VESHTIRESITE JANE TE MBARA DHE BURIM I NJE KENAQESIE TE MADHE PER MUSLIMANET

ALL-LLAHU (ZOTI) ka shpallur se AI do t’i provoje njerezit me veshtiresi ne jeten e kesaj bote.Keto veshtiresi dhe fatkeqesi mund t’i ndodhin si Muslimaneve ashtu dhe pabesimtareve.Por ndersa ato kthehen ne nje lloj vuajtjeje per pabesimtaret ne te vertete ato jane te gjitha bukuri te pakrahasueshme per Muslimanet e devotshem te cilet e dine qe ALL-LLAHU i krijon te gjitha gjerat per mire.
Secila prej tyre eshte nje lloj bekimi ne kete bote dhe ne boten e Pertejme,nje mates i vlefshem per shkallen e besimit te tyre dhe nje mundesi per to per te forcuar kenaqesine e tyre,entuziasmin dhe dashurine dhe lidhjet ndermjet tyre.Ne nje ajet kuranor, ALL-LLAHU ka shpallur se mungesat dhe veshtiresite mund t’i ndodhin femohuseve dhe Muslimaneve dhe se AI’’ballafaqon me dite te tilla njerezit me rradhe: 3:140.      Në qoftë se juve u preku çka u dhemb , edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t’u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët. (Sura Ali ‘Imran, 140)
Te testohet me veshtiresi eshte nje pjese e rendesishme e jetes se nje Muslimani.Gjate gjithe jetes se tij ,profeti yne (saas) ishte subjekt i shume pergojimeve ,shpifjeve,I kercenuar me vdekje,dhe I poshteruar shume here nga paganet Mekas dhe dihet qe ai braktisi gjithcka qe ai zoteronte dhe emigroi ne Medina se bashku me shoket e tij.Profeti IBRAHIM (pbuh) e hodhen ne zjarr,Profetin JUSUF (pbuh)   e hodhen ne pus dhe me vone kaloi shume vite ne burg,Profeti Musa (pbuh) u keqtrajtua nga Faraoni dhe u ngriten kurthe per te vrare Profetin Isa(pbuh), por ALL-LLAHU I shkaterroi te gjithe grackat e kurthet per te derguarit eTIJ dhe I ktheu te gjitha veshtiresite ne bukuri per sherbetoret e TIJ te devotshem.AI pershkruan ne detaje ne KUR’AN se si pabesimtaret do te grinin kurthe per Muslimanet, me qellim qe t’ia veshtiresonin atyre.Ne nje ajet AI shpall :
(Sura El-Enfal, 30) 8:30 Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu i asgjësonte, se All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë).
Shqetesime dhe veshtiresi si vrasje ,plagosje,arrestime,mergime apo burgosje mund te ndodhin ne cdo kohe ne jeten e Muslimanit.
Por te gjitha shqetesimet e veshtiresite ndodhin vetem nese ALL-LLAHU urdheron,ajo vepron ne favor te se drejtes se Muslimanit qe nga fillimi dhe ajo eshte duke shkuar ne destinacionin e saj te caktuar qe me pare qe ne nisje .Dhe te gjitha keto jane te gjitha burime kenaqesie per Muslimanet.Eshte shpallur ne nje ajet se si Muslimanet I pergjigjen kercenimeve dhe frikesimeve: 3:173. E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!” Sura Ali ‘Imran, 173) 

ZOTI i shperblen ato Muslimane qe kane morale e virtyte te shkelqyera si me poshte: 3:174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh. (Surah Ali ‘Imran, 174)Sikurse eshte shpallur ne keto ajete besimi i Muslimaneve dhe kenaqesia e besimit rritet ne baze te fatkeqesive qe ato perballojne.Pabesimtaret kane qellim te keqen per besimtaret por perkunder deshirave te tyre,planet e tyre dashakeqe shkojne ne favor te besimtareve dhe rezultojne ne favor te besimtareve duke qene se besimtaret jane te bekuar nga ALL-LLAHU dhe se asnje e keqe nuk i arrin ‘’KY eshte nje nga manifestimet e AL-LLLAHUT se si kurthet ,grackat e pabesimtareve kurre nuk do te kene sukses.ALL-LLAHU ka shpallur se pabesimtaret vete do te jene ato qe do te vuajne zhgenjimin perfundimtar per shkak te kurtheve qe ato thuren: 21:70.     Ata deshën t’i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit( Sura El Enbia) 

2010-03-11 20:49:19
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top