonë i ka shkatarruar  të gjitha kurthet e vendosura nga jobesimtarët dhe mohuesit dhe se ata kurrë nuk arritën të vrisnin Profetin, është një mrekulli e madhe.

Në një ajet All-llahu i shpalli  Pejgamberit se askush nuk do të mund të dëmtojë atë dhe se të gjitha kurthet e thurura  për të do të shkojnë kot:

PËRKUJTO (O I DËRGUAR) KUR ATA QË NUK BESUAN THURNIN KUNDËR TEJE; TË NGUJOJNË, TË MBYSIN OSE TË DËBOJNË. ATA BËNIN PLANE, E ALL-LLAHU I ASGJËSONTE, SE ALL-LLAHU ËSHTË MË I MIRI QË ASGJËSON (DREDHITË).(SURE EL-ENFAL, 30)

MREKULLIA E ALL-LLAHUT NË SHPELLË PËR MBROJTJEN E PROFETIT TONË

Burimet Islamike dhe historike tregojnë se ai u largua nga shtëpia e tij natën e 27 të të Seferit, në vitin e 14- të profetësisë së tij, dhe shkoi në shtëpinë e Ebu Bekrit (as). Ata më vonë u largua nga Meka së bashku.

Profeti ynë e dinte se vendi i parë që paria e idhujtareve  do të shikonte  do të ishte drejt rrugës për në Medine.

Kështu që ai mori një  drejtim krejt të kundërt.

Kjo ishte rruga në Jemen, në jug të Mekës.

Ata ecën  për 6 kilometra, përfundimisht arritën  në malin  e njohur si mali Thaër.

Ky ishte një mal shumë i  lartë, i rrezikshëm dhe pothuajse i pamundur që të përshkohej.

Këtu, Profeti ynë dhe shoku i tij Ebu Bekri (as) u fshehën brenda një shpelle.

Shpella në fjalë është raportuar njihej  si shpella  "Athal" në malin Thaër.

Në këtë pikë, paria e Kurejshve bllokuan të gjitha rrugët në kërkim për Pejgamberin tonë, dhe nisën  burra të armatosur.

Këmbësorë, kalorës dhe zbulues filluan një kërkim të hollësishëm në zonë.

Ata u shpërndanë në male, lugina dhe shkëmbinjtë.

Zbuluesit  në kërkim të Profetit tonë arritën në grykën e shpellës.

Por Profeti ynë Muhammed iu dorëzua plotësisht vullnetit të Allahut.

Ky virtyt shembullor është përshkruar si më poshtë në Kur'an:

"Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!” E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti. "
(Sure Et-Teube, 40)


Si në shumë incidente të tjera gjatë rrjedhës së jetës së tij, Profeti jonë mrekullisht doli padëm me vullnetin e All-llahut.

Sipas transmetimeve, kur përfaqësuesit e parisë arritën në shpellë, ata panë  një pëlhurë merimange dhe se pëllumbat kishin ndërtuar folenë dhe  vendosur  vezët e tyre atje, dhe u kthyen mbrapsht, duke menduar se nuk ishte askush atje.

Nuk ka dyshim se kjo ishte një mrekulli e All-llahut, Zotit dhe Gjykatësi i të gjithëve.

Ishte me lejen e All-llahut që rrjeta e  merimangës u vendos në shpellë pikërisht kur duhej, dhe që pëllumbi ndërtoi  në heshtje folenë  e tij atje.

Mënyra se si  Profeti ynë dhe shoku i tij doli padëm nga shpella ku ishin fshehur, mënyra se si Allahu i mbështeti ata me ushtritë e padukshme, dhe mënyra se si Ai i mbushi me  një ndjenjë  sigurie dhe paqeje në zemrat e tyre janë të gjitha, natyrisht, mrekulli të  mëdha.

All-llahu, Mbrojtësi dhe Vrojtuesi , është Mbojtësi  më i mirë vetëm Atij i takon i gjithë pushtetin.

SI  ZOTI E MBROJTI  PEJGAMBERIN TONË ME ENGJËJT?

Shpallja e Kuranit të shenjtë Profetit tonë zgjati saktësisht 23 vjet.

Gjatë  13 viteve  të para, muslimanët jetonin si pakicë nën  sundimin e Mekasve paganë, dhe u janë nënshtruar shtypjes së  tmerrshme.

