Insan ( 31 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte fare si një diçka i përmendur.

2 . Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.

3 . Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.

4 . Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë, pranga e zjarr.

5 . S'ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra brenda saj është nga kafuri (aromatik).

6 . Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë kutë duan.

7 . Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.

8 . Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.

9 . Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.

10 . Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë vështirë.

11 . Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.

12 . Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi.

13 . Aty janë të mbështetur në koltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.

14 . Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.

15 . Dhe atyre u bëhet shërbim me enë dhe me gota të tejdukshme.

16 . Të tejdukshme nga argjenti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).

17 . Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë aromatike).

18 . (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).

19 . Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t'i kundrosh të duken si margairtarë të derdhur.

20 . Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pauri) të madh.

21 . Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjentë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë pije të pastër.

22 . Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i pranishëm.

23 . Ne të shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë).

24 . Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.

25 . Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.

26 . Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.

27 . Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.

28 . Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.

29 . Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.

30 . Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.

31 . Ai vetë që do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.

 

 

 

In this page you can listen Insan in English, Insan and read and download Insan in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Insan translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Insan in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top