KA NGA ATA NË BOTËN ISLAME TË CILËT- ALL-LLAHU ËSHTË LARG ASAJ- I PËRSHKRUAJNË VEND TË CAKTUAR ALL-LLAHUT. ALLAHU ËSHTË KUDO, DHE ÇDOKUND ËSHTË PRANIA E TIJ

Prezantuesi: "Mirëdita. A mund të na shpjegoni, ju lutem, kuptimin se All-llahu gjendet kudo?"

Adnan Oktar: Ekzistojnë disa njerëz që nuk e kuptojnë plotësisht këtë. Unë bile nuk kuptoj pse ekziston problem i tillë në botën islame. Këtë gjë vonë e kam kuptuar. Ata këmbëngulin në besimin se All-llahu është diku në qiell – por All-llahu është larg kësaj – që të jetë në një vend të caktuar. Kjo është e gjë e pabesueshme se ata besojnë një gjë të tillë. Kjo është e paimagjinueshme. Me fjalë të tjera, ata i përshkruajnë një vend të caktuar të All-llahut. Ata thonë se All-llahu i Plotëfuqishëm është diku në qiell. Dhe Ai na shikon nga atje, nga larg. Ata thonë se All-llahu është larg. Shikoni, All-llahu thotë në një ajet, në një varg që përmban pohim të qartë; "Unë jam më afër për ju se sa damari i qafës tuaj." E ku është vena afër qafës? Është brenda nesh. Ai thotë se Ai është edhe më afër se kjo. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë All-llahu është kudo.

Prezantuesi: Po, ashtu është. Bile ata edhe shikojnë lart për t'u lutur. Duken sikur janë duke biseduar me All-llahun.

Adnan Oktar: Sigurisht, ata treguan mua një hadith ku thuhet se All-llahu gjendet në qiell. Ata thanë se ishte një vajzë të cilën i dërguari (saas) e pyeti: "Ku është All-llahu?" Ajo u përgjigj: "Në qiell." Dhe Profeti ynë (saas) nuk e kundërshtoi. Ata thonë se hadithi është dëshmi e mjaftueshme. Është e vërtetë, se All-llahu është në qiell. Kudo, Ai është në Merkur, Venerë, Uran, Pluton, Polin e Veriut të Venerës, Polin e Jugut, Ekuatorit, në të djathtë e të majtë. Prandaj, nëse dikush ngritur duart e tij drejt qiellit, nëse ai ndodhet kudo në atmosferë; ngritur duart e tij për t'u lutur si në Hënë, Merkur, Venerë apo Pluton, në çdo vend atje, nga veriu apo jugu apo ekuatori i tyre, e nëse gjithë ngre duart e tyre drejt qiellit, a nuk do të thotë kjo kudo. Ata vetëm mund ta paramendojnë këtë gjë për herë të parë, ashtu siç edhe thashë. Kjo nuk u kishte ndodhur më parë. Ata mendojnë për qiellin nga pozita në të cilën gjenden. Ata thonë se kur janë në një vend të veçantë, qielli është mbi ta. Ata këtë gjë nuk kanë thënë më,  prejse iu tregova këtë gjë. Ishte bile edhe një debat i zjarrtë lidhur me këtë çështje në internet. E vërtetë, unë thashë, ashtu është. Ne me të vërtetë i ngrisim duart tona drejt qiellit. Por njerëzit në Polin e Veriut a nuk i ngrisin duart e tyre, gjithashtu? Njerëzit që shkojnë në Polin e Jugut, ose të Guinean e Re, Bassau në Afrikë apo Tajlandë, kudo, edhe ata të gjithë i ngrenë duart e tyre drejt qielli. Çfarë do të thotë kjo? Kjo globalisht do të thotë, në çdo drejtim. Pasi që edhe engjëjt kudo në gjithësi i ngrisin duart e tyre në qiell, edhe xhinët bile, do të thotë se All-llahu është kudo. All-llahu është i Plotfuqishëm kudo, prandaj, asnjë vend nuk ekziston pa All-llahun. Ai është Zoti i të gjitha gjërave dhe i të gjitha vendeve.

2010-03-18 15:37:57

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top