Shumë myslimanë janë torturuar fizikisht, të tjerët u martirizuan, dhe shumicës   i plaçkitën shtëpitë dhe pronat e tyre.

Ata  fyeshin  vazhdimisht dhe u kërcënonin.

Megjithatë, muslimanët vazhduan t;i rezistonin  dhunës fizike, dhe vazhdimisht i thërrisnin paganët për në rrugën e paqes.

Kur shtypja ndaj tyre u bë e padurueshme, muslimanët emigruan në qytetin e Medinës, ku ata mundën të jetonin në një klimë lirie dhe të miqësie, dhe ngritën administratën e tyre atje.

Kur lufta u bë e pashmangshme, Zoti ynë e mbështeti Pejgamberin me mrekulli të ndryshme.

Një nga mrekullitë  ishte mënyra se si  Zoti ynë i dërgoi engjëjt e Tij për ndihmën Pejgamberit tonë dhe ndaj besimtarëve të sinqertë.

Edhe pse numri i muslimanëve ishte shumë më pak se femohuesit, ata e ndoqën pas Pejgamberin tonë me guximinin dhe vendosmërinë më të madhe dhe, me ndihmën e mrekullueshme të All-llahut, fituan  në shumë beteja.

Kur'ani përshkruan se si All-llahu mbështeti besimtarët me engjëjt e Tij, dhe se si Ai i tregoi Profetit tonë për  ndihmën e engjëjve në luftë:

" PËRKUJTONI KUR KËRKUAT NDIHMË PREJ ZOTIT TUAJ, E AI U ËSHTË PËRGJIGJUR: “UNË DO T’JU NDIHMOJ ME NJË MIJË ENGJËJ QË VIJNË NJË PAS NJË (GRUP PAS GRUPI).

ALL-LLAHU NUK E BËRI ATË (NDIHMËN) PËR TJETËR, VETËM T’JU GËZOJË (T’U JAPË MYZHDE) DHE PËR T’I FORCUAR (QETËSUAR) ME TË ZEMRAT TUAJA, PSE NDIHMA NË REALITET ËSHTË VETËM PREJ ALL-LLAHUT. ALL-LLAHU ËSHTË MBIZOTËRUES DHE I URTË. "(9-10 )Sure El-Enfal,)


Premtimi i Zotit tonë për fitore të tilla të lavdishme dhe të mrekullueshme ishte lajmi më madhështor për Profetin tonë dhe besimtarët bashkë me të.

Pa marrë parasysh se sa dobët ata ishin apo sa pak në numër ishin, Pejgamberi ynë dhe besnikët e tij gjithmonë dolën fitimtarë me ndihmën e Allahut.

Ata mposhtën ushtritë e idhujtarëvë'shumë herë më e madhe sesa  ushtria e tyre.

Shumë vargje të Kur'anit zbulojnë se All-llahu i ndihmon robërve të Tij të cilet  i frikësohen dhe i binden vetëm Atij në kohë të vështira dhe me probleme. Kurani shpall  lajmin e gëzuar se Ai do t'ju gjejë përherë një mënyrë për të dalë edhe në situata që duket se nuk kanë zgjidhje të mundshme:

 "... Kushdo që ka frikë All-llahun - Ai do t'i japë atij një mënyrë për të shpëtuar dhe do ta ndihmojë atë ,aty ku ai  nuk e pret. Kushdo që beson All-llahun - Ai do të mjaftojë për të. All-llahu gjithmonë e arrin qëllimin e Tij ... "(Sure el-Talaq, 2-3)

Profeti jonë dhe besimtarët bashkë me të gjithmonë kanë pasur besim të plotë në All-llahun dhe i janë dorëzuar Atij, ata jetonin sipas vlerave morale të Kuranit dhe kërkonin që të arrinin pëlqimin e Tij në çdo gjë që ata vepruan.

Si shpërblim, All-llahu u dha atyre një ndjenjë  paqe dhe sigurie, ata u furnizuam me pasuri dhe prona  madje edhe në kushtet më të vështira, dhe patën një  jetë në përgjithësi të këndshme.

NJOHJA E PROFETIT TONË ME TË FSHEHTËN

Çdo gjë që ndodh në gjithësi dhe në botë bëhet  me dijen All-llahut dhe nën kontrollin e Tij.

