Rruga e Re e Mëndafshit....

Kina don të nisë një projekt të ri për të ringjallur rrugën historike të Mëndafshit për të bashkuar Lindjen me Perëndimin. Bëhet e ditur se rreth $40 miliardë janë buxhetuar për hekurudhën dhe atë automobilistike të planifikuara brenda këtij projekti. Plani gjithashtu përfsshin një marrveshje shkëmbimi të lirë të Azi-Paqësorit dhe një fond prej $500 miliardë nga Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore (Asian Infrastructure Investment Bank).

    Në kuadër të këtij projekti, investimet do të bëhen sidomos në vendet e Azisë Qendrore. Hekurudhat dhe autostradat që arrijnë Turqinë nga Kyrgistani, Kazakistani, Uzbekistani dhe Irani do të zgjaten prej aty gjer në Ballkan, Moskë dhe Evropë. Në këtë mënyrë, Azia Qendrore, një vend i qetë sot, do të bëhet një qendër «për energjinë dhe transportin». Ne shpresojmë që ky zhvillim do të paraqesë një nismë të rëndësishme për të bashkuar Azinë Qendrore me pjesën tjetër të botës. Hapja e rrugës për shkëmbim të lirë dhe lëvizje të lirë do të thotë rigjallërim i rajonit.

   Në të njëjtën mënyrë, mallrat e vendeve aziatike është planifikuar të barten përmes rrugëve detare për në Kenia, Xhibuti dhe Kanali i Suezit, dhe prej aty, në Greqi, Itali e matanë Mesdheut.

   Kina tashmë ka një hekurudhë prej 11.483 km të gjatë në përdorim që shtrihet nga Jiuu gjer në Madrid. Me anë të projektit të ri të Rrugës së Mëndafshit, Kina dëshiron posaçërisht të sigurojë qasje në vendet arabe dhe të Lindjes së Mesme dhe kështu t’i kalojë mjaft prej mallrave të saj të eksportit nga rrugët detare – e cila bart mjaft vështirësi – në rrugë tokësore.

   Projekti pritet të rrisë shkëmbime tregtare, kulturë, turizëm dhe zhvillim infrastrukturor nëpër të gjithë rajonet ku ajo kalon. Me këtë synim të përshkruar prej krerëve kinezë si «Rrypi Ekonomiki Rrugës së Mëndafshit», një sipërmarrje që do të lidhë përfundimisht Oqeanin Paqësor me Detin Balltik dhe Azinë Lindore me Azinë Jugore, Lindja e Mesme dhe Mesdheu do të dalin në pah.

   Projekti do të jetë dobiprurës, jo vetëm për Kinën, por edhe për Sh. B.A-të, Rusinë, vendet e  BE-së, Azinë dhe vendet Islamike. Shkëmbimi i ndërsjelltë përmes rrugëve të sigurta e të arësyeshme është në interes të gjithëkujt. Kështu, Projekti i Rrugës së Re të Mëndafshit mbështetet edhe nga Turqia e Amerika.

   Nga ana tjetër, vendet aziatike që duan të bëjnë biznes me Evropën do t’u duhet të plotësojnë standardet e cilësisë së BE-së, që edhe në vetëvete do të japë rezultate pozitive. Kriteret e BE-së, posaçërisht në lidhje me sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, cilësinë e jetës dhe shërbimet infrastrukturore janë një model i përkryer për botëne sotme. Të gjithë e dinë se në çdo vend aziatik ka mangësi, që nga të drejtat e njeriut tek demokracia, nga ligji tek çështjet e kushtetutës. Nëse Kina dhe vendet e tjera aziatike do të përmirësonin marrdhëniet dhe shkëmbimin tregtar me botën, sidomos me Evropën në veçanti, gjë që u duhet patjetër – ata lypset të bëjnë një demokraci alla-evropiane të mbizotërojë edhe nëpër të gjithë rajonin.

  Teksa Rruga e vjetër e Mëndafshit është bërë një rrugë për shkëmbim droge, trafikimi qëniesh njerëzore dhe spastrim parashë në epokën tonë, është shumë e rëndësishme të merren masa parandaluese ndërkombëtare kundër këtyre dukurive në Rrugën e Re të Mëndafshit. Një prej shqetësimet më të mëdha të Evropës është bërja biznes me vende të një kulture të pazhvilluar të demokracisë, që vazhdon të jetë në duart e regjimeve shtypëse. Në të njëjtën mënyrë, organizatat kriminale të tipit mafioz që mbajnë nën ndikim rajonin, janë një tjetër shkak shqetësimi. Prandaj, projekti i ri mund të përdoret si mjet i mirë për ta tërhequr rajonin në rrugën e demokracisë për shkak të obligimittë tyre për t’u hapur vetë ndaj botës.

   Një prej pjesëve më të rëndësishme të projektit të ri është rajoni Xingxhiang i Kinës. Është e një rëndësie mjaft të madhe që tensioneve të rajonit të Xingxhiangut t’u jepet fund, në mënyrë që Kina ta zbatojë projektin si duhet. Projekti njëkohësisht mund të shndërrohet në një mundësi e përsosur për turqit ujgurë për të shijuar dobi të mëdha. Rajoni, duke u bërë pjesë e Rrugës së Re të Mëndafshit, do të thotë se edhe ujgurët do të hapen drejt pjesës tjetër të botës.

   Gjithashtu, është edhe çështja e modernizimit të rajonit dhe i bërë më efikas në të gjitha aspektet nëpërmjet ndërtimit të stabilimenteve e rrugëve të reja dhe shërbimeve infrastrukturore. Nuk ka arësye që pajtimi mes kinezëve dhe ujgurëve turq të jetë i pamundur nëse ata e trajtojnë njëri-tjetrin me ngrohtësi e mirëkuptim. Kina mund t’i eleminojë tensionet duke e lejuar popullsinë muslimane atje të jetojë sipas dokeve dhe zakoneve të tyre, dhe se njerëzit e rajonit mund të bëjnë të njëjtën duke mësuar kinezçen si një gjuhë zyrtare dhe duke iu përshtatur politikave të jashtme të Kinës.

  Krahas kësaj, Kina duke zbatuar një demokraci të përparuar të stilit evropian, duke hequr dënimin me vdekje dhe përshtatur norma transparente ligjore, gjithashtu do të sigurojë përfitime të mëdha për vendin. Një Kinë plotësisht e besueshme për Perëndimin do ta bënte atë një vend të lirive me një ekonomi shumë më të mirë dhe me një përparim tejet në rritje.

 

Në përfundim:

Rrugët kanë qenë gjithmonë një mënyrë e mirë për të lidhur vende, popuj dhe kontinente të ndryshme. Rivendosja e rrugës së lashtë 2500 vjeçare të Mëndafshit, e cila ka qenë e përdorshme për të përcjellë teknologji, dituri dhe kulturë, është një projekt i përkryer në atë aspekt. Vërtet, rruga në atë kohë lidhte qytetërimet e Anadollit, Romës, Egjyptit, Kinës, Iranit, Indisë dhe Mespotamit përgjatë shtrirjes së saj.

  Është në dorën tonë që Rrugën e Re të Mëndafshit ta shndërrojmë në një «Rrugë të miqësisë dhe dashurisë». Prandaj ,është e një rëndësie të madhe për shtetet në fjalë të mblidhen bashkë rreth një projekti kaq të stërmadh me qëllim që qytetërimet të përqafojnë njëri-tjetrin me dashuri në vend të tezave të ftohta të përplasjes së qytetërimeve.

2015-01-05 16:18:01

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top