JaSin ( 83 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Ja, Sinë!

2 . Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.

3 . S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.

4 . Je në një rrugë të drejtë.

5 . (Kur'ani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.

6 . Për t'ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.

7 . Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.

8 . Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.

9 . Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.

10 . Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.

11 . Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.

12 . Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh).

13 . Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit.

14 . Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: "Ne jemi të dërguar te ju.

15 . Ata (fshatarët) thanë: "Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.

16 . Ata thanë: "Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.

17 . Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç t'ju kumtojmë ashtu qartë.

18 . Ata (fshatarët) thanë: "Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t'ju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh.

19 . Ata (të dërguarit) thanë: "Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!"

20 . Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit!"

21 . Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!

22 . E, ç'kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni.

23 . A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtjnë.

24 . Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.

25 . Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!"

26 . Atij i është thënë: "Hyn në Xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im,

27 . për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!"

28 . Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër,

29 . përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).

30 . O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.

31 . A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.

32 . Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.

33 . Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.

34 . Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).

35 . Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë.

36 . I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.

37 . Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.

38 . Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit.

39 . Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë).

40 . As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion.

41 . Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot.

42 . Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t'i hipin.

43 . E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.

44 . Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.

45 . E kur u thuhet atyre: "Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t'ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).

46 . Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.

47 . Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: "A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!".

48 . Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?"

49 . (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.

50 . E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.

51 . Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.

52 . E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit.

53 . Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.

54 . Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat.

55 . Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.

56 . Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë.

57 . Aty kanë pemë dhe çka të duan.

58 . Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!

59 . E tash, ju kriminelë, ndahuni!

60 . O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?

61 . (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!

62 . Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?

63 . Ky është Xhehennemi që juve u premtohe.

64 . Hyni tash në të, për shkak se mohuaat çdo të vërtetë!

65 . Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan.

66 . E sikur të duam Ne do t'ua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin?

67 . Dhe sikur të duam, do t'i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas para as prapa.

68 . E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?

69 . Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur'an i qartë.

70 . Për t'ia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.

71 . A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë.

72 . Dhe ua bëmë ato që t'u biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen.

73 . Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet falënderojnë?

74 . Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.

75 . Ata nuk mund t'u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.

76 . E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.

77 . A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë.

78 . Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?

79 . Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.

80 . Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni.

81 . A nuk është i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi.

82 . Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet.

83 . I lartë është Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetë te Ai ktheheni.

 

 

 

In this page you can listen JaSin in English, JaSin and read and download JaSin in English veya yükleyebilirsiniz. You can download JaSin translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of JaSin in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top