Vetëm All-llaht, i Gjithëdijshmi, posedon njohurinë e të fshehtës.

Njohuria për çdo detaj,  çdo e kaluar, ngjarje dhe e ardhme, ekziston në praninë e All-llahut.

Kjo është zbuluar edhe në fjalët e Kuranit:

ÇELËSAT E FSHEHTËSIVE JANË VETËM TE AI, ATË (FSHEHTËSINË) NUK E DI KUSH POS TIJ. AI E DI ÇKA KA NË TOKË DHE NË DET, AI E DI PËR ÇDO GJETH QË BIE DHE S’KA KOKËRR NË THELLËSI TË TOKËS, S’KA TË NJOMË DHE S’KA TË THATË QË NUK ËSHTË (SHËNUAR) NË LIBRIN E QARTË (LEVHI - MAHFUDH). (SURE EL-EN'AM, 59)

Mënyra se si Profetit tonë (paqja dhe bekimi i Allahut qofte mbi të) iu dha njohuri për shumë të fshehta, se si Zoti ynë zgjodhi pikërisht atë është sigurisht një tjetër mrekulli.

Allahu shpall në Kur'an se Ai jep njohuri të çështjeve për të dërguarit që Ai i ka zgjedhur:

 AI ËSHTË QË E DI TË FSHEHTËN, POR FSHEHTËSINË E VET NUK IA ZBULON ASKUJT
 ME PËRJASHTIM TË NDONJË TË DËRGUARI QË AI DO. ATË BOTË AI VË ROJE PARA EDHE PRAPA TIJ (KUR I SHPALL FSHEHTËSINË),(SURE EL-DJINN, 26-27)


Ashtu siç  Kurani na tregon, një nga profetët të cilit i ishte është dhënë dija e fshehtë ishte dhe Profeti JusufI (as).

Me vullnetin e All-llahut, Profeti Jusuf (as) ishte në gjendje të parashikonte ngjarje të ndryshme që do të zhvilloheshin në të ardhmen.

All-llahu i dha atij dhuntinë e  interpretimit të ëndrrave.

Është shpallur edhe në Kur'an se Zoti ynë i bekuar i dha  Profeti Jusuf (paqja qoftë mbi të) dhuntinë që njerëzit të konsumonin dhe të ruanin sasi ushqimi për ditë të vështira në të ardhmen.


Kurani na tregon për më tepër se  një i dërguar me emrin "Ahmed", do të vijë pas kohës së Profetit Jusuf (as).

Allahu i Plotfuqishëm gjithashtu i dha Profetit njohuritë për shumë të fshehta.

Ai i tregoi Profetit tonë për ngjarje që kishin ndodhur në të kaluarën dhe që askush nuk i dinte, dhe gjithashtu për disa ngjarje që do të zhvilloheshin  në të ardhmen.

Mënyra se si Profetit tonë i është dhënë dituri për kohën që ai ka jetuar, të kaluarën dhe të ardhmen, si dhe i njohurive per të fshehta, pasha Zotin tonë, është një nga provat e statusit të tij si profet.

IM gjithë ai informacion përsa i përket të fshehtës me të cilën u pajis Profeti ynë kanë ndodhur në të vërtetë, dhe po realizohen gjithmonë e më shumë  në ditët e sotme, dhe besimtarët sot personalisht po përjetojnë këtë mrekulli të madhe. Shumë njerëz, muslimanë apo mosbesimtarë, i kanë dëshmuar këto.

Le të shohim tani disa nga transmetimet e Profetit tonë në lidhje me të ardhmen.

Fitorja e Bizantit "

ELIF, LAM, MIMË. ROMAKËT U MUNDËN, NË NË TOKËN MË AFËR (TOKËS SË ARABËVE), PO PAS DISFATËS SË TYRE, ATA DO TË NGADHËNJEJNË, ". BRENDA PAK VITEVE. CËSHTJA ËSHTË VENDIM I ALL-LLAHUT, FILLIM E MBARIM (PËR DISFATË DHE PËR FITORE). E ATË DITË (KUR DO TË FITOJNË BIZANTINËT) BESIMTARËT DO TË GËZOHEN, BRENDA PAK VITEVE. (Sure Rum Ar, 1-4)

Këto ajete u shpallën rreth 620 vite pas Krishtit, rreth shtatë vjet pasi bizantinët e krishterë pësuan  një humbje shumë të rëndë nga persët në 613-614 pas Krishtit.

