Neml ( 93 Vargjet )

In the Name of Allah, Most Gracious, Most Merciful;

1 . Ta, Sinë. Këto janë ajete të Kur'anit dhe të librit të kuptueshëm.

2 . Janë udhërrefyes dhe myzhde për besimtarët.

3 . Që falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.

4 . E atyre që nuk bsojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.

5 . Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpruarit në botën tjetër.

6 . E s'ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur'anin nga i Urti, i Dijshmi.

7 . (Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: "Unë e pash një zjarr, e nga ai do t'ju sjellë ndonjë lajm ose do t'ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni.

8 . E kur arriti te ai u thirr: "I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!

9 . O Musa, në të vërtetë, Unë jam All-llahu, i plofuqishmi, i urti.

10 . E ti, hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!

11 . Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen e zëvendëson me të mirën, atëherë s'ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues.

12 . Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumente për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata jaë popull i prishur.

13 . E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo pa dyshim është magji!"

14 . Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se shin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjmadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.

15 . Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: "I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë".

16 . E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: "O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na shtë dhuruar nga gjithçka, e, vërtet ky është shpërblim i qartë".

17 . E Sulejmanit ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.

18 . Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".

19 . E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mudnëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!"

20 . Dhe vështroi shpendët e tha: "Ç'është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!"

21 . Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër ose do ta therrë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).

22 . Ajo nuk zgjati shumë e tha: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt".

23 . Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (Popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.

24 . Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.

25 . (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.

26 . All-llahu është një, nuk ka Zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.

27 . Ai (Sulejmani) tha: "Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!"

28 . Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!"

29 . Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!"

30 . (e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) "Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!" (Bismil-lahir-Rahmanir-Rrahim!)

31 . (në vazhdim shkruan) "Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (edhe besimtarë)!"

32 . Ajo tha: "O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timën se unë nuk do të vendosi asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!"

33 . Ata (paria) i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!"

34 . Ajo tha: "Kur sundusit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!"

35 . Po unë do t'u dërgojë atyre një dhuratë (të madhe), e do të shohë se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).

36 . E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: "A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu më ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!"

37 . Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarëve), se për Zotin ne do t'u vijmë atyre me një ushtri, së cilës ata nuk do të mund t'i bëjnë ballë dhe do t''i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!

38 . Ai (Sulejmani) tha: O ju pari, cili prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?"

39 . Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: "Unë do ta sjellë atë ty, para se të ngritesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!"

40 . E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!" E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim që të sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!"

41 . Ai (Sulejmani) tha: "Ndryshonia asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!"

42 . E kur erdhi ajo, iu tha: "A është i këtillë froni yt?" Ajo tha: "Si të ishte vetë ai?!" (Sulejmani tha:) Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj.

43 . Pse atë (Belkisën) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar.

44 . Asaj iu tha: "Hyn në pallat, e kur atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbët". Ai (Sulejmani) tha: "Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!" Ajo tha: "Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) All-llahut, së bashku me Sulejmanin, Zotit të gjithësisë ".

45 . Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t'u thotë): "Adhurojeni All-llahun!" Kur qe, ata dy grupe që kundërshtoheshin.

46 . Ai (Salihu) tha: "O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?"

47 . Ata thanë: "Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty!" Ai tha: "Ndjella e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!"

48 . E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.

49 . Ata që thanë: "Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t'u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)"

50 . Ata përgatiten një kurth e Ne ua shpërblyem kurthtin duke mos e hetuar ata.

51 . Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.

52 . E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.

53 . Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).

54 . (Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: "A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?"

55 . A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorantë (xhahil)

56 . Përgjegje e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: "Përzini familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!"

57 . E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit.

58 . E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja.

59 . Thuaj (o i dërguar): "Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?"

60 . Ai krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t'i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).

61 . A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.

62 . A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.

63 . Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok.

64 . Ai që e filloi krijimin (e njeriut) e pastaj e përsëriti atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: "Silni argmentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!"

65 . Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e din se kur ringjallen!"

66 . Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.

67 . Ndërsa ata të cilët nuk besuan thanë: "A pasi të (vdesim) bëhemi dhe e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?

68 . Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!"

69 . Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve!"

70 . Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që bëjnë!

71 . E ata thonë: "Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtim (me dënim)?"

72 . Ti thuaj: "Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!"

73 . S'ka dyshim se Zoti yt është shumë bëmirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.

74 . E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.

75 . Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e saktë (dijen e Zotit).

76 . Vërtet, ky Kur'an u rrëfen beni israilve të shumtën e asj që ata ishin të përçarë.

77 . Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.

78 . E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e dijshmi.

79 . E ti pra, mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.

80 . Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.

81 . E as që mund t'i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë myslimanë.

82 . E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t'u nxjerrim një shtazë nga toka që do t'u flasë (ose do t'i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.

83 . E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.

84 . Deri sa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: "A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në dunja)?"

85 . Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin.

86 . A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson.

87 . (përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t'i vjnë Atij të gjithë të përulur.

88 . E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.

89 . Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t'i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.

90 . E kush do të paraqitet me punë të këqia (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur në fytyrat e tyre në zjarr, (u thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.

91 . Unë jam urdhëruar të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jemë prej besimtarëve të sinqertë.

92 . E, edhe ta lexoj Kur'anin, e kush pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaj: "Unë vetëm tërheq vërejtjen".

93 . Dhe thuaj: "Falënderoj All-llahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e veta dhe do t'i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju".

 

 

 

In this page you can listen Neml in English, Neml and read and download Neml in English veya yükleyebilirsiniz. You can download Neml translation, get information on the interpretations of Quranic verses, download all translations of surah in pdf format. You can listen to the audio of Neml in English or read and download. You can also share English Quranic verses on Facebook and Twitter and other social media with share buttons.

 
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top