Fatir ( 45 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (në mes Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet, All-llahu ka fuqi për çdo send.

2 . Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojnë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhnjyesi, i gjithdijshmi.

3 . O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që u furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën?

4 . Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.

5 . O ju njerëz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).

6 . Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit.

7 . Ata që nuk besuan, kanë një dënim të ashpër, e ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh).

8 . A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njejtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.

9 . All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.

10 . Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqia, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.

11 . All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri qift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh), e kjo për All-llahun është lehtë.

12 . E nëse janë të njejtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg. E prej secilit ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i bani; e, i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju të falënderoni.

13 . Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije).

14 . Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).

15 . O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.

16 . Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re.

17 . E për All-llahun ajo nuk është e vështirë.

18 . Dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetërit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t'ia bartur atë, ajo nuk do t'i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t'ua tërhequr vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja.

19 . Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.

20 . Dhe as errësirat e drita.

21 . E as hija me vapën.

22 . E nuk janë të njejtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund të bësh të dëgjojë ai që është në varr.

23 . Ti nuk je tjetër vetëm i dërguar që tërheq vërejtjen.

24 . Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajmgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.

25 . Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.

26 . Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmershëm ishte ndëshkimi Im!

27 . A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.

28 . Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkatfalës.

29 . Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.

30 . Që Ai (All-llahu) do t'ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë dhe shumë mirënjohës.

31 . Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, ë vërteton edhe për ato që ishin para tij. Vëetet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, isheh të gjitha.

32 . Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetëvetës, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë më ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, kjo është ajo mirësia e madhe.

33 . Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stollisen me rrethdorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta.

34 . E ata thonë: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës.

35 . I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nukk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.

36 . Po për ata që nuk besuan është zjarri i Xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen) e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.

37 . Dhe ata do të klithin aty: "O Zot ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.

38 . Nuk ka dyshim, se All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.

39 . Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.

40 . Thuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç'krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?" Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka tjetër vetëm se mashtrim.

41 . All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.

42 . Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdh atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.

43 . (Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.

44 . A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të sohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm.

45 . E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqia) të tyre, nuk doheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.

 

 

 

In this page you can listen Fatir in English, Fatir and read and download Fatir in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Fatir translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Fatir in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top