Ajetet shpallën se bizantinët së shpejti do të ishin fitimtarë.

Megjithatë, në atë kohë me shkallën e humbjes që bizantinët kishin pësuar dukej e pamundur për ta që të mbijetonin,e jo më te dilnin fitimtarë.

Duke mundur Bizantinët  në Antioki në 613 pas Krishtit, persianët korrën fitore të tjera me kapjen e Damaskut, Kilikia, Tarsus, Armenia dhe të Jeruzalemit.

Sidomos pas  humbjes së  Jeruzalemit në vitin 614 dhe përdhosjes së  Kishës e Varrit të Shenjtë në mënyrë të veçantë i dha  një goditje shkatërruese Bizantinëve.

Në mënyrë për të përballonte  shpenzimet e ushtrisë së tij, perandori bizantin Herakliu urdhëroi që të gjitha objektet prej ari dhe argjendi dhe  zbukurimet dekorative në kishat të  shkrIheshin për të bërë monedha.

Kur nuk  mjaftoi, madje edhe statujat e bronxit u shkrinë për monedha.

Shumë guvernatorë u ngritën kundër perandorit Herakli, dhe Perandoria ishte në prag të copëtimit.

Gjithkush po priste shkatarrimin e Bizantinëve.

Megjithatë, këto momente që ajetet e para të Sures Rum u shpallën , dhe u njoftua se bizantinët do të triumfojnë përsëri brenda nëntë viteve.

IdhujtarëT arabë menduan se kjo fitore e paralajmëruar në Kur'an kurrë nuk mund të ishte e mundur.

Por si të gjitha zbulesat e tjera në Kuran, kjo u bë gjithashtu një realitet i plotë.

Në 622 Herakliu arriti një numër fitoresh  mbi persët.

Në dhjetor 627 ishte një tjetër luftë e madhe ndërmjet perandorive bizantine dhe persiane, me bizantinët përsëri që i shkaktuan një humbje të madhe këtyre të fundit.

Disa muaj më vonë, persët ishin të detyruar të nënshkruanin  një traktat për rikthimin e të gjitha territoreve që i kishin grabitur  Bizantinëve.

Triumfi grek arriti kulmin në rimarrjen e Jeruzalemit në 630 pas Krishtit dhe Kisha e Varrit të Shenjtë ranë përsëri nën kontrollin e  të krishterëve.

Kështu pra "fitorja e Romakëve," e shpallur nga Allahu në Kuran dhe e shpallur nga profeti Muhamed mrekullisht doli e vërtetë brenda "3-9 vjet" siç  tregohet edhe në ajete.

Pushtimi i Mekës

Besimtarëve që emigruan nga Meka në Medine deri në atë kohë nuk kishin qenë në gjendje që të ktheheshin.

Ndërsa ishte në Medine Profeti ynë pa  një ëndërr në të cilën besimtarët hynin -I Xhami Haram në siguri dhe vinin rreth e qark Qabes Kab'ah, pranë njëri tjetrin.

All-llahu në ajetin 27 të Sures el-Fet'h shpalli për Profetin tonë dhe e informoi atë se ëndrra e tij ishte e drejtë dhe se besimtarët mund të hyjnë në Mekë, me lejen e All-llahut:

All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, t’i rruani flokët e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).(Sure el-Fet'h, 27)

Dhe me të vërtetë, menjëherë pas kësaj, me Traktatin e Hudejbija dhe hyrjen e mëvonshme të myslimanëve në Mekë, ashtu siç është shpallur në ajet, hynë në- Xhaminë Haram të sigurt.

Në këtë mënyrë, All-llahu ka treguar se lajmi i mirë me të cilin  Ai e frymëzoi Profetin tonë ishte i vërtetë.

Megjithatë, ka një pikë shumë e rëndësishme që duhet të kihet parasysh këtu.

Ekzaminimi më i ngushtë i ajetit 27- të tregon se Surja Fath i referohet një tjetër pushtimi që do të zhvillohet përpara hyrjes në Mekë.

Në fakt, ashtu siç ajetet konfirmojnë, muslimanët së pari morën  Kalanë  Khaybar-së, e cila kishte qenë më parë një kala hebre, dhe pastaj hynë në Mekë.

