Tur ( 49 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Pasha Turin.

2 . Dhe librin e shkruar në rreshta.

3 . Në lëkurë të shtrirë.

4 . Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell).

5 . Pasha kulmin e ngritur (qiellin).

6 . Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet).

7 . Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër do të ndodhë.

8 . Atë nuk ka kush që mund ta largojë.

9 . Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.

10 . Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.

11 . Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët.

12 . Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota.

13 . Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit.

14 . Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.

15 . A mos është kjo ndonjë magji, apo nuk po shihni (jeni vebëruar siç u verbëruan në dunja).

16 . Hyni në të! Për juve është njesoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni me atë që me veprat tuaja e merituat.

17 . Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati.

18 . Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit.

19 . (U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë.

20 . Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.

21 . E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t'ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.

22 . Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.

23 . Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.

24 . Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur.

25 . Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dunja).

26 . (Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.

27 . E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.

28 . Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues".

29 . Pra ti përkujto (me Kur'an) se me dhuntimë e Zotit tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.

30 . E ata thonë: "Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë".

31 . Thuaj: "Pritni, se edhe unë do të pres me ju".

32 . A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojën për këtë, apo ata janë popull renegat?

33 . A mos ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi!" Jo, por ata nuk besojnë.

34 . Pra, nëse ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai.

35 . A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?

36 . A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur.

37 . A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?

38 . A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!

39 . A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?

40 . A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?

41 . A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?

42 . A mos po të kurdisin ndonjë kurt, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.

43 . A mos kanë ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.

44 . Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: "Është e re e dendur!"

45 . Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.

46 . Ditën kur dredhia e tyre nuk do t'u bëjë dobi asgjë e as do të ndihmohen.

47 . Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (kijametit), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dinë.

48 . Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotitn tënd!

49 . Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk nuk duken më.

 

 

 

In this page you can listen Tur in English, Tur and read and download Tur in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Tur translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Tur in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top