Tekwir ( 29 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),

2 . Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur),

3 . Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),

4 . Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,

5 . Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar).

6 . Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakruar,

7 . Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar.

8 . Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,

9 . Për çfarë mëkati ato janë mbytur,

10 . Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,

11 . Dhe kur qielli të jetë hequr,

12 . Dhe kur Xhehennemi të jetë ndezur fort,

13 . Dhe kur Xhenneti të jetë afruar,

14 . Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).

15 . Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),

16 . Që udhëtojnë e fshihen (si dreni në strofkë),

17 . Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.

18 . Pasha agimin kur ia shkrep!

19 . S'ka dyshim se ai (Kur'ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).

20 . Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.

21 . Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.

22 . Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)!

23 . Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.

24 . Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).

25 . Dhe ai (Kur'ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!

26 . Pra, ku jeni, kah shkoni?

27 . Ai (Kur'ani) s'është tjetër pos këshillë për njerëzit!

28 . Për atë nga mesi që dëshiron të gjendet në të vërtetën.

29 . Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!

 

 

 

In this page you can listen Tekwir in English, Tekwir and read and download Tekwir in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Tekwir translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Tekwir in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top