ZBULOHET NË KİNË, FOSİLİ İ NJË MERİMANGE QË DATON 165 MİLİON VJET MË PARË.

Një fosil 165 milion vjeçarë u zbulua në Daohugou në një rajon në veri të Kinës, i cili përbën mostrën më e vjetër në llojin e merimangave, të zbuluar deri më sot. Po ashtu vlen të theksojmë, se ashtu siç vërehet në fotografi, ky fosil është ruajtur mjaft mirë. Paleontologu Paul Selden, në universitetin e Kansasit shprehet se: “Niveli i ruajtjes së detajeve në këtë fosil është mbreslënës” (Archeology Daily News).

Ashtu siç tregohet në foto, kjo merimangë e cila ka jetuar 165 milion vjet më parë, ka të gjitha tiparet e të njëjtit lloj merimange që jeton edhe sot. Duke mbetur të pandryshuara për miliona vite merimangat paraqesin një “Goditje vdekjeprurëse” për teorinë e evolucionit.

Merimangat gjithnjë na shfaqen me të njëjtat cilësi në fosilet e zbuluara, duke u bërë kështu prova se qeniet e gjalla nuk iu nënshtrokan proçesit të evolucionit, pra qeniet e gjalla nuk evolojnë. Merimanga në figurën më poshtë është 165 milion vjecare e vjetër dhe nuk ka asnjë dallim ndërmjet saj, krahasuar me ato të ditëve të sotme.

 


Fosili një merimange që daton 165 milion vjet më parë.


Një merimangë e cila jeton në ditët e sotme duke qenë identike me merimangën që ka jetuar 165 milion vjet me parë . Pra ajo nuk ka evoluar.


 


2010-10-02 21:01:34

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top