Fakti që ky informacion iu shpall Profetit tonë nga All-llahu dhe  doli i vërtetë është një mrekulli e madhe që është dëshmuar nga mijëra njerëz.

SI I DINTE PROFETI YNË  GJËRAT E PANJOHURA QË ASKUSH  TJETËR NUK I DINTE.

Meqenëse ai ishte i bekuar nga Allahu, Profeti ynë kishte shumë  njohuri.
Allahu i shpalli atij gjëra që askush tjetër nuk mund t’i dinte.

Profeti ynë u tha shokëve të tij, cilat vende dhe kur do të fitoheshin, madje edhe në një kohë kur nga pika ushtarake, ekonomike dhe politike, muslimanët ende nuk kishin forca për të bërë ndonjë pushtim apo korrur nje fitore.

Pushtimi i Egjiptit, Romës dhe tokave Persiane ishin në mesin e këtyre njohurive sekrete të dhënë atij.

Përveç kësaj, në bazë të haditheve, Profeti ynë e dinte më parë  cili do të vizitojë shtëpinë e tij dhe i cili do të hyjë në dhomën e tij para se ata ta  bënin këtë. Kur një individ ishte vonë, ai menjëherë do të gjente arsyen pse ai ishte vonuar.

Profeti ynë menjëherë i dinte mendimet e këqija të një jobesimtari dhe të atyre që mendonin keq për myslimanët.

Si një bekim nga Zoti ynë, Profeti e dinte se çfarë pyetje do ti bëhej atij që më parë, dhe kështu që jipte përgjigje të përshtatshme.

Hadithet përmbajnë qindra shembuj të këtyre mrekullive. Në njërën prej tyre tregohet se si, Profeti ynë iu përgjigj një pyetje që kishte në mendje Ebu Sufjanit, dhe Ebu Sufjani tha se ai kishte dëshmuar pejgamberllëkun e këtij  individi të shenjtë:

Ebu Sufjani ishte ulur  në një cep të xhamisë. Një ditë Profeti la shtëpinë e tij, i mbështjellë mirë  në rroben e tij. Nga aty ku ishte ulur Ebu Sufjani tha me vete: "Unë pyes veten si mundet ai të jetë një fitues." Profeti iu afrua Ebu Sufjanit dhe duke e prekur  atë në anën e pasme me dorën e tij, i tha : "Unë mundem vetëm  me ndihmën e All-llahut." Ebu Sufjani tha: "Unë dëshmoj se ju jeni i Dërguari i All-llahut." (Haris; Ibn Hajer Askalani 4, Botime Tevhid, 1996, f. 17)

Të gjithë këta shembuj tregojnë se me vullnetin e All-llahut Profeti ynë Muhamed kryeu shumë mrekulli.

Me virtytet e tij morale superiore, frikën ndaj  All-llahut, besim të thellë,  sinqeritet dhe besim në Të, Pejgamberi ynë përfaqëson modelin më të shkëlqyer të  myslimanëve, dhe ishte një mjet ku besimtarët mund të përforconin besimin e tyre me  gëzim dhe entuziazëm.

SI E ZBULOI PROFETI YNË VDEKJEN E PERSIANIT KHOSROUË

Shtatë vjet kishin  kaluar që nga koha që  muslimanët kishin ardhur në Medine.

Profeti u shkroi sundimtarëtve të  vendeve përreth, duke u bërë thirrje atyre për t’u kthyer në Islam.

Disa pranuan menjëherë këtë ftesë, ndërsa të tjerët vazhduan në mohim.

Një nga krerët që Profeti ynë i bëri thirrje për të pranuar Islamin ishte sunduesi persian Parviz Ibn Hurmuz.

Megjithatë, Ibn Hurmuz hodhi poshtë thirrjen e Pejgamberit, dhe miratoi një qëndrim armiqësor ndaj muslimanëve.

Pas marrjes së letrës së Profetit, Hurmuz i shkroi Badhan, guvernatorit të Jemenit të asaj  kohe, dhe i kërkoi atij  qe t’i ndihmonte kundër muslimanëve që t'i nënshtroheshin atij.

Sapo Badhan mori letrën e guvernatorit ai dërgoi një delegacion të  burrave të tij të besuar për të shkuar në Medine për të shqyrtuar situatën.

