Infitar ( 19 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . E kur të çahet qielli.

2 . Dhe kur të shkapërderdhen yjet.

3 . Dhe kur të përzihen detet.

4 . Dhe kur të trazohen varret.

5 . Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!

6 . O ti njeri po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?

7 . I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.

8 . Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!

9 . Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.

10 . Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!

11 . Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.

12 . Ata e dinë se çka punoni.

13 . E s'ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).

14 . Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.

15 . Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).

16 . Dhe nuk kanë të larguar prej tij.

17 . E ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit?

18 . Përsëri, ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit?

19 . Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!

 

 

 

In this page you can listen Infitar in English, Infitar and read and download Infitar in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Infitar translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Infitar in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top