Muzemmil ( 20 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . O ti i mbështjellë!

2 . Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.

3 . Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.

4 . Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje.

5 . Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).

6 . E s'ka dyshim se akiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.

7 . Vërtet, Ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).

8 . Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!

9 . Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merrë për mbështetje.

10 . Dhe kij durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.

11 . Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.

12 . Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.

13 . Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.

14 . Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.

15 . Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.

16 . E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.

17 . Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t'i bëjë pleq?

18 . Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.

19 . Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.

20 . Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t'i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kur'an sa t'ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryene me rregull faljen, jepni zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!

 

 

 

In this page you can listen Muzemmil in English, Muzemmil and read and download Muzemmil in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Muzemmil translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Muzemmil in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top