Tegabun ( 18 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm e Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo send.

2 . Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni.

3 . Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja.

4 . Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat.

5 . A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët.

6 . Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: "A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?" Dhe ashtu nuk besuan dhe u zmbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është begatshëm, i falënderuar nga vetvetiu.

7 . Ata që nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, pa tjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!"

8 . Atëherë pra, pranojeni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. All-llahu është i njohur për atë që veproni.

9 . Ditën e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira. Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në Xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh.

10 . E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorët e zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq.

11 . Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i Gjithëdijshëm për çdo send.

12 . Pra, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, po nëse nuk e respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.

13 . All-llahu është Ai që pos Tij nuk ka tjetër, prandaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.

14 . O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj keni kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.

15 . S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh.

16 . Andaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.

17 . Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë.

18 . Është i gjithdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti.

 

 

 

In this page you can listen Tegabun in English, Tegabun and read and download Tegabun in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Tegabun translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Tegabun in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top