Buruxh ( 22 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Pasha qiellin me plot yje,

2 . Pasha ditën e premtuar,

3 . Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!

4 . Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,

5 . Të zjarrit më plot lëndë djegëse,

6 . Kur ata rrinin ulur rreth tij,

7 . Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.

8 . E nuk patën pse t'i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,

9 . Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.

10 . Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.

11 . Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh.

12 . Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.

13 . Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.

14 . Ai është që falë mëkatet, është i dashur.

15 . Është i zoti i Arshit, të madhëruar!

16 . E punon atë që dëshiron.

17 . A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,

18 . Të faraonit dhe të Themudit?

19 . Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.

20 . Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t'i shpëtojnë)!

21 . Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur'an i famshëm.

22 . Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).

 

 

 

In this page you can listen Buruxh in English, Buruxh and read and download Buruxh in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Buruxh translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Buruxh in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top