Nuh ( 28 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): "Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t'i godasë dënimi i rëndë!"

2 . Ai tha: "O populli im, unë jam i dërguar te ju, jam i qartë.

3 . Adhurojeni All-llahun, keni frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.

4 . Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini".

5 . Ai tha: "O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.

6 . Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.

7 . Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t'u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.

8 . Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.

9 . Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi".

10 . Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;

11 . Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,

12 . Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.

13 . Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?

14 . Kur Ai ju krijoi në disa etapa.

15 . A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).

16 . Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.

17 . Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.

18 . Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.

19 . All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.

20 . Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera".

21 . Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.

22 . Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha".

23 . Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.

24 . Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.

25 . Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.

26 . E Nuhu tha: "O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!

27 . Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t'i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.

28 . Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim".

 

 

 

In this page you can listen Nuh in English, Nuh and read and download Nuh in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Nuh translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Nuh in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top