Evropa – Luftë e drejtë, armë e gabuar

Bota po përjeton shndërrim të ashpër ideologjik, ndikimet e thella të të cilit mund të ndihen veçanërisht në Evropë. Një prej shembujve të këtyre ndryshimeve është ndryshimi kohëve të fundit i ligjit austriak mbi Islamin. E përballur me një bartës problemesh si mendimet radikale, ksenofobia (urrejtja për të huajt) për shkak të së cilës elementët rracistë po fitojnë terren  politik, a do të mundë Evropa të arrijë synimet e saj përmes ligjesh të tilla?

Ligji, i cili  e bën të detyrueshme për të gjitha shoqatat Islamike në Austri të jenë anëtarësuar tek Bashkësia Austriake e Besimit Islam dhe për personelin që vjen nga jashtë dhe që e marrin rrogën nga vendet prej nga janë, të rikthehen brenta vitit në ato vende, ka marrë një kritikë të posaçme nga Turqia, ngase prej 300 imamëve në Austri, 63 janë turq. Brenda fushëveprimit të ligjit, tekstet  kuranike duhet patjetër të përdoren në përkthimin gjermanisht dhe e vetmja gjuhë zyrtare në qendrat Islamike patjetër të jetë gjermanishtja.

Synimi i këtij ligji është të parandalohet radikalizimi i të rinjve. Qeveria austriake është e shqetësuar rreth subjektit në fjalë, pasi në raportin e saj të fundit, Agjencia Austriake për Mbrojtje Shtetërore dhe Kundërterrorizëm ka paralajmëruar se Austria është një prej bazave kryesore të Islamit radikal në Evropë. Fushëveprimi i ligjit është i një rëndësie të madhe për muslimanët në Evropë, sepse pas Austrisë, edhe Gjermania ka filluar tani të punojë mbi një ligj të ngjashëm.

Ne mund të vlerësojmë pikat e diskutura më lart dhe të kritikuara prej qarqeve islamike, veçanërisht Drejtoria Turke e Çështjeve Fetare, si më poshtë: Kritika më e rëndësishme ka qenë, “ Nuk mund të ketë një Islam të veçantë vetëm për Austrinë. Islami është universal”. Kjo, afër mendsh që është e vërtetë. Megjithatë, kur shikojmë vendet muslimane sot, interpretime të shumëllojshme janë prodhuar në emër të Islamit, dhe ka bashkësi që zbatojnë forma të ndryshme të ligjit të Shariatit, të cilët quajnë si të vërtetë vetëm versionin e tyre, ndaj kështu janë edhe në konflikt me muslimanët e tjerë. Kjo mund të ketë vetëm një domethënie; Kurani që e bën Islamin universal është braktisur. Qeveria  austriake, sipas gjithë gjasave, kërkonte t’i pamundësojë këto interpretime të ndryshme që të mbërrijnë në vend, arësye për  të cilat ajo u ka mbyllur derën imamëve, teksteve dhe gjuhëve të huaja. Ajo don të sigurojë që arësimi Islam të jepet përmes një burimi të vetëm, dhe të japë një edukim Islam i spastruar nga elementët radikalë. Ndonëse grupe të ndryshme muslimane janë kritikë për arësye të lloj-llojshme, është një element  që e justifikon synimin. Por, nëse Austria synon të krijojë një interpretim krejt të ri të Islamit me “Edukim Islamik i spastruar prej elementëve radikalë të tij”, ajo nuk do mund të arrijë rezultate kundër radikalizmit nëpërmjet asaj mënyre. Ajo veç do të shtojë edhe një tjetër interpretim të Islamit mbi mjaft sosh ekzistues. Dhe sado masa artificiale mund të marrë ajo, njerëzit e gatshëm ndaj radikalizmit do të vazhdojnë të zgjedhin alternativën më të dhunshme të mundshme. Ligjet kombëtare nuk mund ta parandalojnë atë.

Nëse qeveria austriake përnjëmend dëshiron të evitojë radikalizmin, ajo duhet të përqëndrohet  tek arësimi Islamik bazuar mbi mësimet e vërteta të Kur’anit. Ai edukim do të ketë një ndikim të tillë tek muslimantë saqë do të jetë e pamundur për një të ri që e kupton domethënien  e vërtetë të Kuranit të rikthehet tek radikalizmi.

Një edukim i tillë do të ketë dobi për popullatën më së shumti katolike të Austrisë. Fakti është se muslimanët dhe Islami kanë qenë pjesë e Austrisë qysh prej 1912, kur Islami u njoh si fe zyrtare. Bashkësitë Islame të edukuara mbi bazat e Kur’anit mund t’i japin një ndihmesë të madhe Austrisë si komunitete me cilësi të lartë dashamirëse, paqësore, artistike e kulturore. Ata mund të shndërrohen në një element që e pasuron Austrinë kulturalisht dhe nga ana njerëzore që forcon vëllazërimin. Kjo është e mundur vetëm nëpërmjet zbatimit të modelit Kur’anor.

Duke ndaluar tekste apo imamë të huaj mund të mos prodhojë efektin e dëshiruar në luftën kundër radikalizmit

Le ta bëj të qartë se përpos neneve kundërthënës, ligji austriak mbi Islamin përmban gjithashtu ato nene që janë mbrojtës të muslimanëve. Këto përfshijnë festat fetare për muslimantë, praninë e zyrtarëve fetarë në kazermat ushtarake, spitale dhe burgje, hapjen e vorrezave muslimane dhe thertoreve hallall të bagëtisë. Vendimi pë të hapur një Fakultet Teologjik pranë Universitetit të Vjenës lë vend për t’u gëzuar. Gjëja e rëndësishme është, sërish, të jepet edukim Islam sipas mësimeve të Kur’anit.

Këtu lypset të bëhet e qartë se marrja e masave nën maskën e luftës kundër radikalizmit ka një rrezik të madh ta shpjerë Austrinë në miratim të armiqësisë ndaj Islamit dhe në një vijë  rraciste. Kjo tashmë ka infektuar një numër mjaft të madh të rinjsh në Evropë. Dhe në shënjestër nuk janë vetëm Muslimanët.

Nëse armiqësia ndaj Islamit dhe rracizmi përhapen gjithandej Evropës, atëherë kjo e fundit do të bjerë nën kontrollin e një brezi pa dashuri, e pashpirt. Në të njëjtën kohë, kjo do të thotë që Evropa të humbasë vlerat e vetë saj, duke mbetur e izoluar dhe me urrjetje të sforcuar. Ata që nuk janë dashamirës ndaj të tjerëve dhe që marrin një vijë që i kthen shpinën Allahut, në përgjithësi u mungon edhe aftësia për të dashur njëri-tjetrin Kjo mund të shpjerë në fundin e vlerave njerëzore në Evropë dhe jo, sikurse pandehin disa, fundin e Islamit.

Le të mbajmë në mendje se kundërshtimi i radikalizmit është i drejtë dhe i duhur, por armiqësia ndaj Islamit do ta bëjë të pamundur zgjidhjen e këtyre problemeve. Prandaj, vendet që miratojnë ligje mbi Islamin duhet ta bëjnë këtë dallim të rëndësishëm. Synimi dhe dëshira jonë është të shohim konceptin e Islamit të ngadhnjejë dhe kështu ta bëjmë Evropën e dashur edhe më të dashur. 

http://botapress.info/harun-jahjaevropa-lufte-e-drejte-arme-e-gabuar/

2015-03-30 23:29:48
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top