Nexhm ( 62 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Pasha yllin kur bie (prej së larti poshtë)!

2 . Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar(nga e vërteta)

3 . Dhe ai nuk flet nga dëshira e tuj.

4 . Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet.

5 . Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili)

6 . Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).

7 . Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).

8 . Pastaj u lëshua dhe iu afrua.

9 . E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.

10 . Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.

11 . Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).

12 . A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?

13 . Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër

14 . (E ka parë) tek Sidretul Munteha

15 . Që pranë saj është xhennetul Me'va (kopsht strehimi i...)

16 . Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi

17 . Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.

18 . Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet

19 . E ju, a e shihni Latin dhe Uzanë?

20 . Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhamedit, e ju i konsideroni zota)!

21 . A mendoni se meshkujt janë tuajat, e të Atij femrat?

22 . Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!

23 . Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi.

24 . A mos do t'i takojë njeriut ajo që ai dëshiron (Jo)?

25 . E dihet se vetëm All-llahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë.

26 . E sa engjëj ka në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.

27 . Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash.

28 . Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës

29 . Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur'anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e dunjasë!

30 . Ajo është e tërë dituria që kanë arritur, e Zoti yt di është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë

31 . Dhe vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe në tokë - për t'i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t'i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre

32 . Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s'ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t'ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur

33 . A e ke parë atë që u zmbrap (prej fesë),

34 . Që dha pak e pastaj e ndërpreu?

35 . A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (;ështjen e dënimit në ahiret) dhe ai po e ditka?

36 . Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait

37 . Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet

38 . (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën (mëkatin) e tjetrit

39 . Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar

40 . Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjyimit) do të shihet

41 . Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.

42 . Dhe se kthimi i fundt do të jetë te Zoti yt.

43 . Dhe se Ai bënë për të qeshë dhe bënë për të qarë.

44 . Dhe se Ai është që jep vdekje dhe jep jetë (gjallëri).

45 . Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën

46 . Nga pika e farës që hidhet

47 . Dhe se Atij i takon ngjallja e tjetër (ringjallja në ahiret).

48 . Dhe se Ai është që pasuron dhe varfëron.

49 . Dhe se Ai është Zoti i Shi'rasë (ylli polar që e adhuronin)

50 . Dhe Ai e shkatërroi Adin e lashtë.

51 . Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më.

52 . Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë.

53 . Edhe Mu'tefikën (venbanimin e popullit të Lutit) e lëshoi prej së larti.

54 . E i përfshiu ata ajo që i përfshiu.

55 . Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim?

56 . Ky (Muhamedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë.

57 . E afërta është afruar (kijameti).

58 . Poa All-llahut nuk ka kush që mund ta tregon atë (ta pëngojë)!

59 . A prej këtij ligjërimi (Kur'ani) po çuditeni?

60 . E po qeshni dhe nuk po qani?!

61 . Madje edhe e zëni në asgjë.

62 . Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhurojeni!

 

 

 

In this page you can listen Nexhm in English, Nexhm and read and download Nexhm in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Nexhm translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Nexhm in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top