Rahman ( 78 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë),

2 . Ai ia mësoi Kur'anin

3 . E krijoi njeriun.

4 . Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).

5 . Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.

6 . Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).

7 . Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.

8 . Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.

9 . Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!

10 . Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.

11 . Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.

12 . Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).

13 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?

14 . Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.

15 . Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.

16 . E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?

17 . Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.

18 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.

19 . Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.

20 . Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.

21 . E, cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

22 . Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.

23 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

24 . Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.

25 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

26 . Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.

27 . E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!

28 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

29 . (Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).

30 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

31 . Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).

32 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?

33 . O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).

34 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

35 . Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.

36 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

37 . E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë.

38 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

39 . Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.

40 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

41 . Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.

42 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

43 . Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.

44 . Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.

45 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

46 . E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy Xhennete.

47 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

48 . (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.

49 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

50 . Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.

51 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

52 . Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.

53 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

54 . Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.

55 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

56 . Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.

57 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

58 . Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë).

59 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

60 . A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!

61 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

62 . E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.

63 . Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni?

64 . Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.

65 . E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?

66 . Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.

67 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

68 . Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.

69 . E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

70 . Aty janë ato (gra) të ndershme e të bekuara.

71 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

72 . Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).

73 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

74 . Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.

75 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

76 . Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.

77 . E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni/

78 . I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!

 

 

 

In this page you can listen Rahman in English, Rahman and read and download Rahman in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Rahman translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Rahman in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top