Mutaffifin ( 36 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.

2 . Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë,

3 . E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.

4 . A nuk e dinë të tillët se kanë për t'u ringjallur?

5 . Në një ditë të madhe,

6 . Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.

7 . Jo, të mos rrinë gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).

8 . E, ku e di ti se ç'është Sixhxhin-i?

9 . Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).

10 . Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.

11 . Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.

12 . E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.

13 . E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: "Legjenda të të parëve!"

14 . Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.

15 . Jo dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.

16 . Pastaj ata do të hyjnë në Xhehennem.

17 . Dhe do t'u thuhet: "Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!"

18 . Jo, nuk janë të njejtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!

19 . E ku e di ti se çka është Il-lijjunë?

20 . Është një libër i qendisur qartë.

21 . Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit.

22 . E s'ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në Xhennet).

23 . Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.

24 . Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.

25 . U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.

26 . Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.

27 . Dhe përzierja e asaj pije është me tesnim (uji më i mirë).

28 . Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.

29 . Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.

30 . Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.

31 . E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.

32 . Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: „S'ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!"

33 . Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si rojë të atyre (besimtarëve).

34 . E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.

35 . Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.

36 . A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)

 

 

 

In this page you can listen Mutaffifin in English, Mutaffifin and read and download Mutaffifin in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Mutaffifin translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Mutaffifin in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top