Profeti e dëgjoi delegacionin e tij dhe, pasi mësoi se ç’kishte në letër, i ftoi ata që të hynin  në Islam.

Profeti i tha të dërguarëve në këtë delegacion këto lajme, të cilat All-llahu i kishte shpallur atij:

"All-llahu do të dërgojë shumë pikëllime ndaj Khosrouit me anë të Shireveyh djalit të tij, i cili do ta vrasë atë në muajin kaq e kaq, në këtë natë, ditë e orë!" (Taberi, 1:260, 3:91 Taberi, Insanu'l-Uyun, 3:292; Suruc Salih, Jeta e Profetit tonë, Yeni Asya Botime, Stamboll, 1998, f. 223)

Profeti ynë gjithashtu i udhëzoi emesarët çfarë ti thonin Badhanit, guvernatorit të Jemenit: "I tregoni Badhanit se feja ime dhe perandoria ime  do të arrijnë përtej mbretërisë  së Khosrouit, dhe i thoni: nga unë:" Hyni në Islami, dhe unë do të konfirmoj në atë qe aktualisht ju jeni, dhe unë do të caktoj mbret mbi popullin e Jemenit. " "(Taberi, 3:91; Suruc Salih, Jeta e Profetit tonë, Yeni Asya Botime, Stamboll, 1998, f. 223-224)

Kështu, të dërguarit u kthyen në Jemen dhe i treguan  Badhanit çfarë i kishte thënë Pejgamberi ynë.

Badhan u impresionua thellësisht nga ajo që dëgjoi, dhe  u shpreh duke thënë, "Këto nuk janë fjalët e një sundimtari. Unë mendoj se ky person është, siç thotë ai, një profet "(Taberi, 3:91, Salih Suruc, Jeta e Profetit tonë, Yeni Asya Botime, Stamboll, 1998, f. 224).

Ai pastaj pyeti njerëzit e tij çfarë ata mendonin për Profetin.

Emisarët  qenë gjithashtu thellësisht të mrekulluar nga madhështia e Profetit tonë, dhe e përshkruan  atë duke thënë, "Ne nuk kemi parë ndonjë sundimtar më madhështor, më të patrembur dhe të pambrojtur si ai. Ai ishte i përulur dhe ecte në mes të popullit. "

Badhani priti për një kohë, i ai dëshironte të shihte nëse fjalët e Pejgamberit lidhur me Khosrouin do të dilnin  të vërteta. Në këtë mënyrë, ai donte  të ishte i sigurt se Profeti ynë ishte i Dërguari i All-llahut.

Pak kohë më vonë, një letër nga i biri i mbretit, Shivereyh, për Badhanin zbuloi një tjetër mrekulli të Pejgamberit: "Unë kam vrarë Khosrouin. Kur letra ime të arrij tek ju, bëni betimin e besnikërisë ndaj meje. Për sa i përket çështjes që Khosroui të shkroi, prisni deri sa të mirrni një tjetër urdhër prej meje, dhe mos mirrni iniciativa "(Taberi, 3:91;. Salih Suruc, Jeta e Profetit tonë, Yeni Asya Botime, Stamboll, 1998 , f. 224)

I zoti i Persisë ishte vrarë nga djali i tij, pikërisht në kohën e saktë dhe në mënyrën e saktë siç ishte përcaktuar nga Profeti ynë.

Sapo Badhan e lexoi këtë letër, ai tha: "Ky person është pa diskutim një profet i dërguar nga Allahu për njerëzimin," dhe u konvertua në Islam.

Badhani ishte guvernatori i parë i emëruar nga Profeti ynë, dhe guvernatori i parë Persian që u bë  musliman.

Ai u pasua nga ABNA-i që jetonte në Jemen.

ÇFARË PROFETI YNË ZBULOI PËR FUNDIN E BOTRAVE

Fundi i Botrave është  një periudhe të që do të zhvillohet në prag të Ditës së Gjykimit.

Shumë nga transmetimet  e Profetit tonë në lidhje me ngjarjet që do të ndodhin gjatë Fundit të Botrave kanë ardhur deri në ditët e sotme.

Fakti se të gjitha ngjarjet janë duke u zhvilluar në ditët tona është edhe një tjetër mrekulli e Pejgamberit.

Profeti Muhamed përshkruan ngjarjet që do të zhvillohet vetëm 1400 vjet në të ardhmen, në detaje të tilla sikur ai t’i  kishte parë vetë me sytë e tij.

