Nazi'at ( 46 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!

2 . Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!

3 . Dhe ata që notojnë me shpejtësi!

4 . Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!

5 . Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!

6 . Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.

7 . Që pas saj pason tjetra.

8 . Atë ditë zemrat janë të tronditura.

9 . Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).

10 . Ata (idhujtarët në dunja) thonë: "A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?"

11 . A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?"

12 . Ata thanë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!"

13 . Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).

14 . Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.

15 . A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?

16 . Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).

17 . Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.

18 . Dhe thuaj: "E ke ndër mend të pastrohesh?"

19 . Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t'ia keshë frikën Atij!

20 . Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.

21 . Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.

22 . Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.

23 . I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.

24 . E u tha: "Unë jam zoti juaj më i lartë!"

25 . Atëherë All-llahu tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.

26 . Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.

27 . A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!

28 . Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.

29 . Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.

30 . E pastaj tokën e sheshoi.

31 . Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.

32 . Kurse kodrat ia përforcoi.

33 . Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.

34 . E kur të vijë vala e madhe (kijameti),

35 . Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.

36 . E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.

37 . E për sa u përket atij që ka tepruar.

38 . Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,

39 . Xhehennemi do të jetë vendi i tij.

40 . E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,

41 . Xhenneti është vendi i tij.

42 . Ty të pyesin për kijametin: "Kur do të ndodhë ai?!"

43 . Po, në çfarë gjendje je ti t'ua përkutosh atë?

44 . Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.

45 . Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.

46 . Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t'u duket sikur nuk kan jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.

 

 

 

In this page you can listen Nazi'at in English, Nazi'at and read and download Nazi'at in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Nazi'at translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Nazi'at in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top