Kalem ( 51 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!

2 . Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!

3 . Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!

4 . Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!

5 . Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin.

6 . Se cili prej jush është i çmendur?

7 . S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.

8 . Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!

9 . Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.

10 . Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!

11 . që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz.

12 . Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë,

13 . që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).

14 . (Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!

15 . Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: "Legjenda të të parëve!"

16 . Ne do ta dëmkosim atë në turi (në hundë).

17 . Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.

18 . E nuk thanë (kur u betuan): "Në dashtë All-llahu - inshall -llahu!"

19 . E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.

20 . Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.

21 . Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.

22 . Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t'i vilni!

23 . Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojnë kush).

24 . Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.

26 . E kur e panë atë, thanë: "S'ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)".

27 . Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!

28 . Ai me maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?"

29 . Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"

30 . Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin.

31 . Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!"

32 . Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.

33 . Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.

34 . Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.

35 . A do ti bëjmë krminelët të barabartë me muslimanët?

36 . Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?

37 . A mos keni ndonjë libër, e prej saj mësoni?

38 . E ju do të keni atje çka të dëshironi?

39 . Amos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta rrini atë që dëshironi?

40 . Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?

41 . Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vëtetën?

42 . (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën.

43 . Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).

44 . Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur'an. Ne do t'i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.

45 . Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.

46 . A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?

47 . A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)?

48 . Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.

49 . Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar.

50 . Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.

51 . E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur'anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!"

52 . Po ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).

 

 

 

In this page you can listen Kalem in English, Kalem and read and download Kalem in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Kalem translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Kalem in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top