Këto janë disa nga shenjat të Fundit të Botrave parathënë nga Profeti ynë dhe që janë duke ndodhur në kohën tonë:

- Lufta Iran-Irak
- Pushtimi  i Afganistanit
- Ndalimi i rrjedhjes së lumit Eufrat
- Eklipset hënore dhe diellore gjatë Ramazanit
- Ngritja e një Komete
- Mësymja Qabes dhe gjakderdhjes pasuese
- Përhapja e masakrave
- Vrasja e Sundimtarët të  Damaskut dhe Egjiptit
- Zhdukja e qyteteve të mëdha
- Shkatërrimi i Bagdadit nga zjarri
- Rindërtimin i Irakut
- Çrregullim në Damask, Irak dhe Arabi
- Vrasja e fëmijëve të pafajshëm
- Rritja e korrupsionit
- Një rritje në numrin e Tërmetet
- Shkatarrimi i  Moralit
- Epidemi
- Paraqitja e Profetëvë të rremë

Të gjitha këto gjëra, të parathëna në hadithet  e Profetit tonë, kanë ndodhur e po ndodhin  njëra pas të tjetrës qysh  nga viti 1400, sipas kalendarit islamik.

All-llahu e mbështeti profetin  Muhamed me mrekulli në Kur'an si dhe e  njoftoi me të fshehtën.

Dhe Profeti ynë zbuloi një numër të dhënash  në lidhje me ngjarjet që do të zhvilloheshin  në të ardhmen e afërt ose të largët.

Dëshmi të tilla  në të vërtetë rrisin  entuziazmin e besimtarëve dhe për pabesimtarët një ndjenjë e  një ndjeshmëri më të madhe për Islamin dhe përfundimisht në një të ardhme të besojnë.

Mënyra se si ngjarjet që dukeshin të  pamundura të ndodhnin  në kohën  e tij, mundësitë që ishin përtej imagjinatës së askujt  në atë kohë, është dëshmi e qartë se Allahu ia dhuroi njohuritë e veçanta Profetit tonë.

SHPËTIMI QËNDRON NË PASIMIN E RRUGËS SË  PROFETIT TONË

Gjatë gjithë rrjedhës së këtij filmi, ne kemi qenë dëshmitarë të një numër mrekullish  që Pejgamberi ynë Muhamed (paqja dhe bekimi iAllahut qofte me te ) kreu  me lejen e All-llahut.

Mrekullitë e kryera nga i dashuri ynë  Profeti Muhammed përfaqësojnë një përgëzim për të gjithë muslimanët, dhe janë ndihmë dhe bekim i mëshirës  së All-llahut.

Këto mrekulli janë të gjitha dëshmi që do të përforcojnë më tej besimin e besimtarëve dhe do të çojnë që ata të aderojnë edhe më fort në Kur'anin e Shenjtë, libër i shenjtë i shpallur Profetit tonë nga Allahu.

Në ditët tona, mënyra për të mbështetur Pejgamberit tonë qëndron vetëm në përputhje të plotë me Kur'anin dhe Sunetin e Profetit tonë, dhe duke ndjekur rrugën e tij e duke  bërë gjithçka në përuthje e drejtim të vlerave morale dhe sjelljeve te tij.

All-llahu do t’i ndihmojë ata që veprojnë kështu, në të njëjtën mënyrë që Ai e mbështeti Pejgamberin tonë, dhe do të sheshoi të gjitha pengesat nga rruga e tyre, dhe do t’i dhurojë të mira kur ata nuk i presin.

Gjëja më e rëndësishme nga  të gjithë, është të fitojmë kënaqësinë e mëshirën e   Zotit tonë, si  dhe Parajsën nëse do të jemi në rrugën e Profetit tonë.

Në Kur'an, Allahu thekson rëndësinë e besimit në Të dhe në të dërguarit e Tij, e mbështesin Profetin dhe në vijim janë në gjurmët e tij. Ai na tregon se pikërisht  këta njerëz do të fitojnë shpëtimin:

"Ata që besojnë në të dhe e nderojnë atë  dhe e ndihmojnë atë, dhe ndjekin dritën që i është zbritur atij, pikërisht ata janë të suksesshmit". "(Sure El-A'raf, 157)


2011-01-03 11:45:04

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top