ALLAHU ËSHTË FISNIK DHE PRANON PENDIMIN (TEWBEN)

Askush nga njerëzit në këtë botë nuk janë të mbrojtur nga gabimet, sepse njerëzit janë krijesa që harrojnë dhe shpeshherë gjykojnë gabimisht për disa çështje. Ata ndonjëherë nuk i kushtojnë vëmendje të rëndësishme shumë çështjeve dhe në këtë formë nuk marrin vendime të shëndosha dhe bien në vepra që janë të ndaluara. Për këtë arsye  mëshira dhe dhembshuria e pakufizuar janë begati madhështore. Mëshira e përhershme e Allahut xh.sh. u dhuron njerëzve mundësinë e pendimit që të rikthehen nga gabimet e tyre. Ata të cilët dëshirojnë që sinqerisht të përfshihen në faljen e Allahut xh.sh. kanë mundësi të thirrin në ndihmën e Allahut xh.sh., e Ai u përgjigjet thirrjeve të tyre, sepse Allahu xh.sh i njoftoi robërit e Tij se, Ai është i gatshëm që të falë robërit e tij. Allahu xh.sh. thotë:

“Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh” El Hixhr:49

Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues. En-Nisa:110

Islamia na mëson se askush nga ne nuk është i përkryer ngase secili nga ne është i dobët dhe i ekspozuar për mëkate dhe gabime. Mirëpo, meqë Allahu është Fisnik (Kerim) dhe Falës (Afuv), atëherë nuk ekziston pozicion e as nevojë për pesimizëm nga mëshira e Allahut xh.sh. për çfarëdo lloj të mëkatit dhe gabimit që kemi bërë me apo pa qëllim, sepse Allahu xh.sh. pranon pendimin e atyre që kthehen tek Ai. Është krejt normale dhe e natyrshme se besimtarët islamë shpejtojnë për shmangjen dhe evitimin e të gjitha gabimeve të tyre, derisa që qëndrojnë të pastër brenda kufijve të asaj që ka ligjësuar Allahu xh.sh. . Andaj, pendimi që është kërkim i faljes pas vetëpranimit të mëkatit dhe gabimit është veçuri e muslimanëve. Nga emrat e bukur të Allahut xh.sh. është Tewab, Gaffar, Rrahman, sepse Ai është i prerë në faljen dhe mëshirën e besimtarëve islam që bëjnë teuvbe dhe kërkojnë për të bërë më të mirën. Allahu xh.sh. thotë:

E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues. (El En’am:54)

Një nga shkaqet që e largon njeriun nga thelbi i Kur’anit, është frika nga kryerja e mëkateve. Kur njerëzit bëjnë ndonjë mëkat, ata mendojnë se tani më nuk ka pozicion për pendim, mirëpo ata harrojnë emrin e bukur të Allahut xh.sh. Err-rrahman (Gjithëmëshirshëm) dhe Rrahim (Mëshirëbërës), dhe se Ai na ka informuar se Ai është Falës (Afuv) dhe Fisnik (Kerim). Këto momente të frikës i shfrytëzon djalli duke u thënë: ju jeni mëkatar dhe tani nuk keni ndonjë pozicion që të ngadhënjeni mbi problemet tuaja, pastaj përmes hipokondrisë së tij i bëtë ata që të mendojnë se janë mëkatarë dhe se nuk kanë çfarë të humbin më pas mëkateve të tyre. Pra, djalli shfrytëzon ndjenjën e tyre të mëkatit për ti larguar tërësisht dhe përfundimisht nga Allahu xh.sh.. Mirëpo, si zakonisht mashtrimi i djallit është i dobët, sepse kryerja e ndonjë mëkati nuk nënkuptonë se arritja në rrugën e shëndoshë dhe të vërtetë është absurd, përkundrazi nëse njerëzit kanë bërë mëkat apo ndoshta edhe shumë mëkate, pra në vazhdimësi janë gjetur pran mëkateve, pavarësisht nga kjo, para tyre qëndrojnë rastet dhe mundësit për pendim te Allahu xh.sh. Pavarësisht se për çfar mëkati bëhet fjalë, Allahu na ka treguar përmes Kur’anit se Ai pranon pendimin e vërtetë prej çdokujt që i drejtohet Atij. Allahu xh.sh. thotë:

“E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues”. (El Maide:39)

 “E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet)”. (El Haxhxh:50)

 “Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh”. (El Mulk:12)

Nga mëshira e pakufishme e Allahut xh.sh. është që çdokush prej nesh para vete ka mundësinë e pendimit, si shembull të kësaj po sjellim rastin kur Allahu xh.sh. pranoi pendimin e çifutëve të cilët pasi që Musa a.s. i kishte nxjerrë nga Egjipti, ata kishin ngritur një idhull në formë të viçit dhe e kishin adhuruar. Allahu xhs.h. thotë:

“Dhe kur Musai popullit të vet i tha: “O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është Mëshirues, ndaj pranon shumë pendimin”. (El Bekare: 54)

Pra, Kur’ani Fisnik thotë se Allahu xh.sh. e falë çdokën që pendohet te Allahu xh.sh. me pendim të sinqertë pasiqë të ketë bërë ndonjë gabim apo mëkat duke qenë neglizhent dhe i pakujdesshëm. Allahu xh.sh. i thotë besimtarëve islamë se pavarësisht se cila është shkalla e mëkatit të bërë, ata kanë për detyrim që të mos bien në pesimizëm për mëshirën e Allahut xh.sh., porse të pendohen tek Ai me pendim të sinqertë. Allahu xh.sh. ka thënë:

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” Ez-zumer:53.

 “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë”. (Ez-zumer:54).

 “Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini”. (Ez-zumer:55)

Emri i Allahut “El Gaffar” (shumë falës)  është një nga begatit madhore për botën njerëzore. Andaj, do të ishte irracionale që mëkatarët të mendojnë se pranimi i pendimit të tyre është absurd. Ata të cilët injorojnë mëshirën dhe faljen e Allahut xh.sh.  ata i kanë bërë padrejtësi vetes së tyre, dhe kanë qasje të gabuar ndaj etikës kur’anore. Besimtarët islamë që pendohen te Allahu xh.sh. me pendim të vërtetë, ata ngritën nga gabimet dhe mëkatet e tyre, ata ngritin edhe pozicionet e tyre në botën tjetër, kurse për këtë jetë arrijnë të kuptojnë të vërtetën se janë robërit e Allahut. Pra e rëndësishme është që pendimi të bëhet menjëherë, sepse Allahu xh.sh. ka thënë:

“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha :82)

 “Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron”. (Nur:5)

 “Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim)”.(Taha:112)

 “Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni”. (Nur:56)

 “Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t’ua shlyejmë të këqijat e do t’i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan”. (El Ankebut:7)

 “(ata i luten) që All-llahu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do”. (Nur:38)

Edhe për krah faktit se disa njerëz pendohen me pendim të sinqertë, sërish i përsëritin gabimet, mirëpo megjithatë edhe porta e pendimit është e hapur gjithmonë. Disa njerëz gabimisht mendojnë se ata do të pendohen në moshën më të vjetër, kur të plaken. Kjo është metodë e gabuar dhe është gjest që shpien drejt pasigurisë dhe sinqeritetit në pendim. Allahu xh.sh. thotë:

“Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër” (En-Nisa 17-18).

Duke u bazuar në të tërë këtë që e thamë, konstatohet obligimi për të gjithë besimtarët islam që të përkujtojnë se nuk duhet të bien në dëshprim, hidhërim dhe pesimizëm nëse veprojnë ndonjë gabim, sepse Allahu xh.sh. pranon pendimin e tyre dhe i falë mëkatet e tyre. Pesimizmi dhe dëshprimi nuk janë veti që e kënaqin Allahun, përkundrazi, Allahu xh.sh. na fton që të jemi kë kënaqur, të gëzuar dhe kështu të afrohemi te Allahu xh.sh.. Allahu xh.sh. thotë:

“Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm. O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di. Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindjet e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nur :20-22)

Thënë ndryshe, besimtarët islamë gjithnjë përjetojnë ndjenjën e nderit dhe rrespektit në mëshirën e Allahut xh.sh., sepse ata janë të vetëdojshëm se për të pasur një jetë të hareshme këtë mund ta arrijnë vetëm përmes mnëshirës së Allahut xh.sh.. Prej shkaqeve kryesore për namazet e tyre të vërteta, për besimin e tyre të thellë dhe dëshirat e tyre për falënderim ndaj begative është ndjenja e thellë në momentet kur jetojnë me emrin e Allahut, gjithmëshirshmit, Mëshirëbërësit. Ata janë të cilët zbatojnë dhe implementojnë etikën e lartë Kur’anore. Si rezultat i kësaj ata jetopjnë në panikë, pa hare dhe shpresë të larguar nga të gjitha çështjet e bukura që i dhuron besimi. Kur të bëjnë ndonjë mëkat, ata nuk e dinë se Allahu është Falës i mëkateve, ata nuk kanë në konsideratë se Allahu i falë ata që pendohen dhe se mëshira e Tij përfshinë çdo gjë. Kure besimtarët gjithherë rikthehen te Allahu xh.sh., përmes namazeve të tyre, bëjnë istigfar dhe kërkjojnë faljen nga Allahu xh.sh., sepse ata e dinë se Ai e donë më të mirën për ta. Për këtë arsye i udhëzon në rrugën e drejtë dhe i mbronë nga e keqja dhe ua shpjegon atyre mëshirën dhe vlerën amdhore..Allahu xh.sh. thotë:

Ja, këto që po t’i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtësinë për njerëz. (Ali Imarn : 108)

Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve”. (Ali Imran:182)

Cfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm. (En-Nisa:147)

Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t’ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit. (En-Nisa:83)

Dhe sikur të mos ishin dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin, është i gjithëdijshëm.(En-Nur:10)

Mëshira e Allahut për robërit e Tij është e qartë. Për ti ndihmuar besimtarët që të ndjekin rrugën e drejtë, Allahu zbriti libra të shenjta, dërgoi Pejgamber. Allahu xh.sh. përmes vështirësive, dhembjeve, ankthit, thatësisë, urisë që përmenden në Kur’an, sprovon devotshmërinë e tyre në çdo çast dhe ringjallë shpresat për rikthim te Allahu xh.sh.. Kjo është një manifestim dhe mëshirë për ata që akoma nuk e kanë gjetur rrugën e vërtetë. Kjo u jep atyre një mundësi shtesë për të gjetur rrugën e vërtetë në mënyrë që ata të mund t’i shmangen dënimit të përhershëm të zjarrit të xhehenemit. Allahu xh.sh thotë:

(Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.(El Earaf:130)

Ne do t’u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave). (Es-Sexhde:21)

Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj është vetëm te Zoti juaj, e Ai do t’ju njoftojë me atë që keni vepruar. Vërtet, Ai e di shumë mirë se çka mbajnë zemrat. (Ez-Zumer:07)

Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden). (EL Earaf:94)

Kur’ani na mëson se vështirësitë dhe fatkeqësitë që ndodhin për njerëzit janë vetëm shkak për kthim te Allahu xh.sh. andaj ato nuk duhet mohuar, por duhet penduar te Allahu xh.sh., sepse Allahu xh.sh. krijoi çdo gjë, përfshirë edhe këto ngjarje dhe atë për arsye të shëndoshë dhe të mirë. Allahu xh.sh. thotë:

Dhe kur një grup prej tyre thanë: “Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?” Thanë (këshilluesit): “Arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë që t’u largohen gabimeve”. (El Earaf:164)

Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që të përulen. (El En’am:42)

Kur’ani famëlartë na përshkruan se Allahu xh.sh. i paralajmëron njerëzit që të friken dhe të i rikthehen Atij. Me fjalë tjera, Allahu xh.sh. dëshiron që njerëzit të fusë nën ombrellën e mëshirës së Tij, dhe në Xhenetine Tij, ti falë ata nga mëkatet e tyre dhe tu jap raste tjera që të pendohen në mënyrë që të përfshihen në mëshirën e Tij. Allahu xh.sh. thotë:

Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin. (En-Nahl:61)

Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim. (El Kehf:58).

Për këtë arsye asnjëherë nuk është vonë që njerëzit të bëhen robër të Allahut xh.sh., të pendohen me pendim të sinqertë dhe të kthehen në mëshirën e Allahut xh.sh.. Nuk është patjetër të përqendrohemi te gabimet e të kaluarës, sepse besimtarët islam përmes pendimit mësojnë dhe i braktisin gabimet e tyre. Allahu xh.sh. thotë:

O ju që besuat, mos e mbytni gjahun duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorizimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që e ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke e bërë atë kurban për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërim, këtë për ta shijuar të keqen e punës së tij. All-llahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) All-llahu edënon ashpër. All-llahu mbizotëron (çështjet), hakmerret (me dënim). (EL Maide:95)

Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t’ju zë). (El Enfal:38)

Dhe ata do të klithin aty: “O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!” Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar. (Fatir:37)

Allahu xh.sh. i jep çdo kujt një kohë  përmes së cilës njeriu duhet të arrijë deri ter gjërat e nevojshme, të marrë këshirra dhe kurajo, ashti si përshkruan ajeti 37 i sures fatir. Pra Allahu xh.sh  dërgoi të dërguar që ti paralajmërojë dhe të ruajnë frikën dhe të mabjnë kontrollin e plotë mbi veprimtarinë e tyre.  Mirëpo, edhe për krah kësaj ata të cilët janë këmbëngulës që të vazhdojnë në humnerrën e tyre, atëherë patjetër të paguajnë edhe çmimin për veprat e tyre. Ata nuk janë në vetëdije më mëshirën e gjërë të Allahut xh.sh..

Thuaj: “Atij që është në humbje (në mosbesim), le t’ia vazhdojë atij i Gjithëfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!” (Merjem:75).
 

 


2010-09-25 21:01:15

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top