Tahrim ( 12 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . O ti pejgamber (o ti, që të është sjellë kumtesa nga qielli), pse ia ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave tuaja? All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.

2 . All-llahu u ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaja; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është i gjithdijshmi, i urti.

3 . (Përkujto) kur Pejgamberi ndonjerës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (Pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njohtoi atë (gruan) me atë (që i kishte treguar), ajo tha: "E kush të tregoi ty këtë?" Ai tha: "Më tregoi i gjithdijshmi, njohësi i të fshehtave!"

4 . Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.

5 . Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t'i bëjë atij zëvendsim me gra edhe më të mira se ju; muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.

6 . O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.

7 . O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleheni vetëm për atë që keni vepruar.

8 . O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'u shpie në Xhennete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send".

9 . O ti pejgamber, luftoji jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre; vendi i tyre është Xhehennemi që është një vend i shëmtuar!

10 . Atyre që mohuan, All-llahu u sjell një shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni në zjarr së bashku me ata që hyjnë!"

11 . E atyre që besuan, All-llahu u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në Xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!"

12 . Edhe Merjemen të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.

 

 

 

In this page you can listen Tahrim in English, Tahrim and read and download Tahrim in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Tahrim translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Tahrim in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top