NË KURAN, ÇDO POPULL KA PASUR NJË PRIJËS

 

HADITH: I dërguari (pqmt) ka thënë: “Nëse jeni tre vetë, caktoni njërin nga ju që të jetë prijës. (Munavi, Feidhul Kadir, I, 431 (Muslimi, Nesaiu, Ahmedi)

ÇDO BASHKËSI E NJERËZVE KA NJË PRIJËS

(Përkujto) Ditën kur do të thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije. (Isra, 71)

PROFETI IBRAHIM (A.S.) ISHTE BËRË PRIJËS I NJERËZIMIT

Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e Ai i tha: "Unë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit!" Ai tha: "(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi!" (Zoti) Tha: "Mirësinë Time nuk mund ta gëzojnë mizorët!" (Bekare, 124)

ATA QË JANË PËRGJEGJËS

O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësve nga ju... (Nisa, 59)

Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, sikur t'ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). ... (An-Nisa, 83)

DIJETARËT E DEVOTSHËM (NJOHËSIT E DITURISË HYJNORE)

Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamerët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e Allauhut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues. (Surat al-Mai’da /44)

NË KURAN, MUSLIMANËT LUTEN QË TË BËHEN SHEMBULL PËR TË DEVOTSHMIT

…ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit". (FurKan, 74)

 

MBRETI I EGJIPTIT: PROFETIT JUSUF (A.S.) I ËSHTË DHËNË POZITË E LARTË SI KËSHILLTAR I BESUESHËM

Mbreti tha: "Me sillni mua atë, theshtë ta veçoj për veten time!" (ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke pozitë dhe je i besueshëm".

(Jusuf 54)

PROFETI JUSUF (A.S.) BËHET PËRGJEGJËS (MENAXHER)

Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm". (Jusuf, 55)

ALLAHU I JEP PUSHTET PROFETIT JUSUF (A.S.)

Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mira tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve. (Jusuf,  56)

FORCA E DHULKARNEJNIT

Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me shpallje)". Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund të arrijë. (Kehf, 83-84)

FARAONI UDHËHEQ POPULLIN E VET NË KËTË BOTË DHE NË DITËN E KIAMETIT

Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhërit të faraonit, po urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.

Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe i fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.

 (Hud,97-98)

BIJTË E ISRAILIT KËRKOJNË NJË SUNDUES NGA ALLAHU

A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguarit të tyre (Shem'unit): "Cakto për neve një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut!"… (Bekare, 246)

TALUTI SI SUNDUES

Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore!" All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm. (Bekare, 247)

SHENJA E SUNDIMIT

Pejgamberi i tyre u tha: "Shenjë e sundimit të tij është që t'ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt, dhe që në te gjeni qetësim (shpirtëror) nga Zoti juaj, e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S'ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju". (Bekare, 248)

XHALUTI (GOLIATI): UDHËHEQËS I USHTRISË

E kur dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: "Zoti ynë! na dhuro durim! na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve! (Bekare, 250)

MBRETËRIT E BIJËVE TË ISRAILIT

Përkujto (O i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: "O popull imi, përkujtojeni dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur në mesin tuaj dërgoi pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk i dha askujt nga popujt. (Maide, 20)

PROFETI SULEJMAN (A.S.) SI UDHËHEQËS

Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarëve), se për Zotin ne do t'u vijmë atyre me një ushtri, së cilës ata nuk do të mund t'i bëjnë ballë dhe do t''i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar! (Neml, 37)

PROFETI SULEJMAN (A.S.) SI UDHËHEQËS USHTRIE

E Sulejmanit ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin. (Neml, 17)

PROFETI SULEJMAN (A.S.) KISHTE KËSHILL

 Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: "Unë do ta sjellë atë ty, para se të ngritesh nga vendi yt (në Këshill), unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!" (Neml, 39)

UDHËHEQËS I MILINGONAVE

Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur". (Neml 18)

UDHËHEQËSE FEMËR: MBRETËRESHA E SEBËS

Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (Popullin e Sebes) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh. (Surat an-Naml,  23)

Ajo tha: "O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timën se unë nuk do të vendosi asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!"

Ata (paria) i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!"

Ajo tha: "Kur sunduesit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!"

PROFETËT SI UDHËHEQËS TË MUSLIMANËVE

Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërgarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët. (Teube, 33)

SUNDIMI I BOTËS NGA UDHËHEQËSIT: ATYRE QË U ËSHTË DHËNË PUSHTETI

E Ne duam t'i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë trashëgues, dhe atyre t'u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t'ua tregojmë atë që ruheshin (ia kishin frikën). (Kasas, 5-6)

…dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.

Të tillët janë mu ata trashëgimtarët.

 (Mu’minunë, 9-10)

…Ai (faraoni) tha: "Do t'ua mbysim djemtë e do t'i lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi ta".

Popullit të vet Musai i tha: "Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe keni durim. S'ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që nga robët e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit.

 (A’raf / 127-128)

Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë.

Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.

 (Enbija’, 105-106)

E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata. (Surat al-A’raf, 137)

SI SHËMBËLLTYRË (UDHËHEQËS SHEMBULLORË)

Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë. (Enbija’, 73)

PARIA E RREMË

Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): "Mos paqin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!" Ata janë që do të digjen në zjarr. Ata (të shtypurit) thonë: "Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!" Sa vendqëndrim i keq është!

 (Sad, 59-60)

ZËVENDËSUESIT (SUNDUESIT) NË BOTË

Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t'ju sprovuar në atë që ju dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues. (En’am, 165)

Ata (populli i Musait) thanë: "Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe". Ai (Musai) tha: "Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e ju do t'ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t'ju shikojë se si ju veproni". (A’rafë, 129)

Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni. (Junus, 14)

A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni. (Surat an-Neml, 62)

Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë,… (Surah Fatir, 39)

DAVUDI (A.S.) SI ZËVENDËSUES (SUNDIMTAR)

O Davud: "Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve… (Sad, 26)

NJERËZIT E HUDIT, SUNDIMTARË 

Përkujtoni kur Ai ju bëri sundimtarë pas popullit të Nuhut dhe ju shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim. (A’rafë,69)

NJERËZIT E THEMUDIT, SUNDIMTARË 

Përkujtoni All-llahun kur Ai ju bëri sundimtarë pas Adit, ju vendosi në tokë. (A’rafë,74)

NJERËZIT E NUHUT, SUNDIMTARË 

E ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin bashkë në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues)… (Junus,73)

AJETET KURANORE PËR LUTJEN DHE PRITJEN E SHPËTUESIT (UDHËHEQËSIT)

Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!" (Nisa’, 75)

Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut?!" Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!" (Bekare, 214)

2013-02-25 15:07:38

Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top