Mulk ( 30 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.

2 . Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi.

3 . Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?

4 . Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet të ti i përulur dhe i molisur.

5 . Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.

6 . Dënimi në Xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!

7 . Kur të hidhen në të, ata do t'ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.

8 . Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?"

9 . Ata thonë: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: "All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të nadhe!"

10 . Dhe thonë: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit".

11 . Pra, i pranojmë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës.

12 . Ata, që pa parë i frikësoheshin Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.

13 . E, ju fshiheni ose thuajeni fjalën tuaj haptas; Ai s'ka dyshim se e di çka fshehni në zemrat tuaja.

14 . A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai dëpërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.

15 . Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.

16 . A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet.

17 . A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!

18 . Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im?

19 . A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di.

20 . Kush është ajo ushtëri juaja që do t'ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh.

21 . Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.

22 . A është më i udhëzuar ai që ecën i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?

23 . Thuaj: "Ai është që ju krijoi, ju dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po falënderoni"

24 . Thuaj: "Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!"

25 . E, ata po thonë: "Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?"

26 . Thuaj: "Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam një qortues që ju bën me dije!"

27 . Kur ta shohin atë (Xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: "Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejt!"

28 . Thuaj: "Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t'i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?"

29 . Thuaj: "Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njëmend është ai i humburi!"

30 . Thuaj: "Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t'ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?"

 

 

 

In this page you can listen Mulk in English, Mulk and read and download Mulk in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Mulk translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Mulk in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top