Inshikak ( 25 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Kur të pëlcet qielli.

2 . T'i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi.

3 . Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.

4 . E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,

5 . Dhe t'i bindet Zotit të saj, ashtu i takoi.

6 . O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.

7 . E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,

8 . Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,

9 . Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.

10 . E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,

11 . Ai do t'i ndjellë vetës shkatërrim,

12 . Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.

13 . Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,

14 . Dhe ka menduar se nuk ka për t'u kthyer.

15 . Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.

16 . Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,

17 . Dhe në natën dhe çka ajo tubon,

18 . Dhe në hënën kur ajo është e plotë.

19 . Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.

20 . E, çka kanë ata që nuk besojnë?

21 . Dhe kur u lexohet atyre Kur'ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?

22 . Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?

23 . E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!

24 . Lajmëroji, pra me një dënim të dhëmbshëm.

25 . Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!

 

 

 

In this page you can listen Inshikak in English, Inshikak and read and download Inshikak in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Inshikak translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Inshikak in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top