Beled ( 20 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Betohem në këtë qytet!

2 . E ti je që gjendesh në këtë qytet!

3 . Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!

4 . Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.

5 . A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?

6 . E thotë: "Unë kam shpenzuar shumë pasuri!"

7 . A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?

8 . A nuk i dhamë Ne atij dy sy?

9 . Edhe gjuhë e dy buzë?

10 . Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.

11 . E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafmalit).

12 . E ç'gjë të mësoi ty se ç'është Akabe (rruga e vështirë)?

13 . Është lirimi i një skllavi,

14 . Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:

15 . Ndonjë jetimi që është i afërt,

16 . Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.

17 . E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).

18 . Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.

19 . Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës.

20 . Kundër tyre është zjarri i mbyllur.

 

 

 

In this page you can listen Beled in English, Beled and read and download Beled in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Beled translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Beled in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top