Lejl ( 21 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!

2 . Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!

3 . Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!

4 . Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.

5 . E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,

6 . Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,

7 . Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.

8 . E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),

9 . Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,

10 . Ne do ta përgatisim për më të vështirën.

11 . E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket.

12 . Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë.

13 . Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.

14 . Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.

15 . Që aty nuk hyn tjëtër, pos atij që është më i prishuri.

16 . I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.

17 . Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.

18 . Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,

19 . E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.

20 . Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit,

21 . Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi!

 

 

 

In this page you can listen Lejl in English, Lejl and read and download Lejl in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Lejl translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Lejl in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top