A'la ( 19 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!

2 . I cili krijoi dhe përsosi,

3 . Dhe i cili përcaktoi e orientoi,

4 . Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës;

5 . E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.

6 . Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur'anin).

7 . Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.

8 . Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.

9 . E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.

10 . Do të këshillohet ai që ka frikë,

11 . E do t'i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,

12 . I cili do të hyjë në zjarrin e madh.

13 . Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.

14 . Ka shpëtuar ai që është pastruar.

15 . Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.

16 . Po ju i jepni përparësi jetës së kësaj bote,

17 . E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.

18 . Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:

19 . Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.

 

 

 

In this page you can listen A'la in English, A'la and read and download A'la in English veya yükleyebilirsiniz. You can download A'la translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of A'la in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top