Munafikun ( 11 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: "Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!" E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).

2 . Ata betimin e tyre e bëjnë për t'u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi që ata bënë është shumë i keq.

3 . Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë.

4 . E kur t'i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!

5 . E kur u thuhet: "Ejani te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej Tij falje për ju", ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë shpinën duke e mbajtur veten të madh.

6 . Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t'i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant.

7 . Ata janë që u thonë (vendasve të Medinës): "Mos u jepni atyre që janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu që të shpërndahen!. Po, te All-llahu janë pasuritë (depot) e qiejve e të tokës, por hipokritët nuk janë duke kuptuar".

8 . Ata thonë: "Nëse do të kthehemi (prej luftës me beni Mustalikët) në Medinë, ai më i forti pa tjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!" (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.

9 . O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.

10 . Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!"

11 . Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.

 

 

 

In this page you can listen Munafikun in English, Munafikun and read and download Munafikun in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Munafikun translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Munafikun in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top